GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tjetërsimi i pronave në bregdet, Investitori Strategjik Artan Gaçi 4 orë në SPAK

në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bashkëshorti i Olta Xhaçkës, Artan Gaçi paraqitet në SPAK
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Bashkëshorti i ish-ministres Olta Xhaçka, Artan Gaçi është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Burime pranë akuzës bëjnë me dije se Gaçi u thirr në prokurori për të dhënë shpjegime si person që ka dijeni, lidhur me procedimin e tjetërsimit të pronave, që çoi pas hekurave ish-kryebashkiakun e Himarës Gorgo Goro.

Pas më shumë se 4 orë në SPAK, Gaçi nuk preferoi të jepte një prononcim për mediat pasi doli nga Struktura e Posaçme, duke shmangur pyetjet e gazetarëve.

Kjo është hera e dytë që Gaçi paraqitet në SPAK. Prona që ishte blerë nga kompania e tij ndodhet në sekuestro. Sipas SPAK, ajo është përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.

Hetimet

Sipas hetimeve paraprake, Goro në bashkëpunim me persona të tjerë nën hetim, kanë realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5 080 m2, duke ja mbivendosur atë një  pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Shtetasit nën hetim, vlerëson akuza, kanë tejkaluar të gjitha kompetencat që ligji i njeh, duke u shprehur për ekzistencën e një mbivendosje pasurish të paluajtshme në terren dhe më pas duke konfirmuar një plan vendosje, e cila nuk i korrespondon rrethanave faktike në terren.

Kjo planvendosje ka shërbyer jo vetëm për transaksionet e mëpasshme ndërmjet subjekteve të ndryshëm por edhe për zhvillimin e pronës, përfshirë këtu pajisjen me leje ndërtimi për një kompleks turistik në emër të shoqërisë tregtare të Artan Gaçit, i cili do të ndërtohet mbi këtë sipërfaqe toke, por edhe mbi atë prej 5 512 m2 të sekuestruar më parë nga Prokuroria e Posaçme.

“E gjithë sipërfaqja e tokës bujqësore prej 10 592 m2, e cila i është nënshtruar procedurave të sekuestros preventive në dy faza, është në fakt pronësi shtet dhe rezulton të jetë tjetërsuar e më pas zhvilluar nga një subjekt privat”, njofton SPAK.

Pavarësisht se Gaçi rezulton përfitues fundor i tokës, ndaj tij nuk është ngritur ende asnjë akuzë.

Lidhur me çështjen, opozita ka kërkuar heqjen e mandatit të deputetes për Olta Xhaçkën, megjithatë ish-ministrja është mbrojtur nga mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama.

Etiketa: Artan Gaçiinvestitor strategjikJorgo GoroKryesore1Olta Xhacka

Lajme të lidhura

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat
Aktualitet

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës
Breaking Views

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
Para
OKB: Çmimet e ushqimeve pësuan rritje për të dytin muaj radhazi

OKB: Çmimet e ushqimeve pësuan rritje për të dytin muaj radhazi

Discussion about this post

TË FUNDIT

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…
Breaking Views

NATO anulon samitin e Tiranës, e pranon Rama: Është e sigurt që, jo në vitin e ardhshëm…

19:50 - 12/11/26

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar se samiti i ardhshëm i NATO-s nuk do të zhvillohet në Shqipëri në vitin 2027....

Lexo më shumë
Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

Mbrojtja Civile paralajmëron stuhi për nesër, Lezha dhe Durrësi më të prekurat

19:41 - 12/11/26
Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

Albpetrol i beson Gorishtin një kompanie me 14.7 milionë dollarë borxhe

19:36 - 12/11/26
Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

Qytetarët mblidhen para Kryeministrisë me thirrjet për dorëheqjen e Ramës

19:28 - 12/11/26
“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

“Negociatat i bëra unë, Meta s’kishte dijeni”/ Lobimi i LSI-së në SHBA, Kryemadhi: Faturat që paraqet SPAK nuk përputhen

19:18 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com