GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Irani ashpërson dënimet kundër publikuesve të “lajmeve të rreme”

15:00 - 21/12/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani ashpërson dënimet kundër publikuesve të “lajmeve të rreme”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ligjvënësit iranianë të linjës së ashpër kanë propozuar një plan për të vendosur dënime më të ashpra ndaj atyre që publikojnë lajme që mendohet se kanë “pasoja negative sociale”. Sipas planit, ata që publikojnë në media “lajme të rreme” apo “fake news” do të jenë përgjegjës për pasojat negative sociale që rrjedhin prej tyre. Rregullat do të “zbatohen për çdo lloj lajmi”.

Mohammad Taghi Naqdali, një anëtar i Komisionit ligjor të Parlamentit iranian, tha se ndjekja penale dhe ndëshkimi nuk kufizohen vetëm për ata që publikojnë lajme me pasoja negative, por “dënimi është përcaktuar edhe për individët ose mediat që ekzagjerojnë lajmin”.

Agjencia e lajmeve Tasnim, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), e quajti planin kundërmasë ndaj protestave mbarëkombëtare në Iran, me synimin për të fituar më shumë kontroll mbi përdoruesit e mediave sociale.

Më 8 dhjetor, Irani kreu ekzekutimin e parë, që lidhet me protestat anti-qeveritare.

Mijëra iranianë kanë protestuar në mbarë vendin që kur Mahsa Amini vdiq në shtator teksa ishte në paraburgim. Ajo po akuzohej nga autoritetet se kishte shkelur rregullat e veshjes së hixhabit, apo shamisë së kokës.

Qeveria iraniane nisi shtypjen brutale, dhe shpesh vdekjeprurëse, të protestave. Ndërkaq, ligjvënësit kanë kërkuar dënime të ashpra për demonstruesit.

Protestat aktuale në Iran janë shndërruar në sfidën më të madhe për udhëheqjen e vendit që nga Revolucioni Islamik i vitit 1979.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore kanë paralajmëruar Teheranin kundër shqiptimit të dënimeve me vdekje për protestuesit, pas proceseve të përshpejtuara gjyqësore, që disa i kanë cilësuar si drejtësi “të rremë”. REL

Etiketa: IranlajmeParlament

Lajme të lidhura

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit
Botë

SHBA heq përkohësisht sanksionet për naftën e bllokuar ruse, synohet ulja e çmimit global të karburantit

15:25 - 13/03/26
Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26
Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Para
Tensionet në veri, NATO: Siguria në Kosovë, faktor kyç për BP

Tensionet në veri, NATO: Siguria në Kosovë, faktor kyç për BP

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin
Aktualitet

SPAK ekstradon nga Anglia trafikantin shqiptar të armëve, Londra merr vendimin

19:45 - 13/03/26

Një prej personave të kërkuar nga SPAK nën dyshimin si i përfshire në trafikun e armëve nga Shqipëria drejt Anglisë...

Lexo më shumë
Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

Përkrahje e autorëve në krim dhe shpërdorim detyre, tri masa sigurie ndaj oficerit të policisë

19:20 - 13/03/26
Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

Lëndohen dy persona nga përplasja e dy automjeteve në rrugën Korçë–Ersekë

17:01 - 13/03/26
Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

Dështon përpjekja e Ballukut në GJKKO, mbetet në fuqi masa e pezullimit

16:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com