GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme

22:14 - 04/08/24
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Intensifikohen tensionet në Lindjen e Mesme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vendet perëndimore vazhuan t’u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani mes shqetësimeve për një përshkallëzim të konfliktit në një luftë rajonale. Tensionet janë rritur pas gati 10 muajsh luftë në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar. Këto vrasje sollën kërcënime për hakmarrjeje nga Irani.

Të paktën 44 palestinezë u vranë të dielën nga sulmet izralite në Gazë, sipas zyrarëve të shëndetësisë. Një sulm ajror izraelit goditi dy shkolla në qytetin e Gazës të dielën, duke vrarë të paktën 25 persona, tha agjencia zyrtare palestineze e lajmeve, ndërsa ushtria izraelite tha se goditi një kompleks ushtarak të Hamasit në ambjentin e shkollave, ndërsa Një sulm ajror izraelit goditi një kamp me tenda brenda një spitali në qendër të Gazës. Ndërkohë një palestinez vrau dy persona në një sulm me thikë në periferi të Tel Avivit.

Ushtria izraelite tha se sulmet kishin në shënjestër një militant palestinez, por më pas ndodhën shpërthime të tjera, që sipas tyre “treguan praninë e armatimit në zonë”.

Spitali në Deir al-Balah është objekti kryesor mjekësor që vepron në Gazën qendrore dhe mijëra njerëz janë strehuar atje pasi kanë ikur nga shtëpitë e tyre në territorin e shkatërruar nga lufta. Një sulm tjetër në një shtëpi pranë spitalit vrau një vajzë dhe prindërit e saj, thanë banorët.

Ndërkohë një sulm me thikë i kryer nga një palestinez vrau dy persona në një periferi të Tel Avivit. Një grua rreth të 70-tave dhe një burrë 80-vjeçar u vranë në sulmin me thikë, sipas autoriteteve izraelite ndërsa policia tha se sulmi u krye nga një militant palestinez, i cili u “neutralizua”.

Tensionet janë rritur pas gati 10 muajve të luftës në Gazë dhe vrasjes së dy drejtuesve të grupeve militante Hezbollah dhe Hamas, në sulme të veçanta në Liban dhe Iran javën e kaluar.

Këto sulme rritën frikën për hakmarrje nga Irani dhe aleatët e tij ndaj Izraelit si dhe për mundësinë e nisjes së një lufte rajonale edhe më shkatërruese.

Franca dhe Italia u kërkuan të dielën qytetarëve të tyre në Liban që të largohen nga vendi për shkak të rrezikut të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme, thanë ministritë e tyre të jashtme. Po ashtu ministritë e Jashtme të këtyre dy vende kërkuan që qytetarët e tyre të largohen përkohësisht edhe nga Irani, duke pasur parasysh rrezikun e mbylljes së hapësirës së tij ajrore.

Parisi dhe Roma duket se ndoqën hapat e Uashingtonit dhe Londrës, të cilat të shtunën u kërkuan qytetarëve të vet të largohen nga Libani.

Në një tjetër zhvillim, Ministri i Jashtëm i Jordanisë, Ayman Safadi bëri të dielën një vizitë të rrallë në Iran, gjatë së cilës bëri thirrje që t’i jepet fund përshkallëzimit të dhunës dhe që rajoni të mund të jetojë në “paqe, siguri dhe stabilitet”.

Vizita e zotit Safadi në Iran pason kontaktet e vazhdueshme diplomatike të Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve të saj, përfshirë Francën, Britaninë, Italinë dhe Egjiptin të për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Pentagoni tha të premten vonë se ushtria amerikane do të dërgojë zhvendosë një avionësh luftarakë shtesë në Lindjen e Mesme dhe do të mbajë një aeroplanmbajtëse në rajon.

Izraeli është përgatitur për çdo skenar tha kryeministri Benjamin Netanyahu, ndërsa akuzoi grupin militant Hamas për dështimin e negociatave.

“Shteti i Izraelit është në një luftë në shumë fronte kundër boshtit të së keqes, që drejtohet nga Irani. Ne goditëm fort secilin nga krahët e tij. Ne jemi të përgatitur për çdo skenar, si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Unë ua përsëris armiqve tanë: ne do të përgjigjemi dhe do të godasim me saktësi. Do të marrë një goditje të fortë çdo akt agresioni kundër nesh, nga çdo front”, thekosoi ai.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 persona, kryesisht civilë, dhe morën peng rreth 250 njerëz në sulmin e tyre të befasishëm në Izraelin jugor tetorin e kaluar.

Ofensiva masive e Izraelit e nisur në Gazë ka shkaktuar vdekjen e të paktën 39550 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë që drejtohet nga Hamasi dhe që nuk bën dallim mes civilëve dhe militantëve.

Po ashtu lufta ka zhvendosur disa herë shumicën dërrmuese të 2.3 milionë banorëve të Gazës.

Veç Hamasit edhe grupi militant Hezbollah ka shkëmbyer rregullisht zjarr me Izraelin përgjatë kufirit me Libanin që nga fillimi i luftës, në atë që grupi militant thotë se synon të lehtësojë presionin ndaj aleatit të tij të mbështetur nga Irani, Hamasit. Sulmet dhe kundërsulmet e vazhdueshme janë shtuar me shpejtësi muajt e fundit./voa

Etiketa: konflikte ne lindjen e mesmeLindja e Mesme

Lajme të lidhura

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë
Botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26
Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s
Botë

Daily Mail: Pas “pushtimit të Groenlandës” fshihet plani i fshehtë i MAGA-s ndaj NATO-s

13:19 - 11/01/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë

21:31 - 10/01/26
Para
Balliu: Basha është afera më e madhe korruptive e Ramës

Balliu: 25 përqind e himariotëve s’u lejuan të votojnë, u cënua procesi zgjedhor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë
Breaking Views

Ndeshje e çmendur mes Interit dhe Napolit, Scott McTominay barazon dy herë

23:03 - 11/01/26

Duel spektakolar me plot 4 gola mes Interit dhe Napolit. Skot Mek Tominej dy herë e ndihmoi Napolin të rikthehej...

Lexo më shumë
Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

Spektakël në “El Clasico”, Barcelona fiton Superkupën e Spanjës, mund Realin

22:38 - 11/01/26
Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

Ministria e Shëndetësisë asiston 3 të miturit me ushqim e veshëmbathje. Në spital mbërrin dhe nëna e tyre

22:08 - 11/01/26
Gjyshja denoncon nusen në Durrës, 33-vjeçarja nën hetim pasi braktisi 3 fëmijët

“Nuk i braktisa fëmijët”, flet nëna në Durrës: S’kam para për qira dhe ushqim, është kurth nga ish-vjehrra

21:53 - 11/01/26
BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

BE dhe Amerika Latine drejt marrëveshjes: Krijohet zona më e madhe e tregtisë së lirë në botë

21:48 - 11/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com