GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Intervista/ Presidenti Duka: Euro U-17, një sukses për Shqipërinë dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes

10:16 - 29/05/25
në Sport
Kohë leximi: 5 min
A A
Intervista/ Presidenti Duka: Euro U-17, një sukses për Shqipërinë dhe një hap i rëndësishëm drejt të ardhmes
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, në një intervistë për emisionin “Opinion” në TV Klan, foli për organizimin e Kampionatit Europian U-17 që po zhvillohet në Shqipëri. Ai tha se ideja për të sjellë këtë ngjarje të rëndësishme sportive nisi falë investimeve të mëdha në infrastrukturën sportive dhe përvojës së krijuar nga FSHF në organizimin e aktiviteteve ndërkombëtare.

Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë me UEFA-n dhe kontributin e vullnetarëve shqiptarë, të cilët kanë qenë kyç për suksesin e këtij aktiviteti.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar e cilësoi Euro U-17 si një test të rëndësishëm për të ardhmen dhe një mundësi të shkëlqyer për promovimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Më poshtë, intervista e plotë e Presidentit Duka për Opinion:

Euro U-17 në Shqipëri, si nisi idea? – Duke parë zhvillimet, ndryshimet në infrastrukturë, eksperiencën organizative, menduam që pse të mos aplikojmë për një turne final të Kampionatit Europian U-17. Duke pasur parasysh eksperiencën e administratës së FSHF-së, aplikuam për këtë turne final, që për ne është shumë i rëndësishëm. Një nga garat më të rëndësishme që organizon UEFA në Europë. Që nga aplikimi, që nga gara për ta fituar organizimin e Europianit dhe pastaj përgatitja është një punë jashtëzakonisht e madhe, padyshim e udhëhequr nga administrata e UEFA-s, por e mbështetur nga një armatë njerëzish të FSHF-së, por edhe të vullnetarëve shqiptarë që e kanë mbështetur aktivitetin, i cili vazhdon tani.

A ishte gati Shqipëria në aspektin e infrastrukturës? – Ne, me të gjithë kontributin tonë financiar, kemi ndryshuar infrastrukturën në 10 fusha stërvitore. Ishte kriter për të gjitha skuadrat që vijnë, që duhet të ketë nga një fushë stërvitjeje në dispozicion. Janë edhe dy të tjera rezervë, në rast se moti i keq apo gjëra të tjera mund të ndodhin. Kemi ndërhyrë në përmirësimin e dhjetë fushave stërvitore. Kemi ndërhyrë në përmirësimin e katër stadiumeve ku zhvillohet kampionati europian. Më pak në “Arenën Kombëtare”, sepse është një stadium i ri dhe i kompletuar. Por më shumë në Rrogozhinë, që pothuajse e kemi filluar dhe ndërtuar nga e para. Një stadium me kapacitet 4500 vende, por që ofron kushte fantastike. Kam ndjekur Italinë me Anglinë në atë stadium dhe vërtet u kënaqa. Po bisedoja edhe me Kryetarin e Bashkisë së Rrogozhinës, të cilit i thashë; pas tre vitesh do shohësh ndonjë nga këto në skuadrat e mëdha europiane dhe do thuash që ky futbollist ka luajtur në Rrogozhinë. Është vërtet e bukur kur një apo disa nga yjet e ardhshëm të futbollit europian luajnë në një qytet modest si Rrogozhina. Kjo është një nga gjërat e bukura të këtij Europiani.

Si është koordinuar stafi i FSHF me stafin e UEFA-s që ky event të jetë i suksesshëm? – Është një armatë aq e madhe, pas 22 vetave që luajnë në fushë, sa nuk mund ta imagjinosh. Stafi i FSHF tashmë është një staf profesional. Është një staf që e bën shumë mirë këtë punë dhe vlerësimet nga specialistët dhe ekspertët ndërkombëtarë të UEFA-s janë me notat maksimale.

A e konsideron këtë turne si një test të rëndësishëm për Shqipërinë për të organizuar më tej turne të tjerë të këtij niveli? – E konsideroj si një event shumë të bukur për Shqipërinë. Si një event që i shërben futbollit shqiptar. Më mirë se në të gjitha Kampionatet Europiane të U-17, praninë e të rinjve në stadiume dhe kjo i shërben zhvillimit të futbollit shqiptar. Rinia nuk mund të edukohet vetëm me fjalë. Por, edukohet edhe me vepra. Ata duke parë këto ndeshje, këta yje që luajnë në qytetet e tyre, padyshim që do u lindë dëshira. Sikur edhe 20% t’u lindë dëshira nga ky aktivitet, për ne është sukses i madh dhe benefiti më i madh. Padyshim është një test, sepse dihet që ne kemi një event akoma më madhor dhe më të rëndësishëm, që është Kampionati Europian U-21 2027. Është më i vështirë, ka kërkesa akoma më të mëdha. Por, jam i bindur që me eksperiencën që po krijojmë, stafi i FSHF-së që dua ta falënderoj për punën shumë të mirë që ka bërë në vazhdimësi dhe ekspertizën e mirë që ofron. Dua të falënderoj edhe të gjithë vullnetarët që i janë bashkuar këtij aktiviteti. Është risi mbase në jetën shqiptare që vullnetarët mbështesin aktivitete me ndikim shoqëror – social, apo sportiv. Po vijmë drejt fundit të Europianit U-17 dhe unë uroj të kemi spektakël në Arenën Kombëtare. Shpresoj që stadiumi të jetë i mbushur plot dhe të jetë një event që të lërë shenjë në historinë e Shqipërisë.

