Durim Toska është emëruar ditën e sotme drejtori i ri i burgut në Pogradec. Urdhri për emërimin e drejtorit të ri në Pojskë të Pogradecit është dhënë ditën e sotme, i cili në këtë pozicion është caktuar Toska.
Ky i fundit ka mbajtur deri më tani postin e drejtorit të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në bashkinë e Pogradecit. Ndërsa më herët, Toska ka qenë pjesë e policisë së shtetit.
Pritet prezantimi i drejtorit të ri në ditët në vazhdim.
Discussion about this post