GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Shtëpia e Bardhë ul pritshmëritë për negociata me Iranin, nafta kapërcen sërish mbi 100 dollarë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Trump publikon të dhënat, ja sa familje nga Shqipëria dhe Kosova përfitojnë ndihmë sociale në SHBA
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se planet për bisedime me Iranin mbeten “fluide”, duke paralajmëruar se çdo spekulim nuk duhet të konsiderohet përfundimtar derisa të ketë njoftime zyrtare.

Kjo vjen pas deklaratave kontradiktore mes presidentit amerikan Donald Trump dhe kryetarit të parlamentit iranian lidhur me mundësinë e negociatave për konfliktin në vazhdim.

Trump ka pohuar se ka shtyrë me pesë ditë sulmet ndaj centraleve energjetike iraniane pas bisedimeve “produktive” me Teheranin, ndërsa pala iraniane i ka cilësuar këto pretendime si “lajme të rreme”.

Të shtunën, Trump i kishte dhënë Iranit një afat 48-orësh për të hapur Ngushticën e Hormuzit, duke paralajmëruar se në të kundërt SHBA do të “shkatërronte” infrastrukturën energjetike të vendit. Megjithatë, të hënën ai deklaroi se kishte vendosur të shtynte sulmet pas komunikimeve pozitive me Teheranin.

Nga ana tjetër, një zyrtar i lartë iranian i tha CBS News, se Irani ka marrë disa propozime nga SHBA përmes ndërmjetësve dhe ato janë duke u shqyrtuar.

Sipas CBS, ky hap mund të shërbejë si paraprirës për bisedime të mundshme, por negociatat nuk janë ende të konfirmuara.

Edhe Shtëpia e Bardhë ka bërë thirrje për kujdes, duke theksuar se situata mbetet e paqëndrueshme dhe se nuk ka asnjë takim të konfirmuar mes përfaqësuesve të lartë të dy vendeve.

Zëdhënësja për shtyp, Karoline Leavitt, u shpreh se këto janë diskutime diplomatike të ndjeshme dhe SHBA nuk negocion përmes mediave.

Ndërkohë, zhvillimet kanë ndikuar edhe në tregjet globale të energjisë. Çmimi i naftës Brent është rikthyer mbi 100 dollarë për fuçi, duke arritur në rreth 103.69 dollarë në tregjet aziatike, ndërsa nafta amerikane Nymex është rritur gjithashtu.

Rritja e çmimeve vjen pasi më herët ato pësuan rënie të fortë, pas vendimit të Trump për të shtyrë sulmet ndaj Iranit dhe sinjaleve për një marrëveshje të mundshme paqeje. Megjithatë, investitorët mbeten të pasigurt, duke marrë në konsideratë mohimet e Teheranit për zhvillimin e bisedimeve me SHBA-në.

 

Etiketa: Irannafta

Lajme të lidhura

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin
Botë

Kriza në Ceuta, Meloni kërkon pezullimin e Schengenit me Spanjën, Finlanda dhe Suedia e mbështesin

17:00 - 31/07/26
Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët
Aktualitet

Tentoi të largohej nga trafiku i drogës, shqiptarit i bëjnë atentat dy bashkëatdhetarët

15:09 - 29/07/26
Para
Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë

Ilir Daja e la në stol te Dinamo! Sylvinho befason me vendimin, e nxjerr në stërvitje me kuqezinjtë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com