GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inzaghi përpara finales së Stambollit: Ja si do ta ndalim Halandin

në Sport
Kohë leximi: 3 min
A A
Inzaghi përpara finales së Stambollit: Ja si do ta ndalim Halandin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nesër në mbrëmje të gjithë sytë e botës do të jenë në Stamboll, në finalen e madhe të Championsit mes Mançester Sitit dhe Interit. Në prag të supersfidës, trajneri i zikaltërve Simone Inzagi ka dalë në një konferencë për shtyp.

“E dimë se çfarë loje duhet të bëjmë nesër. Siti është skuadra më e fortë në botë. Ata e kanë treguar në ndeshjet që kanë luajtur. Jemi krenar që kemi arritur deri këtu, do të bëjmë çdo gjë për të luajtur një lojë të mrekullueshme. Duhet të limitojmë gabimet tona dhe të bëjmë më të mirën.

Nesër do të jetë ndeshja e 57-ë për ne këtë sezon. Ka qenë një rrugëtim tepër i gjatë me 56-ë të mëparshmet. Kemi pasur disa momente të vështira, në të cilat ne jemi rritur më të fortë. Kemi shkuar nga humbje të merituara në humbje të pamerituara. Kemi bërë një përpjekje të çmendur dhe falë kësaj kemi arritur në Stamboll. Në kohët e fundit ne kemi pasur shumë pak kohë të mendojmë se çfarë kemi bërë. Arritëm të kualifikoheshim në Champions, një finale Kupe Italie për të cilën u kujdesëm shumë. Vetëm tani po e kuptojmë se çfarë kemi bërë. Nesër ne do të luftojmë deri në fund.

Mesfusha do të jetë shumë e rëndësishme. Por unë mendoj se këmbët, mendja dhe zemra do të jenë më të rëndësishme. Këmbët do të duhen për të vrapuar, mendja për të qenë e kthjellët dhe zemra për të gjetur energji në ato momente që t’i mendon se nuk ke më. E dimë që nesër kemi një mundësi të madhe për të shkruar historinë. E dimë që do të jetë shumë e vështirë, por ne do të përpiqemi. Së bashku është fjala që na ka sjellë këtu dhe së bashku do të përpiqemi që të fitojmë.

Unë kam të njëjtën skuadër dhe jemi të qetë. Sa më shumë afrohet ndeshja, që më shumë rritet tensioni. Nuk i kam harruar ndeshjet në transfertë kundër Plzen, Barcelonës, Portos dhe Benfikës. Meritat shkojnë për lojtarët. Ne i detyrohemi dhe një shtysë të fundit tifozëve dhe klubit.

Jam shumë me fat që të drejtojë një grup me burra të vërtetë, që nuk do t’i ndryshoja për askënd. Skuadra që kam në dispozicion më jep mua një kënaqësi të madhe, që ja kemi dhënë dhe tifozëve e klubit. Djemtë po japin më të mirën në stërvitje. Mkhitajani dhe Korrea duken shumë pranë rikuperimit të plotë. Nesër do të kemi seancën e fundit stërvitore dhe aty do të vendosim.

Zhangu më quajti dhuratë? Jam i nderuar t’i dëgjoj këto fjalë. Ai i tha këto në publik ditën e djeshme, por gjatë gjithë rrugëtimit, madje dhe në momentet më pakë të lumtura, fjalët e tij më kanë dhënë forcë, të cilat unë ja kam përcjell stafit.

Mbrojtja ndaj Halandit? E dimë forcën e Sitit dhe atë të Halandit. Atë do ta kemi në vëzhgim të veçantë, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë. Kemi përgatitur diçka, i gjithë Interi duhet të luajë mirë që të kufizojnë Sitin.

Siti ka një mbrojtje solide, të cilët kanë pësuar shumë pak gola në Champions, ashtu edhe në Kupën FA. Ata janë të ndërtuar në një mënyrë tjetër dhe mbrojnë në një mënyrë tjetër. Ne do të përpiqemi që të luajmë një ndeshje që duhet luajtur në finale.

Penalltitë? Gjithmonë i kemi përgatitur ato gjatë gjithë vitit dhe do të stërvitemi sërish sot.

Do të ishte e rëndësishme për futbollin italian po të fitonin të gjitha italianet. Më vjen keq për Romën dhe Fiorentinën, të cilat luajtën dy ndeshje fantastike. Jemi këtu tani, pavarësisht si mbyllet ndeshja jonë. Mendoj se objektivi më i madh u arrit këtë vit. U bënë shumë vite që asnjë skuadër italiane nuk arrinte një finale europiane. Këtë vit arritën tre dhe ishte vërtet e mrekullueshme për futbollin italian.

Brozoviç apo Mkhitarjan? Unë nuk kam bërë shumë zgjedhje që në fillim dhe ne do të vendosim nesër.

Jam shumë me fat që të drejtojë lojtarë të cilët dinë si t’i luajnë këto ndeshje, ne nuk kemi asnjë lojtarë që ka luajtur finale Championsi ose dhe trajner. Por ne të gjithë bashkë kemi luajtur shumë ndeshje të rëndësishme. Ne kemi kampionë Europe dhe Bote. Kemi një miks mes eksperiencës dhe lojtarëve të rinj. Duhet të jesh mirë në menaxhimin e detajeve, ato e bëjnë diferencën dhe ne duhet të jemi mirë t’i menaxhojmë nesër”, tha Inzagi./Panoramasport

Etiketa: cityinter

Lajme të lidhura

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s
Breaking Views

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

22:52 - 07/07/26
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov
Breaking Views

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Argjentina mposht Egjiptin në frymën e fundit: Pesë gola, një i anuluar, penallti e humbur dhe vendimet e VAR
Sport

Argjentina mposht Egjiptin në frymën e fundit: Pesë gola, një i anuluar, penallti e humbur dhe vendimet e VAR

20:46 - 07/07/26
Para
Kriza me Georginan? Ronaldo i jep fund zërave në lidhje me këtë temë

Kriza me Georginan? Ronaldo i jep fund zërave në lidhje me këtë temë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve
Breaking Views

“O pallosh i gjatë, këtu na ke ditë e natë!” Jehon parulla e re e protestuesve

23:13 - 07/07/26

Gjatë marshimit nëpër rrugët e kryeqytetit, entuziazmi dhe revolta kanë qenë në kulm, teksa protestuesit kanë thirrur në kor slogane...

Lexo më shumë
“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

“E manipuluar, duan që Messi të mos eliminohet”, trajneri i Egjiptit del kundër FIFA-s

22:52 - 07/07/26
Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

Fotoja familjare nga darka shtetërore e presidentit Erdogan me udhëheqësit e NATO-s

22:33 - 07/07/26
Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

Elbasani bën hapin e parë në Conference League, barazim me Bate Borisov

22:15 - 07/07/26
Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

Protesta/ Organizatorja: Qëndroni të bashkuar pavarësisht ndasive!

21:57 - 07/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com