GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inter shkatërron Milanin në San Siro

20:12 - 16/09/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter shkatërron Milanin në San Siro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

2023-shi është zikaltër. Interi fiton edhe derbin e pestë dhe të fundit për këtë vit ndaj Milanit, këtë herë me rezultatin bindës 5-1, duke konfirmuar formën e shkëlqyer që po kalon në këtë fillim sezoni.

Të dy skuadrat vinin në derbi me moralin e lartë, pas startit të kampionatit me nga tre fitore secila, megjithatë u deshën vetëm 5 minuta që derbi në niste ngjyrosjen zikaltër.

Një zbritje e shpejtë e Marcus Thuram në krahun e djathtë, pasim për Mkhitaryan dhe armeni dërgon topin në rrjetë, duke ndezur festën e “San Siro”-s së mbushur me rreth 70 mijë tifozë të Interit.

Milani provoi reagimin dhe Theo i shkoi pranë golit të barazimit, por pas një aksioni model, gjuajti lehtë dhe jashtë. Më pas vjen një tjetër zbritje e Interit, me Thuram që bën gjithçka mirë para se të lëshojë një të djathtë perfekte për të dërguar topin në trekëndëshin e Mike Maignan.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin e dyfishtë të zikaltërve, teksa 45-minutëshi i dyti nisi mes reshjeve të mëdha të shiut dhe dëshirës për reagim nga ana e Milanit, që në minutën e 58’ rihapi takimin me Leaon. Sulmuesi portugez u shërbye mirë nga Giroud dhe shfrytëzoi shpejtësinë për t’i shënuar yann Sommerit golin e parë sezonal. Por entuziazmi i kuqezinjve shuhet shpejt, pasi në minutën e 69’ Interi bën një tjetër zbritje të shpejtë, me pak pasime dhe Mkhitaryan shënon golin e dytë personal e të tretin për Interin, i ndihmuar edhe nga devijimi i Loftus-Cheek.

Në të 79-ën, Theo Hernandez ndërhyn me një kohë vonesë ndaj Lautaros, duke shkaktuar penallti, teksa nga pika e bardhë shkon Hakan Calhanoglu, që shënon golin e ish-it, por edhe të katërtin për zikatlrit.

Festa u kompletua në shtesë nga njeriu i momentit në Itali, Davide Frattesi, i cili pasi shënoi dy gola ndaj Ukrainës katër ditë më parë, kishte ruajtur edhe një në derbi, duke kompletuar fitoren bindëse 5-1.

Pas kësaj sfide, Interi ngjitet në krye i vetëm, me 12 pikë të plota, ndërsa Milani mbetet në vendin e dytë, me 9 pikë dhe me shumë punë për të bërë, në mënyrë që të lërë pas krahëve këtë disfatë.

Etiketa: inter

Lajme të lidhura

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
Para
Gjendet e pajetë një 31-vjeçare në Tiranë, ja çfarë dyshohet

Vdes 60-vjeçari në Ballsh (Detajet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com