GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm: Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar

11:02 - 30/03/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
PD kërkon interpelancë urgjente me ministrin e Brendshëm: Policia e cenuar nga korrupsioni dhe krimi i organizuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka depozituar në Kuvend një kërkesë për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, lidhur me atë që ai i cilëson si shqetësime serioze për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërisë së Policia e Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar.

Në deklaratën e tij, Balliu thekson se raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe institucioneve prestigjioze kanë ngritur vazhdimisht alarmin për ekspozimin e strukturave të zbatimit të ligjit në Shqipëri ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal.

Sipas tij, depërtimi i elementëve kriminalë në strukturat që kanë për detyrë luftën kundër krimit përbën një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe për besueshmërinë e shtetit shqiptar në raport me partnerët strategjikë ndërkombëtarë.

Deputeti demokrat kërkon që qeveria dhe Ministria e Brendshme të japin shpjegime të qarta mbi mënyrën e menaxhimit të emërimeve, promovimeve dhe mekanizmave të kontrollit të integritetit brenda Policisë së Shtetit. Ai vë në pikëpyetje edhe efektivitetin e procesit të verifikimit të integritetit në polici, duke e cilësuar atë si një reformë që “qartazi ka dështuar”.

Deklarata

Në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kam depozituar në Kuvend kërkesën për interpelancë urgjente me Ministrin e Brendshëm, lidhur me shqetësimet serioze për nivelin e inkriminimit dhe cenueshmërisë së Policisë së Shtetit ndaj korrupsionit dhe ndikimit të krimit të organizuar.

Raportet e partnerëve ndërkombëtarë dhe të institucioneve prestigjioze ndërkombëtare kanë theksuar në mënyrë të përsëritur se strukturat e zbatimit të ligjit në Shqipëri mbeten të ekspozuara ndaj korrupsionit dhe infiltrimit kriminal.

Kur elementë kriminalë arrijnë të depërtojnë në strukturat që kanë për detyrë të luftojnë krimin, kjo përbën jo vetëm një problem institucional, por edhe një rrezik serioz për sigurinë kombëtare dhe për besueshmërinë e shtetit shqiptar ndaj partnerëve tanë strategjikë ndërkombëtarë.

Në një demokraci funksionale, përgjegjësia për integritetin dhe funksionimin e institucioneve të sigurisë është edhe përgjegjësi politike. Për këtë arsye është e domosdoshme që qeveria dhe Ministria e Brendshme të japin shpjegime të qarta për mënyrën se si janë menaxhuar proceset e emërimeve, promovimeve dhe mekanizmat e kontrollit të integritetit brenda Policisë së Shtetit.

Zhvillimet e fundit ngrenë pikëpyetje serioze edhe mbi efektivitetin e procesit të verifikimit të integritetit në polici, i cili u prezantua si një reformë e rëndësishme për pastrimin e radhëve të policisë nga korrupsioni dhe lidhjet me krimin. Qartazi ky proces ka dështuar.

Shqipëria ka nevojë për institucione të forta, profesionale dhe të besueshme të zbatimit të ligjit. Lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit është një prioritet i përbashkët i shtetit shqiptar dhe i partnerëve tanë ndërkombëtarë, dhe kjo kërkon transparencë të plotë, përgjegjësi institucionale dhe standarde të larta integriteti.

Për këtë arsye, përmes kësaj interpelance kërkoj që Ministri i Brendshëm të paraqitet përpara Kuvendit dhe të japë shpjegime të plota për këtë situatë shqetësuese. Inkriminimi i strukturave të policisë nuk është një fenomen që lind brenda një dite. Ai është rezultat i një procesi të gjatë degradimi institucional, i cili nuk mund të ndodhë pa dështim serioz të mekanizmave të kontrollit dhe pa përgjegjësi në nivelet më të larta të drejtimit.

Ministri i Brendshëm duhet të shpjegojë pse, pavarësisht paralajmërimeve të vazhdueshme nga raportet ndërkombëtare dhe sinjaleve të shumta që kanë dalë në dritë gjatë viteve të fundit, nuk janë marrë masa të mjaftueshme për të parandaluar këtë nivel infiltrimi të krimit në Policinë e Shtetit.

Publiku shqiptar ka të drejtë të dijë nëse kjo situatë është rezultat i neglizhencës dhe paaftësisë institucionale, apo nëse mungesa e veprimit dhe tolerimi i këtyre fenomeneve ka ardhur si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë midis qeverisë dhe krimit të organizuar për përfitime të përbashkëta monetare dhe elektorale.

Etiketa: interpelanceministerPolici

Lajme të lidhura

Vasili akuzon Ramën: Një provokator me regji anti-Kosovë
Aktualitet

Gazeta italiane: Dush i ftohtë nga Brukseli për dyshen Rama-Vuçiç, nuk ka rrugë të shkurtër për në BE

12:28 - 30/03/26
Zgjidhet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zëvendëson Ilir Prodën
Aktualitet

Zgjidhet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zëvendëson Ilir Prodën

12:04 - 30/03/26
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK nuk e di
Aktualitet

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK nuk e di

11:39 - 30/03/26
Para
PD denoncon sërish “Durana Park”:  Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian

PD denoncon sërish “Durana Park”: Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vasili akuzon Ramën: Një provokator me regji anti-Kosovë
Aktualitet

Gazeta italiane: Dush i ftohtë nga Brukseli për dyshen Rama-Vuçiç, nuk ka rrugë të shkurtër për në BE

12:28 - 30/03/26

Nga Stefano Giantin, Il NORD EST Në një periudhë krize globale, ideja mund të duket e përshtatshme: të lidhë rajonin ngushtë...

Lexo më shumë
Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

Kombëtarja në “duart” e spanjollëve, UEFA cakton arbitrat e ndeshjes Ukrainë – Shqipëri (EMRAT)

12:12 - 30/03/26
Zgjidhet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zëvendëson Ilir Prodën

Zgjidhet Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hita zëvendëson Ilir Prodën

12:04 - 30/03/26
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK nuk e di

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djalin ma kanë ekzekutuar në Durrës, por vetëm SPAK nuk e di

11:39 - 30/03/26
PD denoncon sërish “Durana Park”:  Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian

PD denoncon sërish “Durana Park”: Shkel ligjet dhe standardet e Bashkimit Europian

11:17 - 30/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com