GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Invalidët në Durrës protestë para bashkisë: 7 muaj pa kompensim

11:53 - 18/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Invalidët në Durrës protestë para bashkisë: 7 muaj pa kompensim
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personat me aftësi të kufizuara po përballen me një situatë të rënduar ekonomiko-sociale veçanërisht gjatë këtij viti, kur kriza ekonomike ka prekur më shumë se këdo këtë kategori sociale që ndihet e diskriminuar dhe pa mbështetje.

Të organizuar në shoqatën ”Shpresë për të verbrit”, një grup personash me aftësi të kufizuara dhe familjarë të tyre protestuan paraditen e së hënës para bashkisë së Durrësit për të denoncuar mungesën e mbështetjes financiare nga kjo bashki në këtë kohë të vështirë.

“Protestojmë para bashkisë Durrës për të denoncuar këtë bashki për mos pagesën e kompensimit të energjisë elektrike që nga janari 2022. Janë 7 muaj që të verbëritë nuk marrin këtë kompensim. Kemi kërkuar vazhdimisht takim, por kryetarja nuk ka denjuar të na presë. Me ligj ky kompensim duhet të jepet çdo muaj. Denoncojmë dhe mosdhënien e shtesës së energjisë elektrike që është për fashën tonë që nga 2015. I jemi drejtuar dhe komisionerit për diskriminimin. Kemi dhe shumë probleme të tjera”.

Protestuesit kërkuan atë që u takon, por edhe informacion dhe transparencë nga bashkia e Durrësit.

“I kemi bërë kërkesë kryetares së bashkisë për diferencat e mohuara 2005-2010. I kemi kërkuar shërbimit social të bashkisë Durrës dhe kryebashkiakes një listë-pagesë për këtë, por na tregojnë gjykatën dhe na diskriminojnë në të drejtën për informim. Në çdo institucion shtetëror na diskriminojnë dhe trajtojnë si leckë, si gjë pa vlerë”.

Nëse nuk do të marrin përgjigje, të verbrit paralajmëruan se do të vazhdojnë protestat për të drejtat e tyre dhe përfitimin e kompensimit dhe shtesave të mohuara deri më tani.

Etiketa: DurrësInvalidproteste

Lajme të lidhura

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako
Aktualitet

Cënoi besimin e publikut tek drejtësia/ KPA shkarkon nga detyra prokurorin Gjergji Tako

20:00 - 27/02/26
Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…
Aktualitet

Vrau 17-vjeçarin shqiptar, arrestohet autori në Greqi, zbardhet dëshmia: E godita pasi…

19:21 - 27/02/26
Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë
Aktualitet

Eria Ago akuzohet se ndihmoi Safet Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit, Gjykata Lartë refuzon t’a lirojë

18:39 - 27/02/26
Para
Rama: Idenë e amnistisë e kisha që vitin e parë të qeverisjes, por tani i erdhi koha

Sulmi kibernetik ndaj e-albania, Rama: I ngjashëm në shumë vende të botës...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 solli emocione të forta dhe surpriza për publikun, ndërsa fituesi i...

Lexo më shumë
Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com