GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ironia e rritjes së pagave

në Aktualitet, Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironia e rritjes së pagave
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në garën e ethshme rajonale, Shqipëria nuk ka arritur të shkëlqejë gjatë dekadave të fundit.

Faktet dhe statistikat e kanë renditur atë pothuajse gjithnjë në fund.

Të ardhurat për frymë në vitin 2021 ishin sa 32% e mesatares europiane, duke lënë pas vetëm Kosovën, me një përmirësim prej vetëm një pikë përqindje në raport me vitin e mëparshëm.

P.sh., për Maqedoninë e Veriut, treguesi u përmirësua nga 38% e mesatares së BE-së në 42% për të njëjtën periudhë.

Për Serbinë, treguesi është 44%, për Malin e Zi, 48% (nga 45% në 2020-n). Edhe Bosnjë-Hercegovina renditet përpara Shqipërisë, me 33% të mesatares së BE-së.

Edhe në treguesin tjetër, atë të Konsumit Individual për Frymë (AIC), që mat konsumin sipas barazisë së fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Shqipëria renditet po e fundit, me 39% të mesatares së Bashkimit Europian, njësoj me vitin e kaluar dhe shumë më e ulët se mesatarja prej 48% e vendeve kandidate (përjashtuar Turqinë).

Edhe në garën për tërheqjen e investimeve, Shqipëria shpesh ka dalë e humbur. Indeksi Global i Mundësive 2023 e rendiste Shqipërinë në vendin më pak tërheqës në rajon sa u takon mundësive që investitorët shohin për të investuar.

Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë arritur që të tërheqin kompani, të cilat kanë sjellë investime me vlerë të shtuar dhe njohuri. Ndërsa Maqedonia e Veriut ka konkurruar dhe me zonat e lira dhe taksa më të ulëta (Shqipëria rriti tatimfitimin nga viti 2014).

Serbia, që ka taksa të ngjashme me ne, ia ka dalë të tërheqë sidomos investime në teknologjinë e informacionit. Sipas një guide të qeverisë për sektorin e teknologjisë dhe informacionit (TIK), Serbia tani gjeneron 10% të PBB-së së saj nga sektori i TIK-ut, duke qenë ndër katër sektorët kryesorë të eksportit, së bashku me çelikun, makinat dhe bujqësinë.

Rritja ekonomike më e qëndrueshme ka sjellë dhe të ardhura më të larta në buxhet. Shqipëria dhe Kosova janë dy shtetet me të ardhurat më të ulëta në buxhet, në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto, nën 30%, ndërsa në shtetet e tjera, treguesi luhatet mes 30-40% të PBB-së.

Modeli i zhvillimit të rajonit, i orientuar nga tërheqja e investimeve të huaja me vlerë të shtuar të lartë, në kontrast me Shqipërinë, që ka ende si avantazh konkurrues krahun e lirë të fuqisë punëtore dhe ka orientuar kapitalin e lirë kryesisht në ndërtim, i ka mundësuar Serbisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Bosnjë-Hercegovinës të kenë paga rreth 40% më të larta, si në sektorin privat, ashtu dhe atë shtetëror.

Është e qartë se modeli shqiptar i zhvillimit nuk ka arritur të përcjellë paga të larta në ekonomi. Por, atë që normalisht e bëjnë kërkesa dhe oferta, si dhe produktiviteti i kapitalit njerëzor dhe financiar, po nxiton t’i kundërvihet qeveria.

Në një “inat” rajonal, kryeministri shqiptar po premton në mënyrë “revolucionare”, që paga mesatare brenda një periudhe dyvjeçare do të shkojë në 900 euro, afër mesatares rajonale, në pamje të parë, duke rritur presionin për sektorin privat, nëpërmjet administratës, për ata që kryeministri i quan si kapitalistë, që “shfrytëzojnë punëtorin e thjeshtë”.

Por, votimi i fundit tregoi se nuk është qëllimi që nga rritja e pagës së administratës të shtohet presioni mbi tregun, as nuk niset nga nevoja për frenim emigracioni (në masë po ikin infermierë e mjekë të thjeshtë që janë në nivelin e poshtëm të rritjes së pagës), as në të mirë të atyre që paguhen me pagë minimale dhe as indeksimi me inflacionin.

Të gjitha këto plasën si flluska sapuni dhe përfunduan në rritje të mprehtë të pagës reale të kupolës së lartë të institucioneve (presidenti, kryeministri, deputetët, ministrat) me indeksim shumëfish inflacionin, që në thelb, thelloi diferencën me nivelet më të ulëta të administratës dhe të punonjësve publikë, si mjekë e mësues, duke treguar se kapitalisti vërtet shfrytëzues, në fakt, është qeveria shqiptare.

Ironikisht, ky veprim i kryeministrit, qeverisë shqiptare dhe votimit në Kuvend ngjan si pasqyrim i anasjellë i një shprehjeje popullore: U mbars miu (paga e “vegjëlisë”) dhe polli një mal (pagat e kupolës shtetërore).

Në fund, i gjithë debati i pagave, presioni mbi biznesin si fajtorët kryesorë që po emigron krahu i punës, apo dhe gjithë populizmi gjatë fushatës për këtë temë, si gjithmonë, prodhoi të kundërtën e asaj që pritej.

Mbase për një gjë duhet të jemi të qetë, deputetët dhe kupola e lartë e shtetit, të paktën, nuk do të kenë tashmë arsye për të emigruar. /Monitor

Etiketa: ironiapaga me te mira

Lajme të lidhura

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat  e Myzeqesë mbeten pa ujitje
Breaking Views

Çahet argjinatura e kanalit në liqenin e Thanës, tokat e Myzeqesë mbeten pa ujitje

15:09 - 21/06/26
Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin
Aktualitet

Humb jetën një person në rrugën Fushë Krujë-Laç nga përplasja e makinës me motorin

15:00 - 21/06/26
Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana
Aktualitet

Durrës/ Mbytet në det një fëmijë nga Tirana

13:20 - 21/06/26
Para
Përsëri tensione në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës

Përsëri tensione në veri të Kosovës, policia hedh gaz lotsjellës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë
Sport

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

Belgjika është ndalur sërish në Botëror, duke barazuar pa gola, kësaj radhe me Iranin. Takimi i luajtur në Kaliforni, nisi...

Lexo më shumë
Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

Momente tensioni me grupin e organizatorëve të protestës: Mos prek me dorë!

23:03 - 21/06/26
Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

Ultimatum nga diaspora: Nëse deri nesër nuk jep dorëheqje, nuk lëvizim më nga ky shesh!

22:09 - 21/06/26
Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

Taulant Balla prishet me Gaz Demin e Partizanit, përfiton Demrozi i Egnatias

21:11 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetgrandpashabetbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetholiganbetcasibomcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis