GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!

në Aktualitet, Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandal/ Të miturit në Tiranë porosisin “Vape” me delivery te Wolt. Mjekët: Krijon varësi!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Vape”, një pajisje elektronike me përmbajtje nikotine dhe me aroma të ndryshme po përdoret në masë në Tiranë edhe nga të miturit.  Një vëzhgim i Report Tv zbulon se fenomeni ka prekur edhe fëmijë të moshës 11 vjeç, të cilët arrijnë ta marrin Vape duke e porositur në aplikacionet online “Delivery” për të shmangur refuzimet në dyqane fizike, duke qenë se janë në 18 vjeç.

***

Një 11-vjeçar hyn në një tabakino në zonën e “Ali Demit” në Tiranë dhe i kërkon shitëses të blejë një “Vape”. I mituri, për të cilin Report Tv mori lejen e prindërve për tu bërë pjesë e këtij investigimi, largohet pa mundur ta marrë atë, me këshillën e shitëses se është i vogël dhe nuk mund të konsumojë këtë produkt.

Edhe në një tjetër tabakino, në “Rrugën Bardhyl”, 11-vjeçari del pa sukses, pavarësisht se tentoi ta bindë shitësen duke i thënë se e kërkon “Vape” për motrën e tij në moshë madhore.

Pajisjen me bateri e cila ngroh lëngun me përmbajtje të nikotinës dhe krijon avull që thithet në mushkëri, i mituri arrin ta marrë në një tjetër pikë shitje. Nga kjo kioskë në qendër të Tiranës, fëmija largohet me “Vape” në dorë, të cilën e bleu për 1 mijë lekë të rinj, pa faturë tatimore.

Mes vështirësive për ta siguruar këtë pajisje elektronike shpesh edhe me shije të ndryshme, të miturit kanë zbuluar të tjera metoda për ta pasur atë.

të rinjtë, nën moshën 18 vjeç, po përdorin platformave të porosive online.

Bashkëpunëtori ynë, fëmija 11-vjeçar porosit një Vape në një nga tabakinot që gjendet të reklamuara në aplikacionin Delivery, Wolt. Pajisja kushton gjithashtu 1 mijë lekë, por bashkë me transportin arrin në 1230 lekë.

E vetmja pyetje që shfaqet në aplikacionin e Wolt, është nëse porositësi është mbi 18 vjeç. Por mjaftoi një përgjigje po, dhe motoristi mbërriti pa vonesë në adresë.

11-vjecari i afrohet dhe motoristi i jep në dorë “Vape”, duke i marrë edhe pagesën cash, pa i dhënë as faturë tatimore.

Edhe në këtë rast, vetëm një këshillë, pirja e vape në këtë moshë, nuk është e shëndetshme. Motoristi nuk i kërkon asnjë mjet identifikimi të voglit.

Por pse të miturit po konsumojnë në masë Vape?

“Në këtë rast fëmijët janë viktima. Janë viktima të tregut, të një presioni të modës, të imitimeve që i bëjnë njëri-tjetrit dhe të faktit që niveli i pjekurisë së tyre është i pamjaftueshëm për të  kuptuar rrezikshmërinë e këtyre veseve sociale, të veseve individuale që ndikojnë jashtëzakonisht Shumë në zhvillimin e tyre fizik dhe në zhvillimin e personalitetit të tyre.”, shpjegon sociologu Gëzim Tushi.

Që Vape është kthyer në një trend gjithnjë e më shqetësues, reflektohet edhe nga vëzhgimi në disa lokale në Tiranë, ku sheh fëmijë në moshë shumë të vogël që e konsumojnë hapur atë.

Pasojat që kjo pajisje lë në shëndet janë serioze.

“Sidomos në moshat e vogla. Varësia, ajo fizike dhe medikamentoze , është po e njëjtë. Pra duke qenë se ka nikotinë, nikotina krijon varësi. Shto dhe përzierjen me këto elementë konservonte  të cilat shkaktojnë deri dhe efekte kancerogjene më shumë sesa vetë nikotina. Kjo bëhet tepër e rrezikshme. Kollë, vështirësi në frymëmarrje, fishkëllima dhe rrahje të shpeshta të zemrës që mund të shoqërohen deri dhe me dhimbje të gjoksit.”, thotë pneumologu Serxho Golgota.

Fenomeni nuk kalon pa u vënë re edhe nga qytetarët.

“Që nga klasa e katërt, thjesht mësojnë shoku-shokun” deklaroi një zonjë.

“Ves i keq, më i keqi dhe më i dëmshmi.” tha një zotëri

“Duhet të Ndalohet, kaq!” u shpreh një zotëri. / Report TV

Etiketa: Kryesore1te mituritvape

Lajme të lidhura

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben
Aktualitet

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!
Aktualitet

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
Para
Dyshime për kreun e ri të Zyrës së Rusisë në Prishtinë: Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret

Dyshime për kreun e ri të Zyrës së Rusisë në Prishtinë: Ilia Uvarov figuron në shërbimin sekret

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com