Një incident mediatik ka shoqëruar intervistën e kryeministrit Edi Rama me gazetarin amerikan Andrew Callaghan për platformën “Channel 5”, ku kreu i ekzekutivit shqiptar ka ndërprerë bisedën dhe është larguar nga studioja përpara përfundimit të saj.
Sipas pamjeve dhe emisionit të publikuar tashmë të plotë nga platforma, tensionet gjatë bashkëbisedimit nisën në momentin kur gazetari drejtoi pyetje lidhur me çështje të ndjeshme që lidhen me korrupsionin, pastrimin e parave dhe trafikun e drogës në Shqipëri.
Situata u përshkallëzua kur Callaghan e pyeti kryeministrin Rama mbi marrëdhëniet e tij me Jared Kushner, dhëndrin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, si dhe lidhur me projektet e tij investuese në bregdetin shqiptar. Pas këtyre pyetjeve, kryeministri vendosi të mbyllë para kohe bisedën dhe të braktisë ambientet e xhirimit.










Discussion about this post