Një fitore me vuajtje, por Interi arrin të mposhtë Lazion. Zikaltrit triumfojnë në shtëpi ndaj kryeqytetasve me rezultatin e pastër 2-0 në çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Një fitore që e kalon menjëherë Interin në gjysmëfinale të Kupës. Fillimisht ishte Marko Arnautovic me një supergol në pjesën e parë që i dha avantazhin vendasve. Ndërsa në të dytën ishte Hakan Calhanoglu që pasi zëvendësoi Asllanin, shenoi një gol nga pika e bardhë.
Lojtari i kombtëares shqiptare e nisi sfidën që nga minuta e parë, por në të 63-tën i la vëndin Calhanoglus. Tashmë në gjysmëfinale, Interi do të përballet me Milanin ku do të luhet sërish derbi i Milanos.
Discussion about this post