GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Investimet elektorale të Veliajt/ Qendra “TEN” duhet të mbaronte, ende nuk ka asnjë tullë

15:47 - 28/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2, Video
Kohë leximi: 5 min
A A
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në 20 mars të vitit 2023, Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliaj, nënshkroi kontratë me kompaninë “Pepa Group” për ndërtimin e godinës së re 3-katëshe “Qendra TEN”, një qendër për argëtimin dhe komunikimin me të rinjtë.

Kontrata pasoi një tender shumë të dyshimtë, ku u skualifikuan 12 nga 13 pjesëmarrësit në garë.

Megjithatë, “Pepa Group” do të paguhej rreth 600 mijë euro për ndërtimin e projektit të ri. Godina duhet të përfundonte brenda një viti, pra në mars 2024.

Tashmë që po afrohet fundi i këtij afati, ndërtesa e re ende nuk ka nisur. Kjo situatë është për faj të Bashkisë, e cila nuk miratoi prej muajsh prishjen e godinës së vjetër njëkatëshe, e cila dikur ka shërbyer si Kinema “Dajti”, në rrugën “Myslym Shyri”.

Diçitura: Qendra Multifunksionale “TEN”

Këshilli Bashkiak i Tiranës, vetëm pak ditë më parë, në 31 Janar 2024, ka miratuar planin për prishjen e ndërtesës ekzistuese, për t’i hapur rrugë ndërtimit të ri.

Por, për çfarë i duhej ky tender Erion Veliajt, kur ai nuk ishte gati për diçka të tillë? Duhet të kujtojmë se koha e shpalljes dhe e mbylljes së tenderit për “Qendrën TEN” përkonte me fushatën elektorale të Majit 2023, ku Veliaj kërkonte një mandat të tretë.

Ai e kishte premtuar rindërtimin e “Qendrës TEN” që në vitin 2019. Por, si shumë premtime të tij që avullojnë sapo përfundojnë fushatat elektorale, edhe kjo qendër rinore nuk është rindërtuar ende, megjithë premtimet e disa gati 5-vjeçare.

Ndaj, me sa duket, në kulmin e fushatës elektorale të vitit të kaluar, Veliaj duhet të bënte një lëvizje për të treguar se i mban premtimet. Bën tenderin për “Qendrën TEN”, shpall fituesin që dukej si i paracaktuar dhe më pas, gjithçka kalon në heshtje.

Mjaftonte vetëm që projekti i ri i Veliajt të zinte hapësirën mediatike të lajmeve të gatshme të shpërndarë nga zyra e tij.

Tenderi me “Flamur të kuq”
Në shtator 2010, struktura e vjetër e ish-kinema “Dajtit” u transformua në një qendër shumë funksionale për rininë me synim për t’iu dhënë atyre mundësinë për të shoqërizohen në kushte e standarde evropiane.

Godina ishte në kushte jo shumë optimale dhe kishte nevojë për rikonstruksion dhe rikonceptim.

Në Dhjetor të vitit 2022, Bashkia e Tiranës, nën drejtimin e Erion Veliaj shpalli procedurën tenderuese me objekt “Ndërtimi i qendrës TEN”.

Projekti parashikonte që godina e re do të ishte 3-katëshe, ndryshe nga ajo ekzistuesja që ishte vetëm me një kat.

Në funksion të këtij projekti, Veliaj vuri një fond limit në vlerë mbi 600 milionë lekë të vjetra.

Në tender morën pjesë 13 operatorë ekonomikë. Në mes të marsit 2023, Bashkia e Tiranës njoftoi se kishte skualifikuar plot 12 prej tyre, të cilët kishin dhënë ofertat më të ulta.

Në përfundim, Veliaj shpalli fitues kompaninë “Pepa Group”, e cila paraqiti ofertën thuajse më të lartë, në vlerën 574 milionë lekë të vjetra.

Diçitura: Tenderi për ndërtimin e godinës së re të Qendrës “TEN”

Rezultati i kësaj procedure është shumë i dyshimtë, por, gjithsesi, referuar të dhënave zyrtare, asnjë prej kompanive të skualifikuara nuk ka bërë ankim dhe, në 20 mars 2023, “Pepa Group” dhe Bashkia e Tiranës nënshkruajnë kontratën për ndërtimin e Qendrës “TEN”.

Ndërtimi “u harrua”
Dokumentet e tenderit thonë se objekti i ri duhej ndërtuar brenda një afati 12-mujor. Por, kompania ndërtuese është ende shumë larg përmbushjes së këtij afati.

“Pepa Group” nuk ka marrë ende në dorëzim sheshin e ndërtimit, pasi Bashkia dhe Këshilli Bashkiak “u harruan” me punë të tjera.

