GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

‘iPhone’ zbulon përdhunimin e turistes suedeze në plazhin e Platanias, shqiptari dënohet me mbi 11 vite burg

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dyshohet për marrëdhënie seksuale me të miturën, pranga 35-vjeçarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Telefoni i markës iPhone ndihmoi hetuesit të zbardhnin rastin e një përdhunimi dhe që gjykata mbi bazën e kësaj prove të ndëshkonte autorin e dyshuar.

Gjykata e Apelit të Kretës në Greqi ka dënuar me formë të prerë me 11 vite dhe 3 muaj burg një 48-vjeçar shqiptar, baba i katër fëmijëve, pasi u shpall fajtor për vjedhje, përdhunim, madje edhe dhunë ndaj punonjësve të policisë, përveç hyrjes së paligjshme në vend.

I pandehuri banues në Chania, i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij, përveç vjedhjes, por nuk e ka bindur dot gjykatën, edhe për shkak të disa provave të reja të siguruara nga Prokuroria. Gjykata vendosi gjithashtu që vuajtja e dënimit të bëhet në qelitë e burgut të Grevenës, aty ku dhe ai mbahej që nga arrestimi i tij, në vitin 2021.

Çështja nisi të zbërthehej më 17 gusht 2021, kur një çift turistësh irlandezë kishin shkuar në plazhin e Platanias për të notuar gjatë natës. Por pasi dolën nga deti, pak pas orës 01:00, ata zbuluan se i kishin vjedhur nga çanta një iPhone, një portofol dhe një orë me vlerë 500 euro.

Duke përdorur iPhone tjetër, të cilin vajza e kishte në vete, u aktivizua aplikacioni i gjurmimit dhe në një vend aty pranë çifti ka pikasur të pandehurin së bashku me një bashkëpunëtor tjetër që mbante telefonin, ndërsa më pas iu gjet edhe ora.

Kjo zbuloi më tej se 48-vjeçari kishte marrë pjesë edhe në përdhunimin në grup të një turisteje suedeze pak ditë para se të vidhte telefonin, ngjarje e ndodhur më 11 gusht të atij viti, pak para orës 01:00, sërish në plazhin e Platanias.

Në seancën, e cila zgjati përafërsisht 4 orë, u lexuan deklaratat e dëshmitarëve, ndërsa dy policë dëshmuan në proces për detajet.

Etiketa: greaiiphonperdhunimiShqiptari

Lajme të lidhura

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme
Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

14:37 - 13/11/26
Pagat e gjyqtarëve në SPAK/ Merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave, Gentian Keri
Aktualitet

Pagat e gjyqtarëve në SPAK/ Merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave, Gentian Keri

14:29 - 13/11/26
‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn
Aktualitet

‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn

14:18 - 13/11/26
Para
Parashikimi i motit, 25 Dhjetor 2024

Rikthehet acari dhe reshjet! Ja si parashikohet moti për fundjavën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme
Aktualitet

Reforma Zgjedhore, Berisha: Gjiknuri si gangster kërkon të krijojë skenarin e ‘Territoriales’, tenton të diktojë axhendën në mënyrë të njëanshme

14:37 - 13/11/26

Kreu i PD, Sali Berisha, në fjalën e tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u ndal tek...

Lexo më shumë
Pagat e gjyqtarëve në SPAK/ Merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave, Gentian Keri

Pagat e gjyqtarëve në SPAK/ Merret në pyetje sekretari i Përgjithshëm i Financave, Gentian Keri

14:29 - 13/11/26
‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn

‘Simboli’ i protestës studentore/ Apeli liron nga arresti shtëpiak Klevi Metajn

14:18 - 13/11/26
Ylber Ramadani analizon triumfin ndaj Finlandës: Luajmë më bukur futboll, me trajneri Maran i dimë të gjitha

Ylber Ramadani analizon triumfin ndaj Finlandës: Luajmë më bukur futboll, me trajneri Maran i dimë të gjitha

14:10 - 13/11/26
Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

Krimi tronditës në Austri/ 47-vjeçari nga Kosova vret bashkëshorten me armë dhe kaçavidë, besonte se ajo merrej me magji të zezë

13:30 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com