GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Interi mbush arkat, Champions League si minierë ari për zikaltërit

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Interi fiton me vuajtje ndaj Veronas, shpallet ‘kampion i dimrit’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interi është përpara Milanit edhe për milionat e arkëtuar. Por ky është një klasifikim që në fakt i bën të lumtur të gjithë.

Kualifikimi në fazën e 1/16-ave të Champions-it vlen sa një minierë ari. Nëse zikaltrit do të konfirmohen në vendin e katërt të klasifikimit do të merrnin në arkat e tyre 85 milionë euro, të cilave do t’ju shtoheshin edhe 2.1 milionë nëse mundin Monakon. Kuqezinjtë lundrojnë në shifra më të ulëta, por të konsiderueshme: 73 milionë euro në rast se konfirmohen në vendin e gjashtë dhe 2.1 të tjera në rast triumfi me Dinamon e Zagrebit.

Premiot e UEFA-s janë të shumë të pasura dhe formula e re ka garantuar 4 miliardë e gjysmë euro si bonuse dhe 2.5 miliardë që shpërndahen për 36 skuadrat pjesëmarrëse.

Zikaltrit, falë edhe klasifikimit të “market pool” janë në krye të klasifikimit mes 5 italianeve. Nëse futemi në detaje: Pjesëmarrja sjell 18.6 milionë euro për secilën skuadër, ndërsa rezultatet kanë sjellë 11.2 milionë.

Pastaj është edhe renditja historike në UEFA, që për Interin vlen 8 milionë euro. Ndërkohë që “market pool” për Interin vlen 25 milionë euro. Dhe në fund është klasifikimi. Vendi i katërt do të thotë 9 milionë euro. Të marrësh një vend mes 8 të parave shton në arka edhe 2 milionë euro të tjera, ndërsa kualifikimi në fazën e ardhshme sjell 85 milionë euro.

Në rast të një fitoreje me Monakon do të shkojnë 87 milionë. Në rast se zikaltrit do të ngrenë trofeun, ashtu siç kanë shpallur objektivin do të arkëtonin 140 milionë euro, pa llogaritur sponsorët dhe të ardhurat e tjera.

E thënë ndryshe, Championsi është një mundësi e artë që skuadrat të përfitojnë dhe të pasurohen. Një projekt ambicioz dhe serioz sigurisht që shërben për të hedhur baza të forta ashtu siç po bën Interi. Gjatë kësaj kohe zikaltrit kanë përfituar edhe nga të ardhurat e stadiumit, ku tifozët nuk kanë zhgënjyer duke mbushur shkallët.

“Oaktree” është duke buzëqeshur sepse kërkon që të vazhdojë të ketë një skuadër fituese dhe ambicioze jo vetëm në Itali, por edhe në Europë. Me këtë ecuri, Bepe Marota dhe të tijtë sigurisht që e kanë më të lehtë.

Ndërkohë që gjatë kësaj kohe klubi kampion i Italisë ka arritur një marrëveshje me “ZAIN KSA”, kompani në Arabinë Saudite. Kjo është marrëveshja e parë që zikaltrit bëjnë në këtë shtet duke hedhur baza të shëndosha për të ardhmen.

 

Etiketa: arkainter

Lajme të lidhura

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare
Breaking Views

Ndeshjet me Finlandën dhe Bjellorusinë, Kombëtarja shqiptare nis punën për dy sfidat vendimtare

20:30 - 09/11/26
Para
U nisën dje nga Porti i Shëngjinit, 7 emigrantët e Gjadrit mbërrijnë në Brindisi

Marrëveshja Rama-Meloni, media italiane: 49 refugjatë nisen drejt Shëngjinit

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi...

Lexo më shumë
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com