GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Investigimi i “RAI” për marrëveshjen Rama-Meloni, mazhoranca refuzon interpelancën

10:57 - 02/05/24
në Aktualitet, KRYESORE, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Marrëveshja për emigrantët/ Media italiane: Ja kush është hartuesi “kyç” i paktit Rama-Meloni
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me forcën e kartonit, mazhoranca ka refuzuar kërkesën e demokratëve për interpelance me kryeministren Edi Rama për investimin e publikuar në “RAI3”, lidhur me marrëveshjen Shqipëri-Itali për refugjatët.

Interpelanca urgjente e thirrur nga PD për kryeministrin Edi Rama lidhur me akuzat e emisionit të Rai3, ka nxitur debatet që në nisje të seancës së Kuvendit. Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi tha se PS refuzon çdo kërkesë për interpelancë që bën PD, ndërsa shton se mazhoranca po tenton të heq mekanizmin që opozita ka për kontrollin e punës së qeverisë.

Refuzimi i kërkesës për interpelancë për Bardhin është shenjë që kryeministri Rama ka frikë të japë llogari para Kuvendit. Por për kreun e grupit parlamentar të PS, Bledi Çuçi tha se kjo interpelancë nuk ka asgjë urgjente dhe se bie ndesh me rregulloren e Kuvendit.

“Ju po e bëni rrugë që kërkesat për interpelancë të PD një pjesë i fusni në sirtar nga ana tjetër kërkesat për Ramën nuk ia njoftonin seancën plenare për çdo kërkesë për interpelancë që vjen. PD në përputhej me rregulloren ka kërkuar një interpelancën urgjente që duhet të ishte pikë e parë në këtë seancë me kryeministrin mbi ndërhyrjen skandaloze që ka bërë në lirinë e  medias përmes presioneve për një televizion shtetëror italian, ju na informoni në konferencën të kryetarëve që keni vendosur ta refuzoni. Sa herë thirret Rama për llogaridhënie ju të gjithë refuzoni se ai u ka dhënë mesazhin se ka frikë të vij në Kuvend”, tha Bardhi.

“Në Konferencën e kryetarëve ju dhamë arsye pse ajo interpelancë nuk mund të mbahet dhe për më tepër në mënyrë urgjente. Nuk është çështje për interpelancë sipas rregullores dhe nuk ka asgjë urgjente ku dhe vetë Rai ka shtyrë emisionin. Është njoftuar dhe është marrë vendimi që nuk ka vend për interpelancë të tillë, të paktën urgjente”, iu përgjigj Çuçi.

Kërkesa për interpelancë u hodh më vonë për votim nga kryeparlamentarja Linda Nikolla, ndërsa u rrëzua nga mazhoranca me 56 vota kundër.

Më herët, edhe kryeministri Edi Rama ka refuzuar kërkesën e Gazmend Bardhit për interpelancë në Kuvend në lidhje me emisionin e Rai3 dhe ndërhyrjet e kryeministrit në median italiane.

Rama tha se kjo çështje nuk ka urgjencë dhe se fillimisht duhet të merret me “mbrojtjen e dinjitetit të Shqipërisë nga shpifjet që janë gatuar nga opozita këtu në Tiranë dhe i serviren Italisë”.

Etiketa: Edi Ramagioriga meloniKryesore1marreveshja Rama-Melonirai3

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona
Aktualitet

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët
Aktualitet

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26
Para
Gazmend Bardhi bllokon foltoren: Kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin

Gazmend Bardhi bllokon foltoren: Kemi kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com