GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Investitorët e mëdhenj ikin nga Shqipëria, mbyllen 44 kompani

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Investitorët e mëdhenj ikin nga Shqipëria, mbyllen 44 kompani
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Numri i ndërmarrjeve të huaja dhe të përbashkëta shënoi rritje të shpejtë në vitin 2021, duke arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë.

Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2021, në vend kishte 6,635 ndërmarrje me kapital të huaj dhe të përbashkët, me një rritje prej 10% në krahasim me vitin e kaluar. 600 ndërmarrje të reja me kapital të huaj ose të përbashkët u hapën në vitin 2021, nga rreth 15 mijë që ishin gjithsej subjektet e shtuara në të njëjtën periudhë.

Në vitin 2020, numri i ndërmarrjeve të huaja kishte rënë me 6.3% në krahasim me 2019-n, si rrjedhojë e pasojave që krijoi në ekonomi pandemia dhe kufizimet që u ndërmorën për ta frenuar atë.

Gjithsesi, edhe në raport me 2019-n, numri i ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta u rrit me 3.2%.

Ndonëse numri total i ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta në vend është rritur ndjeshëm, janë të vegjlit ata që kanë bërë diferencën, ndërsa kompanitë e mëdha, që punësojnë më shumë se 50 punonjës kanë shënuar rënie të ndjeshme.Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2021 janë larguar (neto) 44 kompani, që kishin më shumë se 50 punonjës dhe 97 të tjera që kishin nga 10 deri në 49 punonjës. Të larguarit janë kryesisht në fushën e industrisë, ishte aktiviteti i vetëm me rënie të numrit të bizneseve të huaja në 2021.

Në të kundërt, janë shtuar 648 subjekte të vogla, që kanë nga 1-4 punonjës dhe 93 biznese me 5 deri në 9 punonjës.

Dominojnë vendet e BE-së

Sipas INSTAT, Ndërmarrjet me pronarë apo bashkëpronarë të huaj zënë 5,6% të ndërmarrjeve gjithsej, krahasuar me 5,1% të ndërmarrjeve aktive në vitin 2020, dhe punësojnë 12,7% të të punësuarve gjithsej.

Ndërmarrjet nga vendet Bashkimit Evropian përfaqësojnë 57,6% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta. Pronarët apo bashkëpronarët me origjinë italiane dhe greke përfaqësojnë 45,5% të ndërmarrjeve të huaja e të përbashkëta gjithsej. Ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta janë përqendruar kryesisht në qarkun Tiranë dhe Durrës, përkatësisht 68,9% dhe 12,7%.

Mbizotërojnë shërbimet, rritet teknologjia e informacionit

Shërbimet dominojnë në bizneset e huaja që hapen në Shqipëri, me 38% të totalit, të ndjekura nga tregtia me 24%. Shërbimet shënuan dhe rritjen më të lartë të bizneseve të huaja, duke përbërë më shumë se gjysmën e subjekteve nga kjo kategori, të regjistruara në vtin 2021.

Një dukuri pozitive është shtimi i bizneseve të huaja në aktivitetin e “Informacioni dhe komunikacioni”, që u rrit me 22%, ose 97 ndërmarrje të reja. Kjo është rritja më e lartë në përqindje nga të gjitha aktivitetet ekonomike, e ndjekur nga shërbimet, me 16%.

Teknologjia dhe Informacioni po tërheq vitet e fundit investitorë të huaj, që ofrojnë shërbime për të tretët, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore. Operatorët e tregut kanë pohuar se pavarësisht interesit të lartë, problem mbetet gjetja e fuqisë punëtore të specializuar për shkak të emigrimit të profesionistëve.

Pavarësisht rritjes, pesha e bizneseve të IT në totalin e subjekteve të huaja mbetet e ulët, me vetëm 8% të totalit.

Edhe bizneset me kapital të huaj përgjithësisht janë të vogla. Vetëm 4.4% e ndërmarrjeve të huaja në vend kishim më shumë sesa 50 punonjës. /Monitor/

 

Etiketa: Biznesinvestitorlargim

Lajme të lidhura

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26
Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave
Breaking Views

Rama shkrin Kadastrën dhe ATP-në/ Krijohet ASHP, ndryshon struktura e administrimit të pronave

19:43 - 09/09/26
Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian
Aktualitet

Ushqimet vazhdojnë të rëndojnë xhepin e shqiptarëve, harxhojnë sa gati 3-fishi i Bashkimit Europian

09:06 - 09/09/26
Para
Tjetër humbje për Moskën, forcat ukrainase fundosin dy anije ruse në Detin e Zi

Tjetër humbje për Moskën, forcat ukrainase fundosin dy anije ruse në Detin e Zi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shteti majmet, qytetari tretet! Shqiptarët paguan 11 milionë euro më shumë në Mars vetëm për naftën
Aktualitet

80 mln Euro më shumë, shtrenjtimi i karburanteve ‘rrjep’ shqiptarët dhe mbush arkën e shtetit

09:54 - 10/09/26

Rritja e çmimit të karburanteve që nga fillimi i muajit mars, pas përshkallëzimit të konflikteve në Lindjen e Mesme, ka...

Lexo më shumë
Arrestimi i drejtorit të burgut në Reç, prezantohet drejtori i ri

Aksion në burgun e Reçit dhe të Burrelit, gjenden sende të ndaluara në disa qeli

09:48 - 10/09/26
Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

Protesta në Patos-Marinëz nis me tensione, banorët hyjnë në ambientet e Bankers Petroleum

09:24 - 10/09/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

Premtimi i ri i Trump: Pesë mijë dollarë për çdo amerikan të rritur nëse fitojmë zgjedhjet e mesmandatit

09:12 - 10/09/26
“Të merret vesh e vërteta”/ Mbrojtja e Thaçit kundër seancave “sekrete”

Gjyqi në Hagë ndaj Thaçit po shkon drejt fundit, nisin sot deklaratat përfundimtare

08:57 - 10/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com