GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Iraku rrëzon dy dronë mbi bazën ku janë të vendosura trupat e SHBA-së

11:17 - 06/06/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Iraku rrëzon dy dronë mbi bazën ku janë të vendosura trupat e SHBA-së

epa09193874 Smoke and flames seen rising up after an Israeli airstrike in the northern Gaza strip, 12 May 2021. At least 40 people were killed in Gaza and five in Israel as tensions have escalated in the region, leading to the heaviest offensive between Israelis and Palestinians in years. The retaliatory airstrike was launched after over 130 rockets were fired by Hamas on Israeli cities amid ongoing clashes. EPA/HAITHAM IMAD

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ushtria e Irakut tha se ka rrëzuar dy dronë, të cilët po fluturonin mbi një bazë ajrore, ku janë të vendosura forcat amerikane. Ky rast ndodhi vetëm një muaj, pasi e njëjta bazë ishte cak i një sulmi nga një dron.

Sistemi i mbrojtjes së ushtrisë amerikane, C-RAM u aktivizua dhe qëlloi dronët, që po fluturonin më 6 qershor, mbi bazën Ain al-Assad rreth orës 12:30 sipas kohës lokale, tha ushtria irakiane.
Më 8 maj, ndodhi një sulm me dron mbi këtë bazë ajrore, që gjendet në provincën Anbar. Por, nga ky sulm nuk kishte të plagosur.

Ndërkaq, zëdhënësi i koalicionit ushtarak në Irak që udhëhiqet nga SHBA-ja, tha se disa orë para rrëzimit të dronëve ishte rrëzuar edhe një raketë mbi aeroportin e Bagdadit dhe në këtë rast “nuk u shkaktuan dëme në njerëz dhe dëme materiale”. Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet. Por, zyrtarët amerikanë kanë fajësuar milicitë e mbështetura nga Irani, që vazhdimisht sulmojnë interesat amerikane në Irak, përfshirë trupat, Ambasadën në Bagdad apo konvojet irakiane, që bartin furnizime për forcat e huaja. Në muajin mars, në një bazë në perëndim të Irakut, që janë të vendosura trupat e koalicionit që udhëhiqet nga SHBA-ja dhe kontraktorët, ishte goditur me dhjetë raketa. Në këtë sulm, u vra një kontaktor.

Grupet paramilitare, të lidhura me Iranin kanë kërkuar nga të gjitha trupat e huaja – përfshirë 2.500 trupat amerikane – që të largohen nga Iraku, duke thënë se prezenca e tyre në këtë shtet paraqet okupim. Koalicioni i udhëhequr nga SHBA-ja, misioni i të cilit është të luftojë militantët e Shtetit Islamik, vazhdon të jetë i vendosur në Irak. Ky shtet po ashtu është nikoqir i misionit të udhëhequr nga NATO-ja, që trajnon forcat e sigurisë irakiane.

Etiketa: droneIranSHBA

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Para
Vrasja e Kudrejt Saliajt nga ish-vjehrri, familjarët e viktimës: Janë traumatizuar fëmijët

Vrasja e Kudrejt Saliajt nga ish-vjehrri, familjarët e viktimës: Janë traumatizuar fëmijët

TË FUNDIT

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26

Andrea Shllaku nuk do të jetë më zëvendësministër i Mbrojtjes, pasi Këshilli i Ministrave vendosi ta lirojë nga detyra. Në...

Lexo më shumë
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26
RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

RYANAIR hap bazën në Tiranë me 4 avionë (400 MILIONË USD investim) sjell rritje rekord në Shqipëri

19:35 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com