GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Inzagi paralajmëron lojtarët: Kujdes nga kurthet e Mourinjos

09:54 - 06/05/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Inzagi paralajmëron lojtarët: Kujdes nga kurthet e Mourinjos
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Simone Inzagi është paraqitur para mikrofonave të klubit për të prezantuar sfidën që pritet të vendosë shumë mbi garën për zonën “Champions” dhe ka kërkuar përqendrim e kujdes nga të tijtë.

Keni fituar tri ndeshje radhazi dhe keni rregulluar pozitën tuaj në renditje. Çdo sukses do t’ju dërgonte +5 ndaj Romës.

Sigurisht që tri ndeshjet e fituara radhazi ishin shumë të rëndësishme, por jemi të vetëdijshëm edhe për rëndësinë e ndeshjes. Përballemi me një ekip me vlerë absolute: duhet të përgatitemi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Roma ka mungesa, por prisni një ndeshje të vështirë si të fazës së parë?

Pres një ndeshje kundër një ekipi të fortë, me shumë vlera, të drejtuar nga një trajner i shkëlqyer. Ne e dimë se do të jetë një përballje me shumë gracka dhe shumë e rëndësishme për renditjen e të dyjave.

Sulmuesit janë rikthyer te goli dhe kanë shënuar 9 nga 12 golat e tri ndeshjeve të fundit.

Ishte shumë e rëndësishme që të gjenim vazhdimësinë, por siç kam thënë më parë, thatësira ishte vetëm një moment. Ne e dimë që sulmuesit ndonjëherë i përjetojnë këto momente, por unë isha mjaft i sigurt që do ta kalonin këtë moment pasi i kam parë të gjithë duke punuar çdo ditë në mënyrën më të mirë të mundshme. Tani jam i lumtur që i jemi rikthyer golit me rregullsi, jo vetëm sulmuesit, por edhe të gjithë lojtarët e tjerë.

Jo vetëm sulmi, por edhe shumë qëndrueshmëri në mbrojtje.

Është një tjetër fakt i rëndësishëm, por mendoj se është falë të gjithë skuadrës që të gjithë së bashku përpiqen të mos pësojnë gol. Kur nuk pëson nuk është vetëm meritë e mbrojtësve, por e të gjithë skuadrës.

Keni festuar pankinën e 100-të si zikaltër. Cila është dëshira juaj për finalen e këtij sezoni?

Shpresa për këtë fundsezoni është që Interi të vazhdojë të përmirësohet ndeshje pas ndeshjeje. Ne e dimë kalendarin me të cilin jemi përballur, por edhe atë që na pret. Do të duhet përqendrim, por kam besim, sepse e di që grupi im është i bashkuar dhe do t’i marrë ndeshjet me radhë.

Keni një ekip të kompletuar dhe keni mundësi të bëni rrotacione.

Fakti është që rrotacionet janë thelbësore për ne, sepse po luajmë shumë, ka një ndeshje çdo 72 orë. Ndihma e gjithë skuadrës është jetësore dhe unë përpiqem t’i përdor të gjitha burimet që kam në dispozicion.

 

 

Etiketa: Inzagilojtarë

Lajme të lidhura

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë
Breaking Views

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës
Breaking Views

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje
Breaking Views

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Para
Kërcënoi sanitaren me vendin e punës, Vasili: KQZ të shkarkojë Bufin

Kërcënoi sanitaren me vendin e punës, Vasili: KQZ të shkarkojë Bufin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com