GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inter kampion i Italisë! Për herë të parë në histori, derbi i Milanos përcakton fituesin e titullit

22:50 - 22/04/24
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter kampion i Italisë! Për herë të parë në histori, derbi i Milanos përcakton fituesin e titullit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interi është kampioni i Italisë për sezonin 2023-2024, për herë në 20-të në historinë e klubit.

Zikaltërit morën tre pikët në derbin e kësaj të hënë kundër Milanit, duke siguruar matematikisht titullin kampion që i jep “dy yje” tanimë në fanelë. Interi fitoi 2-1 falë golave të Acerbit dhe Turam, ndërsa për kuqezinjtë shënoi Tomori në minutën e 80-të të sfidës që u mbyll mes tensioneve dhe tre kartonëve të kuq, për Theo-n, Dumfrie-s dhe në Calabria-n.

Kjo është hera e parë që rezultati në një derbi të Milanos përcakton fituesin e titullit kampion. Gjithashtu, edhe për trajnerin Simone Inzaghi ky është titulli i parë kampion në karrierë, ndërsa më parë kishte fituar Kupën dhe Superkupën.

Pesë javë nga fundi, çdo llogari tani është zeruar, me “zikaltërit” që rikthehen te titulli pas tre edicionesh, teksa me suksesin e arritur ndaj Milan-it shkuan në kuotën e 86-të pikëve, ndërsa ishte suksesi i gjashtë radhazi në derbi.

Festa e tifozëve të Interit në “San Siro”

 

Në 33 ndeshje, Inter u ndal në vetëm 6 ndeshje, me Sassuolon që deri më tani mbetet skuadra e vetme që ka fituar ndaj “zikaltërve”, ndërsa janë edhe 5 barazime, me sulmin dhe mbrojtjen më të mirë të kampionatit.

Ashtu si skuadra, edhe Lautaro Martinez është pa rivalë në listën e golashënuesve, me argjentinasin që mbetet një prej “senatorëve” më të rëndësishëm te Inter-i dhe kryeson me 23 gola.

Festa e lojtarëve të Interit në dhomat e zhveshjes

 

Kapiteni i Interit shprehu gëzimin për fitimin e titullit në derbi në një intervistë për “Dazn”. “Nuk mbaron më kjo (festa)”, u shpreh numri i 10 i zikaltërve, ndërsa shtoi se shpreson që së shpejti të arrijë edhe një marrëveshje me klubin për rinovimin e kontratës.

Titulli i parë edhe për Kristjan Asllanin i cili u aktivizua në minutën e 84’ në këtë derbi ndaj Milan-it, ndërsa këtë sezon deri më tani numëron 19 ndeshje, me 1 gol të shënuar dhe dy asist të dhuruar, e më titullin në kasafortë, për mesfushorin “kuqezi” që pritet të ketë më shumë hapësira.

Festime jashtë “San Siro-s” dhe “Piazza del Duomo”
Etiketa: interInteriserie a

Lajme të lidhura

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale
Breaking Views

PSG mund me penallti Flamengon në finalen e Kupës Interkontinentale

21:50 - 17/12/25
Presidenti Duka merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s
Sport

Presidenti Duka merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Federatave Anëtare të FIFA-s

11:52 - 17/12/25
Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”
Breaking Views

Panuçi kundërshton Konten: “Napoli i lodhur? Janë justifikime”

23:06 - 16/12/25
Para
Tentuan të vrisnin një burrë me thikë, arrestohen tre shqiptar  

Shqiptarë dhe italianë, goditet një tjetër grup droge në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com