GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Ish-deputeti Valteri u dërgon ambasadorëve provat kundër Metës

16:20 - 22/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish deputeti e denoncoi në SPAK, Meta: Absurde! Ky sistem shkundet pas 25 korrikut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-deputeti Halit Valteri u ka dorëzuar të gjitha ambasadave të vendit, provat që ai disponon kundër presidentit Ilir Meta. Përmes një postimi, Valteri thotë se partnerët tanë ndërkombëtare duhet të jenë të informuar për aferat korruptive të Metës. Sipas tij, reforma në drejtësi nuk duhet të mbetet në vend, por duhet të justifikojë investimin e ndërkombëtarëve dhe të veprojë.

“Sot u njoftuan të gjithë Ambasadat partnere të vendit tonë për zullumet e Haxhi Qamilit (Meta) të kohëve moderne! Reforma në drejtësi të mos mbetet në letra, por të justifikojë investimin e partnerëve tanë”, shkruan Valteri.

Ilir Meta është nën hetim nga SPAK, këtë herë për pastrim parash me kontrata lobimi, fshehje të shpenzimeve financiare të partisë, mashtrim në KQZ etj.  SPAK ka regjistruar procedimin penal pa emër pas kallëzimit të referuar nga ish deputeti Halit Valteri ndaj Metës për lobim me paratë e korrupsionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kallëzimi penal nga Valteri ishte rrjedhojë i investigimit të gazetës më të madhe austriake, “Kronen Zeitung”, e cila akuzoi se presidenti Ilir Meta pagoi 700,000 mijë dollarë për lobim përmes një kompanie qipriote guaskë, që të siguronte një foto në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump.

Ish deputeti, krahas artikullit të gazetës, ka pohuar se ka prova shtesë që ia ka sjellë një gazetar i huaj, ku përfshihen fatura dhe kontrata, që konfirmojnë lotimin nga Ilir Meta me para të pajustifikuara kur ishte kryetar i LSI-së. Vetë Meta ka mohuar që artikulli i gazetës austriake të ketë ekzistuar. Ai ka paralajmëruar se duke nisur nga 25 korriku ky sistem do të shkundet nga themeli.

Ilir Meta është me imunitet presidencial deri në 24 korrik të këtij vitit, kur i mbaron mandati, ndërsa mbetet për t’u parë në vijim nëse hetimet do të devijohen apo do të përfshijnë Metën, duke e veshur me përgjegjësi penale.

 

Etiketa: ambasadorevedeputetiHalit ValteriIlir Metaprovat

Lajme të lidhura

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…
Breaking Views

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku
Breaking Views

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Para
Konfiskimi i pasurive nga SPAK, flet djali i fermerit: Jam dënuar për drogë, mos më përfshini familjarët

Konfiskimi i pasurive nga SPAK, flet djali i fermerit: Jam dënuar për drogë, mos më përfshini familjarët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26

Për herë të parë në 50 vjet, njerëzit do të kthehen në hënë dhe Qendra Kërkimore Ames e NASA-s në...

Lexo më shumë
Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

Rrëmbeu dhe vrau një kamionist argjentinas, dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari në Itali

22:34 - 01/04/26
“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

“Grupe të Iranit mund të sulmojnë në Shqipëri!” Qeveria kundërshton Ambasadën e SHBA: Hamendësim! S’ka informacion…

22:15 - 01/04/26
Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

Fushë-Kruja parajsa e personave në kërkim, drejtori i ri i Policisë aksion “blic” në qytet

22:03 - 01/04/26
Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com