GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Investimet buxhetore arrijnë shifrën e 82 mln euro në 4 muaj, më të financuarat PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia

08:52 - 04/06/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Investimet buxhetore arrijnë shifrën e 82 mln euro në 4 muaj, më të financuarat PPP-të, zgjedhjet, rindërtimi dhe bujqësia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një listë e detajuar e Ministrisë së Financave, ku raportohet përdorimi i fondeve buxhetore për investime, tregon se procesi i zgjedhjeve, projektet e koncesioneve, rindërtimi i pasojave të tërmetit, programet e subvencioneve për bujqësinë nga programi IPARD i Bashkimit Europian ishin më të financuarat.

Tabela e investimeve me të dhëna të zgjeruara tregon se, në 4-mujorin e parë 2021 u shpenzuan rreth 22 miliardë lekë për investime kapitale ose rreth 22% e programit vjetor të investimeve me mbi 99 miliardë lekë.

Projekti më i financuar ishte identifikimi elektronik i zgjedhesve me rreth 1.8 miliardë lekë, ndërsa projekti i dytë më i financuar këtë 4-mujor që përkoi edhe me fushatën zgjedhore të 25 prillit ishin projektet e rindërtimit. Nga këto projekte, financimet më të mëdha shkuan për rindërtimin e banesave individuale me një shumë prej 1.2 miliardë lekësh.

Ndryshe nga tremujorët e tjerë, këtë vit qeveria ndau për fermerët rreth 10 milionë euro nga fondet e IPARD nëpërmjet dy projekteve. 973 milionë lekë u dhanë për përfituesit e programit IPARD II masa e tretë edhe pse këtë projekt nuk ishin programuar fonde këtë vit. Ndërsa 235 milionë lekë të tjera u dhënë nëpërmjet projektit IPARD masa 1.

Rrugët, më e financuara Qukës-Qafë- Plloçe

Në4-mujorin e parë nga projektet rrugore më i financuari ishte segmenti rrugor Qukës – Qafë Plloçë me 705 milionë lekë me financimin e dy lotëve. Segmenti Kardhiq -Delvinë ishte i dyti më i financuari edhe këtë vit, duke marrë nga fondi i investimeve publike 528 milionë lekë në katër mujorin e parë 2021. Segmenti i Unazës së re nga pallati me Shigjeta deri të rreth-rrotullimi shqiponja u financua me 399 milionë lekë nga 400 milionë lekë që ishte programi vjetor. Punimet për ndërtimin e By Pasit të Vlorës u financuan me 309 milionë lekë, projekti për rehabilitimin e Lumit të Vlorës u financua me 295 milionë leke edhe pse për këtë vit nuk ishin programuar financime.

Koncesionet financohen me 10 mln euro

Rreth 5.5% e fondeve buxhetore që u përdorën për financimin e investimeve publike shkuan për financimin e kontratave koncensionare. Rreth 1,2 miliardë lekë, afërsisht 10 milionë euro u disbursuan për financimin e inceneratorëve, Rrugës së Arbrit dhe kompensimin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit.

Nga të dhënat e detajuara rruga e Arbrit mori 630 milionë lekë, ose rreth 50% të financimeve që shkuan për të gjitha koncesionet. 208 milionë lekë të tjera shkuan për financimin e inceneratorëve të Fierit dhe Elbasanit, përkatësisht me 188 dhe 40 milionë lekë. Rreth 3 milionë euro ose 369 milionë lekë u disbursuan për kompensimin e trafikut të munguar në Rrugën e Kombit. Koncensionari mori gjysmën e shumës vjetore të programuar prej 740 milionë lekësh.

Etiketa: bujqesiainvestimePPPRindertimiZgjedhje

Lajme të lidhura

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore
Breaking Views

AKU kontrolle në Shkodër te kompanitë “Beata” dhe “Burgaj” për sigurinë ushqimore

20:16 - 02/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri
Breaking Views

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26
Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë
Breaking Views

Qeveria arkivon projektin për autobusët elektrikë, gati subvencionimi 100 lekë/litri për autobuset rrangallë

16:40 - 01/04/26
Para
Arrestohet 30-vjeçari në Kurbin, tentoi të mbillte kanabis në lumin Mat

Arrestohet 30-vjeçari në Kurbin, tentoi të mbillte kanabis në lumin Mat

TË FUNDIT

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë
Breaking Views

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26

Përfaqësuesja ligjore e Presidencës mbrojti ligjshmërinë e procedurës së emërimit të Ols Dados si prokuror në vitin 2008, duke theksuar...

Lexo më shumë
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26
Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

Zbardhet debati me gjyqtarin i Veliajt: Më ka arrestuar prokurori pa magjistraturë, të shpallet nul akuza ime…

13:59 - 03/04/26
Ç’po ndodh? Dy ministra dhe deputetët kundër “alarmeve” të Ambasadës/ PD: Rama diskrediton SHBA

PD kërkon përjashtimin e Taulant Ballës nga Kuvendi për 60 ditë: Ka përdorur gjuhë fyese

13:44 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com