GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Iradeja e Erdoganit për vezirin e Tiranës!

18:55 - 18/01/22
në Editorial
Kohë leximi: 3 min
A A
Iradeja e Erdoganit për vezirin e Tiranës!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“A don ti Gjin me i luftue turqit…” një shprehje që ngacmon memorien në filmin e heroit tonë kombëtar, por me prezencën dhe ultimatumet e Ankarasë zyrtare, dhe vetë Sulltanit, brenda në parlamentin shqiptar për gylenistët e Fetos nëpër Shqipëri bëri që epoka historike e heroit të dilte violinë e dytë. Rama aktivizoi tërë shtetin sepse vinte Vëllai i Madh i Turqisë mike. Dhe vinte pikërisht në ditën e vdekjes shekuj më parë të Skënderbeut, që për 20 vite u rrit në portat e Bosforit, por më pas u përball me shpurën e hordhive turke për shekuj.

Histori sulltanësh, por që përsëritet tashmë me histori Sulltanësh realë, mes Ankarasë dhe Tiranës. Një Sulltan atje, një këtu, dhe një Parlament që është tërësisht dëgjimor përballë ultimatumit të vetë Presidentit Erdogan: “Radhën e ardhshme kur të vij dua veprime konkrete!”. Një histori të tillë Rama e kish marrë si porosi vite më parë, në startin e pashallëkut të tij rilindas, por tashmë ishte count-downi i fundit nga vetë ai që ka ndikim të madh dhe që konsiderohet si suporteri kryesor i kryeministrit edhe në kohët e momentet më delikatë te skandaleve të tij qeveritare në këto vite.

Erdogan erdhi për inaugurimin e Xhamisë së restauruar me fondet e Qeverisë turke nëpërmjet projektit “Tika”, por me mosprezencën e kreut të Komunitetit Mysliman. Vjen në ditën e vdekjes së heroit kombëtar, me Ramën që e pret dhe e përcjell deri te shkallët e avionit, përfshirë të gjithë Qeverinë e tij, për ardhjen e babait. Abi, fjala më e lakuar gjatë gjithë ditës së djeshme, teksa Pashai i Pashallëkut shqiptar krenohej me këtë vizitë si për të çuar selam te kundërshtarët e tij politikë, për të bërë kujdes, se potenca e tij është para syve.

Basha në sallë si dëgjues, ishte një tjetër eksponent, që në heshtje, i kujtonte Ramës në distancë edhe partnershipin e fortë me një tjetër superfuqi, atë botërore të SHBA. Rama ndërkaq, në këtë vizitë të planifikuar në një datë ndryshe, arriti që me influencën e tij të spostonte takimin e vetë Vëllait të Madh në Presidencën e zhurmshme, dhe të vazhdojë në binarin e tij që ka zgjedhur, Turqinë.

A do ta zbatojë Rama iradenë e Pashait të tij?

A do të largohen gylenistët nga ky vend, sipas asaj që Erdogan e konsideroi vetë si një rrezik real edhe për Shqipërinë?

A do të procedohen ata, apo do të importohen si element për drejtësinë e shtetit turk.

Xhamia e restauruar u inaugurua, marrëveshje u bënë shumë, por mesazhi i Presidentit turk në aulën qendrore të ligjbërjes e ligjvënies, në Parlament ishte i prerë, deri edhe në formë imperative: Ndaloni gylenistët, ndryshe ju lamë…!

Tani topi është në fushën e Ramës, për pak kohë testimi, në lidhje me reagimin shtetëror dhe të Agjencive ligjzbatuese, gjithmonë nëse reagimi do të jetë përkthyer si një urdhër vëllai, apo ka mbetur e do të mbesë në nivelet e një mesazhi politik.

Etiketa: ErdoganIradejakryesore2Tiranevezir

Lajme të lidhura

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve
Breaking Views

Kush përfiton nga qentë e rrugës? Si kthehet kafshimi i fëmijëve në biznes për shoqatat e qenve

21:50 - 09/01/26
SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm
Editorial

SPAK merret me letra, Balluku e djeg me festa! Zëvendeskryeministrja shkund Tiranën në lokalin e famshëm

22:48 - 20/12/25
‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Para
Beniada “eskortë” e Silvio Berlusconit (Publikohen imazhet)

Beniada “eskortë” e Silvio Berlusconit (Publikohen imazhet)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çdo gjë përfundon në këmbët e Belindës”, Berisha karikon të rinjtë e FRPD para protestës: Ngrihuni si në Serbi!
Breaking Views

“Çdo gjë përfundon në këmbët e Belindës”, Berisha karikon të rinjtë e FRPD para protestës: Ngrihuni si në Serbi!

19:12 - 23/01/26

Kreu i PD Sali Berisha po zhvillon një diskutim me të rinjtë e FRPD, ku mes të tjerash ai e...

Lexo më shumë
“E ka vënë përpara kreun e PD”/ Kulluri: Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot!

“E ka vënë përpara kreun e PD”/ Kulluri: Salianji i vetëm përballë Kryesisë dhe Berishës, i ka mbushur sallat plot!

19:00 - 23/01/26
Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë

Dokumenti/ Irena Gjoka nuk u informua për dënimin në 2005 në Greqi. Vendimi, jo i formës së prerë

18:13 - 23/01/26
Raporti OECD: Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara

Raporti OECD: Presioni fiskal në Itali rritet, ndër më të lartët në vendet e zhvilluara

17:58 - 23/01/26
Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë

Shiste lëndë narkotike të ndarë në doza, pranga 50-vjeçarit në Korçë

17:40 - 23/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com