GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

“Investitorët strategjikë”, shtyhet 2 vjet afati i ligjit me të cilin Rama u ndan prona klientëve

19:34 - 14/12/21
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
“Investitorët strategjikë”, shtyhet 2 vjet afati i ligjit me të cilin Rama u ndan prona klientëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Do të shtyhet sërish për herë të tretë ligji “Për investimet strategjike”, që u ka shërbyer klientëve të qeverisë për të zhvatur toka në bregdet dhe në qytete si dhe dhënien e “statusit investitor strategjik” këtyre sipërmarrësve që favorizohen.
Ndonëse afati i parashikuar për këto favorizime dhe përjashtime nga konkurrenca ishte në 31 dhjetor të këtij viti, me kërkesë të deputetit të Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi ky ligj do të shtyhet për 31 dhjetor të vitit 2023. Arsyeja sipas tij, është se legjislacioni aktual ka nevojë për përmirësime në mënyrë që të “kopsitet” siç duhet për të përthithur investimet.


“Shtyrja e këtij afati është miratuar edhe më parë, pasi nga ana e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë është në proces hartimi i një projektligji “Për investimet”, i cili ka lindur si domosdoshmëri, pasi legjislacioni në fuqi në Republikën e Shqipërisë i jepte një mbrojtje shtesë investimeve të huaja, por jo atyre vendase, ndërkohë që një korpus i ri ligjor më vete ishte krijuar për investimet strategjike. Për shkak të pandemisë COVID 19, ka qenë i pamundur finalizimi i këtij projektligji të ri “Për investimet”. Në këto kushte propozoj që afati i zbatimit të ligjit nr. 55/2015 “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”, të shtyhet deri më datë 31 dhjetor 2023”, thuhet në kërkesën e drejtuar ndaj kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.


Dy nenet famëkeqe që shpronësojnë qytetarët në favor të oligarkëve


Neni 27 sanksionon përdorimin e pasurive të paluajtshme shtetërore për realizimin e investimeve strategjike. “Në dispozicion të zhvillimit dhe realizimit të projekteve investuese strategjike, sipas këtij ligji, mund të vihen trojet, pyjet, tokat bujqësore, si dhe pasuritë e tjera të paluajtshme, në pronësi të shtetit shqiptar”. Këto prona jepen me qira 1 euro me afat deri në 99 vjet.


Neni 28 parashikon shpronësimet për interes publik. “Për të mundësuar zhvillimin dhe realizimin e projekteve investuese strategjike, të cilat kanë përfituar statusin “Investim/investitor strategjik, procedurë e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, si dhe të punëve dhe shërbimeve mbështetëse infrastrukturore, lejohet shpronësimi, për interes publik, i pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private”. Pra, mjaft t’u lind një ide dhe këta investitorë të shpronësojnë.


Afati


Të vetëdijshëm se ky është një ligj antikushtetues që cenon barazinë dhe pronën, kur u miratua në vitin 2015, u vendos një afat që e kufizonte veprimin brenda tre vjetëve. “Afati i fundit për paraqitjen e kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit “Investim/ investitor strategjik, procedurë e asistuar/e veçantë”, në zbatim të këtij ligji, është data 31 dhjetor 2018”, thuhet në nenin e fundit të këtij ligji.
Me sa duket kanë mbetur edhe ca prona pa ua shpërndarë miqve të kryeministrit Rama! Pra, zgjidhja e gjetur është shtyrja e ligjit edhe për dy vjet të tjera.

Etiketa: inevstitore strategjikkryesore2ligji per investimeRamashtyhet

Lajme të lidhura

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit
Breaking Views

Hija e Bashkim Ulajt pengon hekurudhën/ Si i mori Olset Haxhiu 237 MLN lekë nga drejtori kosovar i Portit

12:01 - 26/02/26
TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë
Breaking Views

TENDERI I FUNDIT I LINDA KARÇANAJT/ “Infosofti” i Grigor Jotit merr me tender “sekret” 3.7 mld lekë

13:02 - 24/02/26
Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë
Breaking Views

Skandal me Rindërtimin/Sako bën pazarin 5 miliardë lekë, banorët e pallatit mbeten të pastrehë

14:12 - 23/02/26
Para
Sherr për një vajzë, italiani përplas me makinë shqiptarin (VIDEO)

Sherr për një vajzë, italiani përplas me makinë shqiptarin (VIDEO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?
Aktualitet

Topalli dhe Berisha kundër shkarkimit të Elisa Spiropalit, kush votoi në emër të kryedemokratit?

11:42 - 05/03/26

Kuvendi miraton mes tensioneve ndryshimet në qeverinë Rama, ku disa prej ministrave morën poste të reja dhe tre të tjerë...

Lexo më shumë
Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës

Pensionisti proteston para Parlamentit: Ju jeni kriminelë! Po na vidhni kafshatën e gojës

11:39 - 05/03/26
“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan

“Askush nuk do të luftojë për Izraelin”, veterani i marinsave nxirret me forcë nga Senati amerikan

11:24 - 05/03/26
Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar

Berisha: Do votoni kokëvarur që Lubia të shkojë në burg! Koha e diktatorëve ka ikur, shqiptarët janë zgjuar

11:18 - 05/03/26
Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

Spiropali: U habita që largimin tim e paralajmëroi Berisha, reagon kryedemokrati: E ke nga Balluku!

10:49 - 05/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com