GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Investimi për resortet në Jug, banorët e Dukatit në protestë: Samir Mane dhe “Gjikuria” po na marrin ujin

12:15 - 26/07/24
në Aktualitet, Ekonomi & Sociale, KRYESORE
Kohë leximi: 3 min
A A
Investimi për resortet në Jug, banorët e Dukatit në protestë: Samir Mane dhe “Gjikuria” po na marrin ujin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e fshatit Dukat në Vlorë janë mbledhur në qendrën e fshatit pasditen e djeshme, pasi aty ka nisur pune realizimi i një projekti.

Ata ngrenë si shqetësim se do të merret uji nga burimet e fshatit dhe do të dërgohet në resortet në Palasë.

Banorët e kundërshtojnë këtë vendim, teksa kanë prerë tubat e ujit që lidhen nga burimet e fshatit.

Fejzo Kuteli banor i fshatit Dukat tha për MCN Live se problematika është se në bazë të atij uji është ndërtuar fshati Dukat.

“Të vijë momenti që uji të kalojë në bregdet, është totalisht e padrejtë, për këtë është ngritur fshati në protestë, është turp dhe faqja e zezë. Një pikë ujë, edhe për të pirë me orar, lëre për të vaditur që u thamë. Ky është shqetësimi më i madh. U ndalua rrjedhja, kemi qenë 300 veta në protestë, me përfaqësues të administratës dhe kryepleq dhe ata të pafuqishëm. U mobilizua gjithë fshati. Uji do të kalojë në Palasë nëpërmjet tunelit. Për të pirë e kanë kufizuar se e kufizojnë. Për të vaditur nuk kemi në mënyrë kategorike, thahen dhe vazot e lules. U ngrit njëra atje dhe tha më kanë ngelur filxhanët e kafes pa u larë se i ka vdekur burri. Nuk na ka pyetur njeri, ndaj u shqetësuam në mënyrë jo njerëzore. Kush erdhi dhe u ul këmbëkryq aty, sa do kompetenca të ketë një kryetarë njësie. Është fshati ai që vendos. Nuk ka ujë një pjesë e fshatit për të pirë. Të vijnë ekspertë të shikojnë gjendjen faktike, llafe mund të thuash. Është një lagje s’ka pikën e ujit ka ditë, sidomos në këtë pisk vape. U shtrin tubat për dy ditë, u habitëm dhe ne si fshat. Nuk u përballëm me asnjë forcë, aty ishin administratori, kryepleqtë dhe ne si dukatas”, tha ai.

“Sot nuk e dimë çfarë po bën pushteti dhe policia e shtetit. Forca jonë do të jetë shumë e madhe, djemtë e Dukatit po kthehen për të investuar. Nuk ka shanse të marrin ujin dhe të shtrijnë një tubo dhe ne. Kjo është gjendja faktike. Të vijnë ekspertë të shikojnë gjendjen faktike. Do kthehen fëmijët në emigracion për pushime, nëse kanë ndërmend të rrinë 10 ditë, do ikin për 3 ditë. Me çfarë do bëjnë dush kur kthehen nga plazhi? Kush ka vendosur ta japë ujin për resortet në Palasë? Që u shqetësuam shteroi uji, nuk erdhi në fshat për të vaditur. Uji është e para që nis jeta. Uji kishte dy ditë që shkonte andej. Edhe ata që punonin po të tregonin u pritej rroga. U ngritëm 300 veta fshati. Në protestë nuk na ka dhunuar njeri. Nuk patëm asnjë përplasje, ne që kemi qenë mbrëmë do jemi më shumë. Kushdo që të bëjë ankesë ne atje do jemi. Do marrim dhe gra dhe fëmijë. Do kemi sërish protestë sot. Sa të vendoset pika mbi i. Si mund të thash një fshat? Merre më poshtë, po nuk mund të më presësh çezmën se do e marrësh ti”, shtoi.

“Përfaqësuesit e njësive me ne janë palë, por duan ta mbajnë mirë dhe ata. Drejtori i ujërave, administratori i bashkisë, palë me ne janë, por i vinte keq që ti jepnin çik dhe atij. Fshati po të ishin aq bamirës, nuk i lanë një dalje elektrike, se në gjithë dimrin vuajmë për drita. Në këtë moment uji nuk shkon në Palasë, ne nuk rrimë në mbrojtje me dyfekë atje, mbase e kanë lidhur për gjithë natën. Në orën 19.00 jemi të gjithë në protestë, me gra, me fëmijë, jemi 500 shtëpi. Po të vish sot atje, është fishkur çdo gjë nga thatësira. Edhe mollët bien sheshit atje“, tha banori më tej.

Projekti ka nisur zbatimin pak ditë më parë teksa është kundërshtuar nga banorët në momentet e para. Në zonë ka nisur puna pa konsultime me banorët apo grupet e interesit dhe ata bëjnë përgjegjës Samir Manen dhe firmën “Gjikuria” për marrjen e ujit.

Etiketa: GjikuriaKryesore1Samir Mane

Lajme të lidhura

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…
Breaking Views

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26
Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg
Breaking Views

Skandal, vdes në komisariatin e Durrësit i dënuari me 18 ditë burg

20:05 - 20/02/26
Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit
Breaking Views

Tensione në Tiranë/ Berisha shfaqet me maskë kundragaz, nis lëvizja drejt Parlamentit

19:51 - 20/02/26
Para
“Na nxitë faqen!” Nallbati u ‘kthehet’ fermerëve: Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prapë patate

“Na nxitë faqen!” Nallbati u ‘kthehet’ fermerëve: Qeveria iu tha mbillni hashash, ju prapë patate

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi
Breaking Views

“Sulmi në selinë e PD, hakmarrje”/ Berisha: U përdorën bomba shurdhuese e gazi

21:43 - 20/02/26

Kreu i PD Sali Berisha nga selia blu deklaroi se asgjë nuk e pengoi vendosmërinë e shqiptarëve për t’u përballur...

Lexo më shumë
Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

Hidhet molotovë e fishekzjarrë te Kuvendi, momenti kur protestuesi goditet në kokë

21:21 - 20/02/26
Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

Plas sërish molotovi pranë Xhamisë së Namazgjasë, militantët e PD e kthejnë sheshin në ‘arenë lufte’

21:08 - 20/02/26
Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

Me maskë kundra-gaz, Berisha ndjek nga afër përplasjet me policinë, një protestues dërgohet në spital

20:51 - 20/02/26
“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

“Nuk mbyllet këtu protesta, do të vazhdojmë”, Berisha: Këta që gjuajnë…

20:40 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com