GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-burri polic ekzekutoi gruan në mënyrë makabre, prokuroria mbyll hetimet

14:36 - 06/05/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-burri polic ekzekutoi gruan në mënyrë makabre, prokuroria mbyll hetimet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Elbasanit ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim me katër akuza Koço Buzon, i cili vrau me armë zjarri bashkëshorten e tij Liljana Buzo në muajin maj të vitit 2021 dhe e goditi me thikë më pas, pasi kishin mbaruar seancën gjyqësore në Gjykatën e qytetit.

Ditën kur ka ndodhur ngjarja tragjike, ishte vendosur ballafaqimi i palëve në Gjykatë dhe dy djemtë e çiftit po shoqëronin të ëmën për në Gjykatë, ku do zhvillohej seanca e parë e çështjes pas denoncimit për ushtrim dhune për 58-vjeçarin Koço Buzo ndaj saj.

Seanca dështoi, pasi burri i akuzuar si dhunues nuk ishte paraqitur, edhe pse kishte konfirmuar praninë e tij pas marrjes së njoftimit zyrtar.

Sipas burimeve, autori i ngjarjes së rëndë, kishte ndjekur fshehurazi bashkëshorten dhe dy djemtë e tij dhe pasi ata kishin hyrë në godinën e Gjykatës së Elbasanit, ai kishte qëndruar i fshehur rreth 50 metra larg në një nga rrugët që lidh këtë institucion me Drejtorinë Vendore të Policisë.

Në momentin që viktima Liljana Buzo, e shoqëruar nga fëmijët ka dalë nga Gjykata dhe po ecnin në rrugën, ku ai ishte duke pritur, ka qëlluar menjëherë mbi gruan e vet me breshëri kallashnikovi. Por ngjarja e rëndë merr përmasat e një skene horrori, pasi ai i ka ngulur edhe thikën në grykë.

Pasi qëlloi 7 herë ndaj bashkëshortes me arme dhe me thikë, Koco Buzo ka plagosur një avokat dhe një kalimtar, që ndërhynë për të ndalur veprimet e mëtejshme të Buzos, i cili ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes, por është arrestuar nga Policia.

Liljana Buzo, ishte larguar që nga fillimi i vitit 2021 nga shtëpia, për shkak të dhunës së vazhdueshme psikologjike e fizike të ushtruar nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo, autor i krimit të rëndë.

Viti 2021 ishte një vit tragjik për gratë në gjtihë Shqipëri. Raporti i Policisë së Shtetit tregon se 12 gra u vranë në periudhën Janar – Nëntor 2021 ku  10 prej tyre janë vrarë për shkak të marrëdhënieve familjare, nga bashkëshortët apo partnerët e tyre.

Etiketa: 58-vjeçarikater akuzaKoco BuzoLiljana Buzoskene horrorivrau bashkeshorten

Lajme të lidhura

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro
Aktualitet

“Duhet eliminuar”/ Dy të penduar përballen në gjyq: I dërgova Dumanit 60–70 mijë euro

21:46 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn
Aktualitet

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Para
Nuk përfshihet në planet e Xavit, klubi turk i interesuar për sulmuesin hollandez

Shkëmbim i bujshëm yjesh, Barcelona e Manchester City nisin të lëvizin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)
Breaking Views

Anulohet zyrtarisht tenderi për portin e ri në Porto Romano (VENDIMI)

23:28 - 07/04/26

Është anuluar zyrtarisht tenderi për ndërtimin e portit të ri tregtar në Porto Romano, pasi kompania e vetme që kishte...

Lexo më shumë
Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

Zëvendësimi i artë, Havertz shpëton Arsenalin në Lisbonë

23:14 - 07/04/26
Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

Triumf i Bayern në “Bernabeu”, bavarezët mposhtin Realin dhe afrohen me gjysmëfinalen

23:03 - 07/04/26
Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

Bayern “ndez” Bernabeun, Díaz ndëshkon Lunin dhe Kane hap pjesen e dytë me gol (VIDEO)

22:14 - 07/04/26
Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

Barazim pa gola në Lisbonë, Sporting–Arsenal mbyllin në 0-0 pjesën e parë

22:00 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com