GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inter triumfon, Milan mposhtet nga ekipi i Serisë C

21:47 - 09/08/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inter triumfon, Milan mposhtet nga ekipi i Serisë C
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Miqësorja e parafundit e Interit në Salzburg, një teste delikat para debutimit në kampionat, e luajtur nën një shi biblik, është një koncentrat çmendurie, gabimesh dhe gjithçkaje që të bën të kesh dyshime se çfarë anormale apo e zakonshme.

Në këtë rrëmujë që përfundoi 3-4 për lombardët, Inzaghi nuk do të mund të mbledhë shumë lajme të mira, nëse jo fitorja e kapur në fund me kokëfortësi dhe një shkëndi e papritur e Sensit, i cili me golin e realizuar kërkon të thotë që është ende present në klub.

Një nga të pozitivet e pakta është se askush nuk u lëndua, duke pasur parasysh moçalin në të cilin ata luftuan. Do të jetë për këto kushte që mbrojtja e Interit ka bërë rrëshqitje në seri dhe ndeshja e parë e Sommer sigurisht që nuk do të inkuadrohet në Pinetina.

Por, më shumë se çdo gjë tjetër, bie në sy mungesa e një qendërsulmuesi, sidomos në këtë rast kur nuk kishte as kapiten Lautaron për të pushtuar zonën rivale.

Sfida nisi në malore, me Salzburg që fitoi një penallti në minutën e tretë, por austrikaët nuk e shfrytëzuan, me Konate që e fali Sommerin duke gjuajtur jashtë.

Megjithatë, Sommer bëri gafën e dytë, duke i dhuruar avantazhin vendasve, në të gjashtën minutë, me Konate, që kësaj radhe nuk gaboi.

Kjo ndeshje ishte e shkruar që të ishte ndeshja e gafave dhe kështu, Pavlovic, gaboi në ndërhyrje duke devijuar në rrjetën e tij një kros të Dimarcos, në minutën e nëntë.

Në të 25’ minutë, Inter gjen golin e avantazhin falë holandezit De Vrij, i cili tregohet i saktë nga brenda zonës.

10 minuta më pas, është përsëri Konate që realizon për Salzburgun, duke vendosur baraspeshën në këtë takim të çmendur.

Megjithatë, si të mos mjaftonte, në fund të pjesës së parë, miqtë shënojnë sërish, me dështimin e sezonit të kaluar, Correa që me kokë, gjen golin e tretë të mbrëmjes për ekipin zikaltër.

Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e djemve të Inzaghit, mirëpo menjëherë pas fillimit të pjesë së dytë, austriakët barazojnë rezultatin falë Baido.

Disa minuta më vonë, konsumohet dhe “horrori” i radhës, me Simic që nga pika e bardhë e penalltisë, godet jashtë portës së mbrojtur nga Sommer.

Në fundin e takimit, është Sensi që i jep fitoren Interit duke realizuar golin e katërt për të tijët, me një goditje diagonal të fuqishme, falë asistimit preçiz të Asllanit.

Interi fiton kështu testin e parafundit, me miqësoren e fundit, përpara startit të Serisë A që do të jetë kundër shqiptarëve të Egnatias së Rrogozhinës.

Nëse në spondën zikaltër të Milanos, ka pozitivitet, në atë kuqezi, kanë lindur disa dyshime të vogla. Milani i Piolit, u mposht këtë të mërkurë nga skuadra e Serisë C, Trento me rezultatin 1-0, në sfidën e luajtur në Milanello./m.b /gijotina.com

Etiketa: interMilanRB SalzburgTrento

Lajme të lidhura

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen
Breaking Views

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të
Breaking Views

Portieri Kinsky në një natë makthi, del nga fusha me lot pas minutës së 17-të

08:00 - 11/03/26
Para
Adriana Matoshi provokon me foto mbi bilardon

Adriana Matoshi provokon me foto mbi bilardon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin
Breaking Views

Pakti Rama-Meloni për emigrantët, Gjykata e Apelit të Romës rrëzon marrëveshjen: Bie ndesh me normat për Azilin

08:59 - 12/03/26

Gjykata e Apelit e Romës ka ngritur dyshime rreth legjitimitetit të marrëveshjes për emigrantët mes Shqipërisë dhe Italisë, ku në...

Lexo më shumë
Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

Kuvendi vendos sot fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para sean

08:45 - 12/03/26
Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

Pak orë para protestës, blindohet Parlamenti me gardh metalik

08:30 - 12/03/26
PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

PS mobilizon deputetët për seancën e Ballukut, deputetët urdhërohen të vijnë më herët

08:15 - 12/03/26
Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

Përplasje në fshatin Imshtë, u marrin tokën banorëve për park fotovoltaik

08:01 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com