GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Irani mbyll kompaninë pasi punonjëset shfaqen pa shami

09:26 - 25/07/23
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani mbyll kompaninë pasi punonjëset shfaqen pa shami
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoritetet iraniane kanë mbyllur zyrat e njërës prej kompanive më të mëdha tregtare në vend dhe filluan menjëherë procedurat gjyqësore pasi u publikuan në internet fotografi ku duken punonjëset pa shaminë e detyrueshme të kokës, njoftuan mediat gjysmë-zyrtare.

Duket se ky veprim është bërë në kuadrin e një fushate të re të njoftuar javën e kaluar për të imponuar kodin islamik të veshjes, gati një vit pasi policia e moralit u zhduk pothuajse nga rrugët e Iranit pas protestave të mëdha.

Kompania Digikala, e njohur ndryshe edhe si kompania Amazon e Iranit, duket se ka shkelur rregullat duke publikuar fotografi nga një takim i kompanisë ku disa punonjëse nuk kanë hixhab.

Kompania ka mbi 40 milionë përdorues aktivë në muaj dhe nëpërmjet saj tregtojnë në rrugë elektronike rreth 300 mijë biznese. Iranianët janë përgjithësisht të përjashtuar nga kompanitë tregtare perëndimore, siç është Amazon, prej sanksioneve perëndimore të vendosura për shkak të programit bërthamor të vendit.

Faqja në internet e të përditshmes iraniane Hamshahri, e cila funksionon në kuadrin e bashkisë së kryeqytetit Teheran, njoftoi të dielën se një prej zyrave të kompanisë Digikala ishte mbyllur, por se faqja e internetit vazhdonte funksionimin.

Faqja në internet e gjyqësorit iranian tha se janë hapur çështje gjyqësore në lidhje me fotot, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Protestat mbarëkombëtare filluan vjeshtën e kaluar pasi 22-vjeçarja Mahsa Amini vdiq ndërsa mbahej nën arrest nga policia e moralit. Ajo ishte ndaluar për shkelje të kodit të veshjes, që kërkon veshje konservatore si për burrat ashtu edhe për gratë, si dhe që gratë të mbulojnë flokët në publik.

Protestat, në të cilat gratë luajtën një rol kryesor, u përshkallëzuan në thirrje për rrëzimin e teokracisë në Iran, e cila mori pushtetin pas revolucionit të vitit 1979. Autoritetet u përgjigjën me masa të rënda shtypëse, me mbi 500 protestues të vrarë dhe gati 20 mijë të arrestuar. Protestat përgjithësisht u shuan gjatë fillimit të këtij viti, por ekzistojnë ende shenja pakënaqësish të mëdha.

Pasi filluan protestat, policia e moralit nuk shfaqej më nëpër rrugë dhe shumë gra, në veçanti në Teheran dhe në qytete të tjera, nuk mbanin më hixhabin.

Por, zyrtarët këmbëngulën gjatë periudhës së krizës se rregullat nuk kishin ndryshuar. Klerikët në pushtet e konsiderojnë hixhabin si një ndër shtyllat e Republikës Islamike dhe veshjen me stil perëndimor si shenjë të dekadencës.

Javën e kaluar, policia e moralit u rikthye nëpër rrugë dhe zyrtarët njoftuan fillimin e një fushate të re për t’i detyruar gratë që të mbajnë hixhabin./VOA/

 

 

Etiketa: GraIrankompani

Lajme të lidhura

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime
Botë

Breshëri i fortë godet aeroportin e Romës, shtyhen dhe anulohen fluturime

20:45 - 12/03/26
Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Para
Babai denoncon largimin e vajzës, policia nis kërkimet

Rrahu motrën dhe theu orenditë e banesës, kapet i riu

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?
Aktualitet

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26

Pasi kishin heshtur për muaj me radhë, katër kanale në Telegram që i shërbejnë të ashtuquajturit grupi “Homeland Justice” u...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com