GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Interneti i për zyrën e Lali Erit më i shtrenjti në botë, 750 milionë lekë pa garë tek “One”

12:54 - 21/09/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Interneti i për zyrën e Lali Erit më i shtrenjti në botë, 750 milionë lekë pa garë tek “One”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkia Tiranë do të shpenzojë 750 milionë lekë për të shpërndarë internet në zyrat e bashkisë dhe të institucioneve në varësi. Është një shërbim i rëndësishëm, por fondin e caktuar kryetari i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj ia jep në mënyrë klienteliste vetëm kompanisë së shërbimit të telefonisë së lëvizshme, “One Albania”.

Kjo e fundit ka qenë shpesh herë në qendër të akuzave për cilësinë jo të mirë të shërbimit. Qytetarë të thjeshtë, por edhe personazhe të njohur janë  ankuar për mungesë shërbimesh, duke nisur nga sinjali dobët, shkëputje interneti apo edhe prishje të sistemit. Po ashtu janë denoncuar abuzimet me kontratat dhe përdorimin e firmës apo kartës së ID të konsumatorëve pa dijeninë e tyre.

Por, pavarësisht këtyre denoncimeve, në vend që institucionet përgjegjëse të reagojnë, shfaqet Veliaj që i bënë dhuratë këtë tender me vlerë të madhe.

Prokurimi ka si objekt ‘Shërbim për infrastrukturë të dedikuar optike dhe shërbime data’.

 

Tenderi i korruptuar

Gara ka qëndruar e hapur për një muaj dhe më datë 28 gusht 2024 është mbajtur tenderi, por publikimi i kontratës me fituesin ka vonuar deri në 20 shtator 2024.

Fillimisht për këtë projekt kanë shfaqur interes 6 kompani, ndërsa 5 prej tyre, pavarësisht se kishin ofertë më të ulët janë skualifikuar nga gara përnjëherësh, për shkak se kishin “mungesë të ndonjë dokumentacioni”. Njëra prej kompanive kishte propozuar ta ofronte këtë shërbim me 530 milionë lekë, pra 220 milionë lekë më pak se sa fondi limit.

Mungesa e dokumentacioneve krijon probleme me mos plotësimin e kritereve dhe humbjen e pikëve në vlerësim, por komisioni i Veliajt nuk i ka kaluar në procesin e vlerësimit të pikëve, por i ka skualifikuar që në fazën e parë.

Kështu, pa garë dhe në shkelje të ligjit mbi prokurimet, kryetari ia dhuroi tenderin firmës ‘One Albania’, e cila nuk ishte ndër ofertat më të lira. Madje, sikur cekëm më lartë nuk është një kompanie besueshme për të ofruar këtë shërbim.

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin me “Flamur të kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

Klientela e vjetër e Veliajt

Për më tepër, ky është një tender i dyshimtë i Erion Veliajt, sepse po i jepet kontratë të njëjtës kompani që e bën aktualisht këtë shërbim. Sqarojmë se në vitin 2021 e njëjta kompani (në atë kohë me emrin Albtelekom) ka marrë këtë kontratë për 3 vjet. Me të njëjtin fond si sot, por tashmë vetëm për 2 vjet e 3 muaj (855 ditë). Pra, fondi limit i vendosur nga vetë bashkia është rritur me 100 milionë lekë për të njëjtat shërbime. E kundërta duhet të ndodhte, sepse infrastruktura është e gatshme.

Nga ana tjetër duhet të theksojmë se lidhja e Erin Veliajt me këtë kompani është denoncuar publikisht nga Open Data Albania dhe mediat për korrupsion me fondet e bashkisë. Kështu, në vitin 2018, sipas denoncimit publik, përshkruhej rasti i koncertit të këngëtares Rita Ora, e cila do të jepte një koncert në Tiranë më 3 qershor 2018. Sipas informacioneve kompania Albtelekom do të paguante 200 mijë euro për organizimin e koncertit dhe i gjithë ky fond do t’i kalonte kompanisë Gogël të vëllait të kryebashkiakut Veliaj.

