GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Interi udhëton në Xhenova për të “mbajtur gjallë” kampionatin

08:57 - 13/02/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Interi siguron 3 pikët, Lautaro dhe Barella mposhtin Salernitanan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Interi do të përballet sot në mbrëmje në “Luigi Ferarris” me Sampdorian për t’i dhënë vazhdimësi momentit pozitiv dhe për të forcuar pozitën si vendi i dytë i kampionatit. Inzaghi do të ketë një skuadër të kompletuar për transfertën me Joaquin Correan si mungesën e vetme, por mbi të gjitha trajneri dhe zikaltrit priten të shijojnë rikthimin në fushë nga minuta e parë të Romelu Lukakut dhe Marcelo Brozovicit.

Belgu do t’i bashkohet “binjakut” të tij në sulm, Lautaro Martinez, duke qenë kështu titullar për herë të parë që nga 4 janari në kampionat përballë Napolit dhe do të synojë që t’i bashkohet ecurisë fantastike të argjentinasit për sa i përket shkundjes së rrjetës. Ndërsa “El Toro” ka qenë i pagabueshëm para portës gjatë gjithë 2023-shit, Lukaku duhet ende të kalibrojë shënjestrën.

Goli i fundit i Romelut në kampionat daton më 13 gusht 2022, në sfidën e parë në kampionat kundër Lecces, 6 muaj më parë. Që nga ajo kohë, për 29-vjeçarin periudha ka qenë e errët për faj të dëmtimeve në kofshën e majtë dhe problemit në gju.

Sidoqoftë, dëshira për të treguar se ende mund të bëjë diferencën dhe për të fituar qëndrimin edhe për një vit në Milano duke qenë se huazimi aktual skadon në qershor, kanë qenë shtysa kryesore e belgut gjatë kësaj periudhe që ka bërë maksimumin e tij për t’u rikthyer në formë optimale.

Nëpërmjet përgatitjeve fizike dhe psikologjike të vazhdueshme falë stafit të Interit dhe trajnerëve personalë, “Big Rom” duket se ia ka dalë të rikuperojë formën fizike, siç ka treguar në minutat që ka luajtur si zëvendësues, kurse tani do të synojë t’i japë fund agjërimit të tij 6-mujor dhe të gjejë golin, i cili mund t’i rikthejë besimin dhe të ndryshojë sezonin e tij.

Etiketa: Futbollintersampdoria

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Veliaj dyfishoi lejet e ndërtimit, Alibeaj: Me çfarë parash ndërtohen gradaçelat?

Konfindustria: Në Shqipëri ndërtohet me standarde të para 50 viteve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26

Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com