GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ironizon Berisha: Rama dekoron Skapin me Medaljen e Artë të Partisë

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Ironizon Berisha: Rama dekoron Skapin me Medaljen e Artë të Partisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryedemokrati Sali Berisha thekson se kryeministri Edi Rama doli dje krenar dhe i gëzuar pasi SPAK shpëtoi nga burgu, ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqja për aferat korruptime në koncesionin e sterilizimit.

“Për të gjithë këtë sukses Rama i papërmbajtur shpertheu i mallëngjyer dje nga gëzimi dhe klithi i ngazëlluar: Lumë si ne që krijuam Skapin për të shpëlarë krimet tona dhe vendosi t’i dekorojë skapistët e tij kamikazë me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë”, shkruan ndër të tjera Berisha.

Postimi i plotë

Rama dekoron Skapin me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë!

Motivimi: treguan guxim të jashtëzakonshëm shpëtimin e Beqjës së tij nga qelia!

Lumë ne që kemi Skapin të na shpëlajë krimet tona!

Të dashur miq, Edi Rama doli para mediave dje shend e verë për të festuar krenarisht shpëtimin nga Skapi i Partisë të Ilir Beqjës nga burgu pas arrestimit të 8 zyrtarëve dhe një biznismenit për aferën korruptive të sterilizimit. Gëzimi i papërmbajtur i Ramës ishte logjik, mbasi falja e Beqjës, jo vetëm shpëtimin e parave që kanë ndarë së bashku në vjedhjen e dytë të shekullit, por shënonte truimfin e kontrollit të tij total me Skapin e Partisë dhe funksionimin e përsosur të platformës së tij të kokave të turkut për publikun. Falja Beqjes ishte goditja më dëshpëruese që ju dha besimit të atyre që prisnin drejtësi për vjedhjen e dytë të shekullit mbasi firma e zezë Ilir Beqjës është në tre nga katër PPP e kësaj vjedhje e cila me çmimet minimale ju kushton zyrtarisht shqiptarëve 450 milion euro ndërsa me çmimet e hajnisë do kushtojë 900 milion deri në 1 miliard euro.

Hajduti Ilir Beqja ishte i pafalshëm sepse në aferën e sterilizimit ai është përgjegjësi absolut mbasi është personi që në kundërshtim flagrant me ligjet ka:

1- firmosur për hapjen e koncesionit të sterilizimit.

2- firmosur pikëzimin e kompanive pjesëmarrëse në garë duke i dhënë kompanisë së tij me Ilir Rrapajn të themeluar vetëm 1 muaj më parë me gjithsej me 1 mijë euro kapital, dyfishin e pikëve në krahasim me rivalin e tij në garë. Shtoj këtu se në një qeveri të vërtetë kurrë ministri nuk mund të merret me pikëzimin. Kjo ndodh vetëm në shpellën e Ali Babas apo Edi Ramës.

3- firmosur kontratën antiligjore të koncesionit me të cilën është rritur 3-6 herë kostoja e sterilizmit duke grabitur spitaleve dhjetra e dhjetra milion euro. Por me kriminalja duke dënuar me vdekje dhe qindra e qindra të sëmurë që mbeteshin pa u operuar sepse spitalet nuk përballonin dot pagesat që duhet t’i bënin kompanisë gjakpirëse Beqja-Rrapaj.

4- ka firmosur faljen kompanisë së tij Beqja-Rrapaj të aparturës ultarmoderne të sterilizimit të blerë me fonde publike në fillim të vitit 2013 sëbashku me ambjentet e reja për këtë procedurë.

Perveç këtyre Beqja ka fshehur ndaj komisionit parlamentar dhe deputetëve dosjen e krimit të tij.

Së fundi SPAK ka faktuar në mënyrë të pakundërshtueshme se Beqja, Rrapaj, Rjepaj ishin një bandë hajdutësh mafioz të pamëshirë të pandarë që lëviznin së bashku brenda dhe jashtë vendit.

Por me gjithë këto përgjegjësi ligjore dhe penale të rënda të Beqjës, guximtarët e partisë në Skapin e saj vendosën ashtu siç thotë Old Majer : Beqja nuk ka ngënë dardha të prishura dhe pikë, nuk e luan as topi.

Këta fanatik të Partisë nuk mund të harronin kurrë mundin e madh të Edi Ramës në daljen zot, mbrojtjen nga Edi Rama me pinca dhe gërshërë të thyera në dorë, nga studio në studio të kompanisë Beqja-Rrapaj. Ata insanë se në të tjerët janë! Edhe ata kishin dëgjuar se Beqja qerrataj thoshte poshtë e përpjetë nën zë se vllajo kjo vjedhje është, por paratë nuk i kam marrë une por… dhe ngrinte sy dhe vetulla lartë!

Për të gjithë këtë sukses Rama i papërmbajtur shpertheu i mallëngjyer dje nga gëzimi dhe klithi i ngazëlluar: Lumë si ne që krijuam Skapin për të shpëlarë krimet tona dhe vendosi t’i dekorojë skapistët e tij kamikazë me Medaljen e Artë të Mirënjohjes së Partisë.

 

Etiketa: berishaKryesore1medaljeRama

Lajme të lidhura

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…
Breaking Views

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin
Breaking Views

Projekti i Kushner në Zvërnec/ Ekonomisti i njohur amerikan: Në Shqipëri, korrupsioni vjen me territorin

12:00 - 12/07/26
Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët
Breaking Views

Dua Lipa kritikon Ramën në podcastin me Lea Ypin: Është shqetësuese që Qeveria nuk pyet qytetarët

10:26 - 12/07/26
Para
Lacio prezanton drejtorin e ri, pasardhësin e Igli Tares

Lacio prezanton drejtorin e ri, pasardhësin e Igli Tares

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë
Aktualitet

“Ketaminë”, “MDMA”, “Ekstazi” në lokalet e plazheve, arrestohen 5 persona, mes tyre dy italianë

16:44 - 12/07/26

Goditet një grup i dyshuar për shpërndarje droge në Vlorë, arrestohen pesë persona, mes tyre dy shtetas italianë Një operacion...

Lexo më shumë
Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

Kanye West në Tiranë, Rama bën llogaritë: Koncerti e bëri më të madhe bukën, edhe për pensionistët

16:13 - 12/07/26
Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

Foto e Aleksandër Koçekut vrarë në pritë në Dukagjin

15:11 - 12/07/26
‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

‘Ka torturuar një vajzë për florinj’, Malaj i bën “ekografi” Xhafajt: Shiti Nanon, e kaluara do ta ndjekë…

14:44 - 12/07/26
Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

Dhunuan të miturën dhe e xhiruan momentin, jepet vendimi i gjykatës për tri vajzat

14:32 - 12/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com