GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Investigimi i “RAI 3”, Rama sulmon median italiane

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama ironizon opozitën: Sot ditë traumatike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar pas transmetimit të reportazhit të “Rai3” lidhur me marrëveshjen Shqipëri-Itali për refugjatët.

Reagim i mbushur me një gjuhë bullizuese, tashmë e njohur në vendin tonë për sulmet e shpeshta që u bën mediave dhe gazetarëve.

Rama flet për “shpifje skandaloze”, “paturpësi epike” të gazetarit italian, apo “qasje kriminale në emër të lirisë së medias”.

Sulmon gjithashtu edhe një media vendase, në të cilën gazetari italian dha një intervistë një ditë më parë lidhur me investigimin e publikuar në “RAI”.

Reagimi

Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan:

Nuk ka pasur asnjë telefonatë me drejtorin e RAI3, po vetëm një kërkesë për telefonatë lidhur me shpifjen më skandaloze të emisionit Report, një episod për Shqipërinë e parë me sytë e shpifësve të mirënjohur të Tiranës dhe ku gazetari italian, me një paturpësi epike jo vetëm që nuk publikoi në emision asgjë nga përgjigjet me shkrim të pyetjeve të tij po me shkrim, dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Kryeministrisë, po edhe u shfaq në një kanal ujrash të zeza në Tiranë ku foli për refuzimin e viktimës së tij për të dhënë përgjigje! Ndërkohë Sekretari i Përgjithshëm, i cili do të ngrejë padi penale për shpifësin, i është përgjigjur një për një me shkrim pyetjeve të tij, në afatin e kërkuar prej tij, në adresën e tij. Kërkesa për telefonatën lidhej vetëm me këtë fakt të dokumentuar dhe të tmerrshëm për një ekran që paguhet nga taksat e italianëve dhe që u angazhua në një episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë, siç ndodhte në vitet kur në median italiane shqiptarët shfaqeshin vetëm si vrasës, trafikantë, prostituta dhe hajdutë, ndërsa Shqipëria si foleja e krimit në Europë!

Kisha vite pa u skandalizuar me këtë qasje kriminale në emër të lirisë së medias, por e përsëris, nuk pata asnjë telefonatë të tërbuar me drejtorin e RAI3, me të cilin munda të flas krejt qetësisht vetëm pas gënjeshtre të radhës, që kishte dalë edhe në La Repubblica (e cila e fshiu gënjeshtrën) dhe në Syrin e ujrave të zeza të Tiranës, ku natyrisht për vetë natyrën e misionin e kanalit, gënjeshtra mbeti me shoqet e saj të panumërta në tubacionin e jashtënxjerrjeve të armiqve të betuar të çdo suksesi të Shqipërisë.

Etiketa: Edi RamaRAI

Lajme të lidhura

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu
Aktualitet

Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit

10:35 - 12/05/26
Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn
Aktualitet

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

10:19 - 12/05/26
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë
Aktualitet

U helmuan 56 studentë! AKU kujtohet për standardet, i vihet shiriti mensës së Akademisë së Sigurisë

09:49 - 12/05/26
Para
Saimir Korreshi ironizon: “Kalendari do jet me Milan apo Inter, uluni dhe ndajeni këtë punë”!

Saimir Korreshi ironizon: "Kalendari do jet me Milan apo Inter, uluni dhe ndajeni këtë punë"!

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK i dorëzon Veliajt dosjen me 61 mijë faqe, Veliaj kërkon në Kushtetuese lirimin nga burgu
Aktualitet

Veliaj kërkon zbutje të masës së sigurisë, Gjykata e Lartë cakton datën e shqyrtimit

10:35 - 12/05/26

Gjykata e Lartë do të shqyrtojë më 28 maj rekursin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për ndryshimin e masës...

Lexo më shumë
Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

Biznesmeni Bashkim Ulaj paraqitet në GJKKO, mbahet seanca për shpifje me Agron Shehajn

10:19 - 12/05/26
U helmuan nga ushqimi i kompanisë “Sori-AL”, ja çfarë konsumuan studentët e Akademisë së Sigurisë

U helmuan 56 studentë! AKU kujtohet për standardet, i vihet shiriti mensës së Akademisë së Sigurisë

09:49 - 12/05/26
Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

Serbia kryeson listën me të ardhura më të larta për frymë në Ballkan, ja ku renditet Shqipëria

09:34 - 12/05/26
Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

Megatenderi i Verdhos/ 15.7 mln euro për 4 km trase! 916 mln lekë për stacionin e Rinasit

08:55 - 12/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com