GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ironizon Këlliçi: Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë

10:18 - 13/02/26
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
‘Berisha mund të vizitojë SHBA-në’, reagon Këlliçi: Të fala Sorosit!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka denoncuar situatën e tensionuar politike në vend.Ai  tha se, opozitës po i mohohet e drejta e fjalës në mënyrë permanente, ndërsa ka zbuluar se ndaj tij ka nisur procedim penal për “kundërshtim të forcave të rendit” në një protestë ku nuk ka qenë i pranishëm.

Duke komentuar seancën e fundit parlamentare, Këlliçi tha se është i përjashtuar deri më 3 mars bashkë me pesë kolegë të tjerë, duke e cilësuar “qesharak” dhe “të turpshëm” arsyetimin e Komisionit të Etikës se kishin rrezikuar jetën e kolegëve në parlament.

Këlliçi pohoi se kolegu i tij opozitar “është ende i shtruar në spital me plagë serioze, për shkak të goditjeve nga forcat e rendit, pa patur asnjë lloj konfrontimi me ta”.

“Pamjet e dhunës ndaj një deputeti, sipas tij, nuk i përkasin një vendi normal, duke shtuar me ironi se për mazhorancën “mund të jenë pamje të bukura që goditet një deputet i opozitës, rrihet me shkopa gome dhe i hidhet spray djegës në fytyrë”.

Me shaka dje një pjesë e kolegëve më thonin që ore, nuk e ka vëmendjen Niko Peleshi se mund të përjashtohesh edhe këtu nga seanca, edhe pse nuk je në seancë, edhe pse jam i përjashtuar, deri në datë 3 mars

Së bashku me pesë kolegë të tjerë. Sepse kam rrezikuar jetën e kolegëve në parlament në seancën e datës 19. Ky ka qenë arsyetimi i Komisionit të Etikës dhe vendimmarrja e turpshme e Byrosë së Kuvendit që është krejtësisht qesharake.

Ndërkohë, deputeti Bledion Nallbati është ende i shtruar në spital me plagë serioze për shkak të goditjeve nga forcat e rendit pa patur asnjë lloj konfrontimi me ta. Pa patur asnjë lloj problemi me ta dhe pa shkaktuar as edhe një lloj insinuate ku mundet të precipitojë gjendja në atë pikë që kemi parë ato pamje. Për mazhorancën mund të jenë pamje të bukura, që goditet një deputet i opozitës, rrihet me shkopa gome dhe i hidhet spray djegës në fytyrë, por sigurisht këto nuk janë pamje të një vendi normal dhe nuk do të duhej të ishte kjo situata. Pas asaj proteste që ndodhi në datë 10, ku lajm u bëra dhe unë duke mos qenë në Shqipëri. Që duke mos qenë fare, duke mos qenë fizikisht, duke qenë një kontinent larg, një oqean larg, procedohem penalisht për kundërshtim të forcave të rendit, sepse kam parë deklaratën.

Unë këtu kam deklaratën për cilido qytetar që mund të më ndjekë, dhe akuza ndaj meje, BK, KB që është Klevis Balliu, LB që është Luçiano Boçi dhe FN që është Flamur Noka, është për veprën penale ‘kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik’. Pra domethënë pa qenë fare fizikisht në Shqipëri, unë kam kundërshtuar punonjësit e rendit publik sepse për organizimin e protestës është E.M. që është sekretar organizativ, është Ervin Minarolli, i proceduar. Dhe kam edhe një akuzë tjetër, ‘shtytje të miturit në krim’.

Se ku hyjnë të miturit dhe se ku hyj unë me këtë çështje, apo cilido tjetër, kjo është pastaj një absurditet që vetëm policia e Ilir Prodës, e bandës së troplinve dhe Ergys Agasit mund të na e thotë”, u shpreh ai.

Etiketa: KellicipELESHIperjashtim

Lajme të lidhura

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri shprehet për konsensus gjithëpërfshirës, Bylykbashi: Sot hapet rruga për zgjidhje teknike
Aktualitet

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri shprehet për konsensus gjithëpërfshirës, Bylykbashi: Sot hapet rruga për zgjidhje teknike

11:31 - 13/02/26
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person
Aktualitet

Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas, Prokuroria ia kalon çështjen SPAK-ut

11:14 - 13/02/26
Tabaku flet “pa doreza”: U riktheva ne PD, me Bashën ka kohë që nuk kam folur
Aktualitet

Statusi i Minatorit, Tabaku: Detyrim moral, 11 mijë punëtorë meritojnë pension dinjitoz dhe mbrojtje

11:01 - 13/02/26
Para
Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni kërkon ndryshime politike

Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni kërkon ndryshime politike

Discussion about this post

TË FUNDIT

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri shprehet për konsensus gjithëpërfshirës, Bylykbashi: Sot hapet rruga për zgjidhje teknike
Aktualitet

Komisioni për Reformën Zgjedhore/ Gjiknuri shprehet për konsensus gjithëpërfshirës, Bylykbashi: Sot hapet rruga për zgjidhje teknike

11:31 - 13/02/26

Komisioni për Reformën Zgjedhore është mbledhur ditën e sotme. Bashkëkryetari i PD-së Oerd Bylykbashki ka treguar kushtin e opozitës për të...

Lexo më shumë
Atentati mafioz në Rinas/ Zbulohet një arsenal armësh në Nikël, shpallet në kërkim një person

Vrasja e Gilmando Danit dhe Muçi Shaljanit në Rinas, Prokuroria ia kalon çështjen SPAK-ut

11:14 - 13/02/26
Tabaku flet “pa doreza”: U riktheva ne PD, me Bashën ka kohë që nuk kam folur

Statusi i Minatorit, Tabaku: Detyrim moral, 11 mijë punëtorë meritojnë pension dinjitoz dhe mbrojtje

11:01 - 13/02/26
Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni kërkon ndryshime politike

Instituti amerikan: Demonstratat e ashpra në Shqipëri tregojnë se rajoni kërkon ndryshime politike

10:38 - 13/02/26
‘Berisha mund të vizitojë SHBA-në’, reagon Këlliçi: Të fala Sorosit!

Ironizon Këlliçi: Kisha frikë se pas policisë, do më përjashtonte edhe Peleshi ndonëse nuk isha në sallë

10:18 - 13/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com