GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Irani thotë se do të rikthehet në bisedimet për marrëveshjen bërthamore

20:36 - 24/09/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Irani thotë se do të rikthehet në bisedimet për marrëveshjen bërthamore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Irani thotë se “shumë shpejt” do të rikthehet në negociatat për ringjalljen e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015.

Fuqitë perëndimore janë të shqetësuara me ngecjen e bisedimeve që zhvillohen në Vjenë, pasi raportet e Agjencisë për Energjinë Bërthamore kanë thënë se Teherani ka pasuruar edhe më shumë uraniumin, i cili nëse arrin shkallën 90 për qind, mund të përdoret për bombë bërthamore.

“Ne me siguri do të vazhdojmë negociatat që i shërbejnë të drejtave dhe interesave të kombit tonë”, tha ministri i Jashtëm iranian, Hossein Amir-Abdollahian, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork më 24 shtator.

Këtë vit Irani ka zhvilluar gjashtë raunde bisedimesh me fuqitë botërore në Vjenë me qëllim të ringjalljes së marrëveshjes bërthamore, e cila u braktis nga ish-presidenti amerikan, Donald Trump, në vitin 2018.

Negociatat, të cilat zhvillohen në Vjenë, kanë ngecur, pjesërisht për shkak të zgjedhjeve iraniane që e sollën në pushtet presidentin e linjës së ashpër, Ebrahim Raisi.

Një zyrtar i lartë amerikan më 23 shtator shprehu zhgënjimin në rritje për mungesën e gatishmërisë iraniane për t’iu rikthyer bisedimeve.

“Tani për tani nuk ka asnjë sinjal pozitiv se Irani është gati të kthehet në bisedime,” u citua zyrtari të ketë thënë ky zyrtar në kushte anonimiteti.

Më 21 shtator presidenti iranian, i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se Irani i konsideron bisedimet e dobishme “rezultati përfundimtar i të cilave është heqja e të gjitha sanksioneve shtypëse”.

Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan Joe Biden i tha Asamblesë se Shtetet e Bashkuara do t’i kthehen marrëveshjes bërthamore “plotësisht” nëse edhe Teherani e bën të njëjtën gjë. / REL

Lajme të lidhura

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit
Botë

Izraeli bombardon centralin bërthamor të Iranit

14:29 - 12/03/26
Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi
Botë

Tragjedi në Zvicër, autobusi shpërthen në flakë, 6 viktima dhe 5 të plagosur, ja dyshimi

22:54 - 10/03/26
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët
Botë

Të shtëna me armë pranë Konsullatës Amerikane në Toronto, policia bllokon rrugët

13:12 - 10/03/26
Para
Basha në krye të PD, ish-presidenti fajëson Berishën

Basha në krye të PD, ish-presidenti fajëson Berishën

TË FUNDIT

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi
Breaking Views

Federata motivon Poloninë para Shqipërisë, premio në rast kualifikimi

17:44 - 12/03/26

Polonia pret Shqipërinë në 26 mars, në kuadër të gjysmëfinales së Play Off të Botërorit. Federata Polake ka vendosur që...

Lexo më shumë
Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

Suedia: Hyrja në BE kërkon ndjekje penale të korrupsionit në nivelet më të larta

17:26 - 12/03/26
‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

‘Asnjë kalë Troje brenda BE’- Komisionerja e Zgjerimit të BE flet për vendet kandidate

17:08 - 12/03/26
Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

Gara për drejtuesin e Policisë së Shtetit, ja lista me 16 kandidatë, aplikojnë dhe 2 gra

16:54 - 12/03/26
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e ish-presidentit, Ilir Meta për lirimin nga burgu

16:17 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com