Vetëm në 31 Janar 2024, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi vendimin numër 12, me objekt “Për miratimin e prishjes së detyruar të godinës së “Qendrës Rinore TEN”, në pronësi të Bashkisë Tiranë”, si rezultat i dëmtimit nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019”.

Vendimi i Këshillit Bashkiak për prishjen e godinës ekzistuese “TEN”

Ky është momenti kur përmendet për herë të parë publikisht se “Qendra TEN” është dëmtuar nga tërmeti.

Në dokumentet zyrtare për prishjen dhe ndërtimin e godinës së re, nuk është përmendur askund që ajo është dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

Gjithashtu, edhe procedura për ndërtimin e godinës së re ishte e tipit “E hapur”, ndryshe nga tenderat e tjerë të procesit të Rindërtimit, për të cilët është aplikuar mënyrë e kufizuar e tenderave.

Gjithsesi, Këshilli Bashkiak i Tiranës thotë që vendimi për prishjen e godinës së vjetër të qendrës “TEN” për shkak të dëmtimit nga tërmeti i 4 viteve më parë, bazohet në ekspertizën e thelluar teknike.

Në këtë ekspertizë, të siguruar nga “Gijotina”, Instituti i Ndërtimit ka dalë në konkluzionin se “nga inspektimet dhe analizat e kryera vihet re që tërmeti i datës 26 nëntor 2019, nuk ka shkaktuar dëme në strukturë, por referuar materialeve me cilësi të dobët të kohës kur është ndërtuar, rekomandojmë përforcim të elementëve strukturorë dhe rritje të kapacitetit të sistemit konstruktiv të mbajtjes”.

Instituti i Ndërtimit rekomandoi rikonstruksionin e qendrës ‘TEN”

Pra, Instituti i Ndërtimit nuk e përmend askund prishjen e godinës. Por, Veliaj duket se ka qenë i vendosur për rrënimin e kësaj ndërtese.

Bashkia e Tiranës porosit një ekspertizë private, për t’i bërë oponencë rezultateve të nxjerra nga Instituti i Ndërtimit.

Oponenca e kryer nga një studio private sugjeroi prishjen e godinës “TEN”

Kjo ekspertizë e dytë, e kryer nga një studio private, konkludoi se dëmet e qendrës “TEN” nga tërmeti janë të atij niveli, të cilat nuk mund të rregullohen, por vetëm të rindërtohet godina.

Pakënaqësitë e banorëve
Qendra “TEN” është një godinë ekzistuese, e cila është vendosur mes dy pallateve shumëvjeçarë, në anë të rrugës “Myslym Shyri”.

Banorët që jetojnë në ato dy pallate nuk janë informuar paraprakisht për projektin e ri të qendrës. Bashkia, me arrogancën e pronarit, nuk e ka parë të arsyeshme që të diskutojë me banorët e zonës, më së paku për t’i njoftuar se godina e re do të jetë trekatëshe.

Dy katet e larta cenojnë jetën e banorëve, pasi ndërtesa e re do t’u bllokojë dritën natyrale, ballkone, dritare, por do të krijojë edhe aksese të padëshirueshme të frekuentuesve të Qendrës në apartamentet e tyre.

Disa muaj më parë u raportua se një grup banorësh kishin bërë ankesë pranë Bashkisë së Tiranës për të riparë projektin, i cili u cenon cilësinë e jetës.

Kërkesat e tyre, me shumë mundësi, kanë rënë në vesh të shurdhër. Veliaj është i vendosur të kryejë investimin, pa marrë në konsideratë shqetësimin e banorëve, njëlloj siç kryebashkiaku ka bërë në çdo rast jashtë kamerave.

Etiketa: tentenderiVeliaj

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
I dehur në timon u përfshi në aksident, arrestohet shoferi

Makina del nga rruga, aksidentohen dy adoleshente

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë
Aktualitet

Kuvendi i përgjigjet PD-së: Dosja e SPAK për Ballukun është “sekret hetimor”, mbahet në kasafortë

15:15 - 17/12/25

Kuvendi i Shqipërisë ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike se Niko Peleshi nuk u dha anëtarëve të Këshillit të...

Lexo më shumë
Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

Berisha: Peleshi i ka mbyllur provat e SPAK për Ballukun në kasafortë, nuk ia jep Këshillit të Mandateve

14:57 - 17/12/25
Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

“Sqaroja k**vës se s’do hapim procese të reja”/ Përgjimet Balluku-Berberi: Ka rënë dakord me Ramën! S’më pëlqen…

14:45 - 17/12/25
“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

“Pse të kalosh ti i pari”/ Plagosja me thikë e 15-vjeçarit në Sarandë, ja si nisi konflikti mes të miturve

14:30 - 17/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com