Duket si një gjest bamirës nga Albtelekom (sot One), por në fakt janë të gjitha paratë e taksapaguesve shqiptarë të ardhura nga Bashkia Tiranë.

Nga marsi 2017 deri në prill 2018, Bashkia Tiranë i kishte paguar Albtelkomit rreth 450 mijë euro dhe deri në fund të vitit shuma do të arrinte në 680 mijë euro për shërbim interneti dhe intraneti (rrjetin e brendshëm që lidh institucionet e Bashkisë).

Është një shumë marramendëse për shërbim interneti. Exit.al kontaktoi disa nga ofruesit kryesorë të internetit në Tiranë, të cilët ofrojnë shërbim për institucionet më të mëdha publike dhe private në vend, përfshi bankat. Nga ky hulumtim i shpejtë është e qartë se Bashkia Tiranë paguan të paktën 4-5 herë vlerën e tregut për shërbimin që merr.

Jepen paratë dy herë për WI-FI

Nga ana tjetër, në tenderin e shërbimit me internet jepen paratë dy herë për të njëjtën gjë. Është fjala për shërbimin e WI-FI në sheshet publike, që në fakt është aq i dobët sa nuk i hyn në punë askujt. Bashkia ka dhënë 125 milionë lekë tenderin me titullin “Zhvillimi dhe rritja e kapaciteteve të infrastrukturës për ofrimin e shërbimit wifi në ambjentet publike të Tiranës”.

Tenderi u fitua më 8 janar 2024 nga PC STORE SHPK e cila detyrohet sipas kontratës ta ofrojë këtë shërbim deri në janar 2025.

Ndërkohë që këtë shërbim e jep edhe One me tenderin e përfituar nga Lali Eri.

Duhet të kujtojmë këtu se edhe një vit më parë, Veliaj ia ka dhuruar kësaj kompanie tenderin me objekt ‘ ofrimi i shërbimit online për monitorimin e trafikut urban në Bashkinë Tiranë” për nevoja të Autoritetit Kontraktor Bashkia Tiranë’.

One Albania mori 400 milionë lekë nga kjo kontratë, por në Tiranë trafiku vazhdon të jetë një tmerr i vërtet, sidomos në ditët e para të javës kur bie shi!

Së fundmi, japim një lajm të mirë për lexuesit: Erion Veliaj i frikësuar nga hetimet që po bën SPAK për tenderat e bashkisë, nuk firmos më si titullar. Për këtë tender, Lali Eri ka autorizuar njërën nga nënkryetaret e bashkisë.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: AlbtelecomankesaONEqytetareVeliaj

Lajme të lidhura

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga
Breaking Views

Nisin dhuratat për Krishtlindje, Emiriana Sako i paketon 330 MLN lekë oligarkut Shpëtim Cinga

15:07 - 02/12/25
Para
Eduard Duro pazare me fondin e familjeve rome, i jep 310 MLN lekë firmës që zbukuroi zyrën e Ramës

Eduard Duro pazare me fondin e familjeve rome, i jep 310 MLN lekë firmës që zbukuroi zyrën e Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

EMRAT/ Trafik droge, SPAK dërgon për gjykim tri ‘kokat’ e grupit kriminal
Aktualitet

Në përgjim anëtarët e KLP? SPAK: Spekullim i pastër! Asnjë nuk është objekt hetimi

12:48 - 05/12/25

SPAK ka reaguar pas disa raportimeve se anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë nën përgjim nga Prokuroria e Posaçme. Me...

Lexo më shumë
Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

Thellohet skandali i basteve në Turqi, arrestohen lojtarët e Gallatasarajit dhe Fenerbahçes!

12:42 - 05/12/25
“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

“Hajduti pezullohet dhe arrestohet”, Berisha: Balluku shkoi në Ankara dhe bëri pazarin me 50 mln euro

12:37 - 05/12/25
Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

Berisha: Diktatura autoritare e Ramës mbështetet te fuqia e jashtëzakonshme e drogës

12:06 - 05/12/25
Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

Bie sërish “Cloudflare”/ Mijëra faqe interneti jashtë shërbimit, mes tyre dhe rrjeti social X

11:33 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com