GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ironia e qytetarit: Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është më e mirë se kjo…

13:18 - 03/03/26
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ironia e qytetarit: Nuk pati daulle! Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh është  më e mirë se kjo…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot është hapur për qarkullim aksi Librazhd -Prrenjas që kishte të paktën dy jave që ishte mbyllur për shkak se rruga u shemb pas ndërhyrjeve në afërsi të trasesë nga firmat që ndërtonin rrugën re.

Një qytetar, i cili pati mundësinë të ishte shoferi i parë që përshkoi segmentin e ri rrugor, ka folur më një ironi therese për sjelljnë e organeve të pushtetit vendor dhe qëndror.

Ai e ka cilësuar me ironi rrugën provizore si një “kantier të madh e vepër më madhështore” që se kishte parë ndonjëherë në Evropë.

“Bravo u qoftë! Hallall t’i kenë tërë ato që kanë marrë e inshallah marrin e ca të tjera,” tha ai, duke aluduar për vjedhjet e qeveritarëve.

Për një inaugurim të tillë do të duheshin “kulaç e daulle”, duke ironizuar me projekte të tjera ku festimet u kanë paraprirë përfundimit të punimeve.

“Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh ishte më e mirë se kjo që kanë bërë këta këtu,” deklaroi shoferi. Ai nuk kurseu as kritikat ndaj vetë qytetarëve, duke shtuar: “Po bravo i qoftë këtij populli që i përkrah, që u rri mbrapa.”

Qytetari: Bravo u qoftë! Kurrë qeverisje, sa qeverisje ka, kantier më të madh e vepër më madhështore se kjo në tërë Evropën s’kam parë. Bravo u qoftë! Hallall t’i kenë tërë ato që kanë marrë e inshallah marrin e ca të tjera.

Gazetari: Si ndihesh që je mjeti i parë që hyn sot në këtë…

Qytetari: O, kënaqësi e madhe! Domethënë autostradë me tetë korsi s’kam kaluar ndonjëherë, po do ta shikojmë nga mesi thonë është më e bukur.

Gazetari: Do ishte më bukur të kishim dhe tupana sot?

Qytetari: Sot do ishte mirë të kishim kulaç, të kishim daulle, si ajo e asaj Qafë-Plloçës që më parë u ça rruga se daullja.

Gazetari: Si kanë qenë këto 11 ditë për juve?

Qytetari: Këto 11 ditë kanë qenë bukuri fare. Kemi bërë një shëtitje andej, nëpër ato gropat, në fushën e Romakëve. Rruga që kanë bërë Romakët para 2000 vjetësh ishte më e mirë se kjo që kanë bërë këta këtu.

Gazetari: Si ka mundësi?

Qytetari: Po si, nuk e di, e dinë këta shefat, këta drejtora, këta qeveritarët që na drejtojnë. Po bravo i qoftë këtij populli që i përkrah, që u rri mbrapa. S’i mbajnë familjen me bukë se s’kanë faj e këta. Shyqyr se. Po të ishte gjallë  Enver, me lopata i kish bërë këta. Edhe nja 50 veta nga këta i kish varur aty në shtyllë.

Etiketa: qytetarromakerruge

Lajme të lidhura

Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit
Aktualitet

Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit

11:45 - 29/03/26
Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet
Aktualitet

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet

16:12 - 28/03/26
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë
Aktualitet

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

15:36 - 28/03/26
Para
Berisha: Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra

Berisha: Rama integrimin e shikon jo në BE por me Vuçiç, misioni ynë është ta shporrim nga zyra

Discussion about this post

TË FUNDIT

Niko Peleshi konfirmon sherrin në Grupin e PS: S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime
Breaking Views

Niko Peleshi konfirmon sherrin në Grupin e PS: S’jemi formacion ushtarak kishte diskutime

12:42 - 29/03/26

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka reaguar për debatin mes ministres Erjona Ismailaj dhe socialistes Elisa Spiropali pas debateve në...

Lexo më shumë
Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së

Mesazhi i koduar i Spiropalit një ditë pas përplasjes me Ramën në Grupin e PS-së

12:24 - 29/03/26
Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit

Vodhën argjendarinë në Pogradec, arrestohet banda e Laçit

11:45 - 29/03/26
“Zgjohuni sa nuk është vonë”, ish-ministri socialist kritikon Ramën pas debateve në mbledhjen me deputetët

“Zgjohuni sa nuk është vonë”, ish-ministri socialist kritikon Ramën pas debateve në mbledhjen me deputetët

11:17 - 29/03/26
Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës

Nafta u rrit sërish, Rama shpjegon “shkencën” e Bordit të Transparencës

10:45 - 29/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com