Deputetit i Partisë Demokratike, Lefter Maliqi në një intervistë për RTV Ora deklaroi se e majta ka probleme brenda saj jo vetëm mes socialistëve, por tha ai dhe ndaj kryeministrit Rama e kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.
“Bashkia e Tiranës, kandidati apo kryetari aktual, ka probleme brenda të majtës, jo vetëm ndaj socialistëve të zhgënjyer.Atë e mban në detyrë Sorosi i vogël dhe i bën presion Ramës. Mos kujtoni se këta të dy shkojnë me njëri-tjetrin”, tha ai.
“Duket sikur shkojnë. Kërkojnë ti marrin karrigen njëri-tjetrit kurse kryetarët e bashkisë të opozitës kërkojnë të jenë administratorë kryeqytetit dhe qytetarëve të Tiranës”, shtoi.
Discussion about this post