GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Investimet e huaja arrijnë rekord në vlerë,ku renditet Shqipëria

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Investimet e huaja arrijnë rekord në vlerë,ku renditet Shqipëria
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vitin 2022 investimet e huaja direkte arritën në 1.4 miliardë euro, duke shënuar një rekord historik. Edhe për 9 mujorin 2023, kur janë të disponueshme të dhënat, që publikohen nga Banka e Shqipërisë, investimet e huaja kanë vijuar tendencën rritëse, duke arritur në 1.1 miliardë euro. Rreth një e pesta e tyre i përkasin sektorit të pasurive të paluajtshme, që janë kryesisht blerje pronash nga të huajt, më pas renditet industria nxjerrëse dhe në vend të tretë janë aktivitetet financiare, që janë kryesisht rritje e kapitalit të bankave, si rrjedhojë e kërkesave rregullatorë të Bankës së Shqipërisë.

Pavarësisht shifrës së lartë të deklaruar vendit duket se i mungojnë investimet e mëdha e cilësore që sjellin vlerë të shtuar dhe hapjen e vendeve të reja të punës, siç po ndodh p.sh. në Serbi, apo në Maqedoninë e Veriut. Realisht, Shqipëria jo vetëm që është më pak tërheqëse për tërheqjen e investimeve te huaja reale, por dhe interesi për të është ulur ndjeshëm.

Sipas Indeksit* Global të Mundësive 2024” (GOI), Shqipëria është vendi i fundit në rajon që investitorët e huaj mund ta shohin si një terren për të investuar. Vendi ynë është përkeqësuar me 6 vende krahasuar me një vit më parë, duke u renditur në vendin e 73, shumë më poshtë vendeve të rajonit. Në indeks janë marrë në analizë 5 komponentë. Shqipëria performon më mirë në “Perceptimin e Biznesit”, që lidhet kryesisht me masat dhe kufizimet që has biznesi, si dhe masat lehtësuese për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke u renditur në vendin e 62.

Në të njëjtin pozicion qëndron edhe sa i përket “Bazave ekonomike”, që lidhen me parashikimin makroekonomik të vendit, kualifikimin e fuqisë punëtore dhe potenciali për zhvillimin inovativ të vazhdueshëm, përmirësimi i mjedisit për rritjen e investimeve. Por krahasuar më një vit në parë në të dyja komponentët ka një përkeqësim të lehtë. E renditur në vendin e 67, një përkeqësim me 7 vende ka pësuar Shqipëria, në “Standardet dhe politikat ndërkombëtare”, që kanë të bëjnë me faktin se sa i integruar është një vend me komunitetin ndërkombëtar, patentat dhe markat tregtare, taksat dhe rregulloret.

Në dy komponentët që performon dukshëm shumë keq, janë “Shërbimet financiare” (aksesi që ka një vend në shërbime të tilla) dhe “Kuadri institucional” (shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit,  të drejtat e investitorëve, inovacioni), Shqipëria qëndron në pozicionin e 93 dhe 84 përkatësisht.

“Ndër 10 vendet me rezultatet më të larta të GOI në vendet në zhvillim në Europë, Moldavia dhe Shqipëria janë të vetmet vende, që bien nën mesataren në dy kategori: Shërbimet Financiare dhe Kuadri Institucional. Në të dyja vendet, kuadret Institucionale pengohen veçanërisht nga performanca e dobët e tyre, në nënkategorinë e Qeverisjes Publike, e cila bie dy devijime standarde, nën standardin”, thuhet në indeks.

Rajoni

Bullgaria renditet në vendin e 43, duke u parë si një terren i mirë për të investuar, Mali i Zi në vendin e 50, Maqedonia në vendin e 52, ndërsa Serbia në vendin e 59, një pozicion i pandryshuar krahasuar me një vit më parë./Monitor

Etiketa: investimeKryesore1

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Dhunë ndaj babait dhe bashkëshortes, një i arrestuar në Korçë

Dogjën dy makina në Korçë, pranga 4 të dyshuarve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet
Aktualitet

Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet

14:54 - 10/11/26

Viola Haxhiademi është larguar nga drejtimi i Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH). Në vend të saj, në krye të institucionit është...

Lexo më shumë
Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com