GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inter bën gafën fatale që mund t’i kushtojë gjithë sezonin, Roma del me 3 pikë të arta nga “San Siro” (video)

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter bën gafën fatale që mund t’i kushtojë gjithë sezonin, Roma del me 3 pikë të arta nga “San Siro” (video)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Inter është mundur në “San Siro” nga Roma me rezultatin 0-1 në kryendeshjen e javës së 34-të në Serie A, e cila ishte e programuar për t’u luajtur mbrëmë në darkë, por u shty duke qenë ditë zie për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut.

Inter-it i duhej me patjetër fitorja pasi kryeson me pikë të barabarta kreun me Napolin, në anën tjetër Romës po ashtu i duhej me patjetër fitorja pasi pretendon për vendin e katërt.

Në minutat e para, Interi ka qenë më kërkues, por është Roma ajo që kaloi e para në avantazh. Verdhekuqtë e drejtuar nga Claudio Ranieri kanë gjetur golin me Matias Soule në minutën e 22-të, djaloshi argjentinas përfitoi nga një pavëmendje e mbrojtjes zikaltër dhe dërgoi topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Romën.

Një pjesë e parë shumë e dobët nga zikaltrit e Inzaghi-t, gjë që nuk ndryshoi as në pjesën e dytë. As zëvendësimet e kryera nga Inzaghi nuk sollën ndonjë dobi në lojë. Rezultati përfundimtar, Inter-Roma 0-1. Një fitore e madhe për verdhekuqtë që futen fuqishëm në garë për vendin e katërt, ndërsa Inter me këtë humbje mund të ketë hedhur poshtë gjithë sezonin. Në rast se Napoli fiton sonte në darkë ndaj Torino-s, shkon +3 pikë nga zikaltrit.

Në sfidën tjetër, Fiorentina fitoi 2-1 ndaj Empoli-t, duke u futur kështu në garë për vendin e katërt, pasi klubi vjollcë ka 59 pikë aq sa Lazio dhe Juventus, dhe është vetëm 1 pikë më pak se Roma dhe Bologna, e cila mban vendin e katërt.

Serinë e golave e hapi Yacine Adli në minutën e 7-të, ndërsa Mandragora dyfishoi shifrat me një supergol me roveshatë në minutën e 25-të. Në pjesën e dytë, Empoli ngushtoi shifrat me golin e Fazzini në minutën e 57-të.

INTER-ROMA SHIKOGOLIN

FIORENTINA-EMPOLI SHIKOGOLAT

Lajme të lidhura

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!
Sport

Julian Shehu optimist para Finlandës: Objektivi është i qartë, Shqipëria do të ruajë vendin e parë!

15:32 - 09/11/26
Para
Fshehu dënimin me burg, kandidati i PS-së në Shkodër kallëzohet në Prokurori

Fshehu dënimin me burg, kandidati i PS-së në Shkodër kallëzohet në Prokurori

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com