A mendon se ky event e vendos Shqipërinë në qendër të vëmendjes? – Çdo gjë që bëhet, çdo aktivitet, padyshim që është një lajm pozitiv për Shqipërinë. Është një promovim pozitiv për vendin tonë. Ky event kontribuon në promovimin pozitiv të Shqipërisë.

Më 1 qershor luhet finalja, a mendon se ka qenë e suksesshme kjo eksperiencë për Shqipërinë? – Kampionati U-17 “Shqipëri 2025” është një nga eventet më të bukura që është organizuar deri më sot nga UEFA, këtë e them nga vlerësimet e ekspertëve që janë këtu me ne në Tiranë për organizimin e aktivitetit. Jam shumë i sigurt që do jetë akoma më i bukur deri në fund. Emocione akoma më shumë dhe prani njerëzish dhe spektatorësh akoma më shumë.

Cila ishte ekipi surprizë për ty nga skuadrat? – Nuk janë skuadra surprizë sepse janë vërtetë që kanë qenë më të mirat e Europës; Franca, Anglia, Gjermania. Kur kam parë ndeshjen Francë – Portugali në “Arenën Kombëtare” më është dukur tamam si një ndeshje e ekipeve të para, me një kualitet të jashtëzakonshëm, lojë shumë e bukur. Surpriza jemi vetëm ne, pjesëmarrja në këtë Kampionat Europian.

U zhgënjeve me ekipin tonë Kombëtar? – Jo, absolutisht. Ajo që i kam kërkuar dhe këshilluar ekipit tonë U-17 është që ta shijojnë këtë kampionat, sepse kjo është një ngjarje shumë e bukur dhe sado që të përfitoni nga ky Kampionat, do ju shërbejë juve dhe brezit tuaj në të ardhmen.

Yjet e së ardhmes nga këto skuadra? – Ka, unë shoh yje edhe në skuadrën tonë që jam i sigurt që nga kjo skuadër U-17 e Shqipërisë do të ketë futbollistë që do të kontribuojnë me ekipin e parë. Edhe në skuadrat e tjera. Ka futbollistë gati të konsoliduar. Lennart Karl i Gjermanisë është pjesë e Bayern Munich. Max Dowman pjesë e Arsenalit. Janë të dy me numrin 10. Kanë filluar të aktivizohen me ekipet e para, por gjithsesi mosha është e re dhe të tjerë mund të shpërthejnë nga ata dhe mund të bëhen yje të së ardhmes.

Përshtypjet që ju ka lënë Shqipëria? – Kemi biseduar padyshim. Në çdo moment ne jemi në kontakt me të gjithë stafet e ekipeve, me të gjithë zyrtarët, jo me futbollistët. Janë vërtetë shumë të kënaqur nga gjithçka që kanë parë, nga gjithçka që kanë përjetuar. Nga kushtet sportive ku stërviten, akomodimi në hotele dhe kanë vlerësime maksimale për gjithçka që po përjetojnë në Europian.

Maskota, do ta shoqërojë Kombëtaren përtej Euro U-17? – Maskota nuk është një kusht i Kampionatit Europian. Është një gjë e bërë nga FSHF për të respektuar Europianin, por për ta pasur në vazhdimësi për aktivitetet e ekipit Kombëtar. Do të vazhdojmë me Maskotën. Padyshim Departamenti Komercial dhe i Marrëdhënieve me Publikun në Federatë mund ta ndryshojë, por gjithmonë duke qenë në të njëjtën qasje të simboleve të flamurit të Kombëtares shqiptare.

Për kë bën tifo? – Tifo bëj vetëm për Shqipërinë, nga U-10 deri te ekipi i Veteranëve.

Etiketa: dukaeuro u17sukses

Lajme të lidhura

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A
Breaking Views

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish
Breaking Views

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë
Breaking Views

Kapiten tek Atalanta, mbrojtësi i Kombëtares U-21 tërheq vëmendjen e tre klubeve në Europë

18:01 - 21/12/25
Para
‘Të forcojmë familjen’, Austria ndalon martesat mes kushërinjve

‘Të forcojmë familjen’, Austria ndalon martesat mes kushërinjve

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj
Aktualitet

SPAK: Pa zyra dhe personel, kompania e Ergys Agasit lëshoi fatura fiktive për 29 milionë euro në 9 muaj

23:04 - 21/12/25

Sipas hetimit rezulton se në 9 muaj, kompania "Ea Solution" në pronësi të Ergys Agasit ka faturuar rreth 2,9 miliardë...

Lexo më shumë
Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

Nisma e veçantë, lojtarët shfaqen në fushë me qen në “derbin” shqiptar të Serisë A

22:46 - 21/12/25
Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

Kamioni me agrume del nga rruga në Levan–Tepelenë, plagoset shoferi

21:52 - 21/12/25
Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

Bayern shkatërron Heidenheim me poker golash në transfertë, Harry Kane shënon sërish

20:05 - 21/12/25
Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

Lushnje/ Pas parakalimit të gabuar, fuoristrada përfundon mes barrierave ndarëse

19:49 - 21/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com