GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-drejtoresha e INSTAT: Të dhënat e Censit janë manipuluar

07:50 - 29/06/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-drejtoresha e INSTAT: Të dhënat e Censit janë manipuluar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të dhënat zyrtare të censit të publikuara sot treguan se popullsia e Shqipërisë është tkurrur në 2,4 milion banorë, ndërsa mosha mesatare e popullsisë është rritur në 42 vjeç.

Ines Nurja, ish-drejtoresha e INSTAT tha në emisionin Review në Euronews Albania se shifrat e censit të popullsisë janë manipuluar pasi numri i përgjithshëm i popullsisë në vend për 2023 është më i vogël.

Ajo tregoi se kur ishte në krye të institucionit që regjistron popullsinë të dhënat e censit të zhvilluar në 2011 u publikuan brenda 5 javëve.

“Nga ajo që kam informacion nga brenda INSTAT në qytetet e mëdha Tiranë dhe Durrës nuk ka pasur një ecuri të mirë të punës, Shqipëria ka ndryshuar në 11 vjet, nuk kthehet më njëri në shtëpi para orësh 5 dhe anketuesi ka pasur një orar pune dhe nuk vjen të të pyesë në orën 9 të darkës. Shifra mund të jetë rritur në mënyrë fiktive, është shtuar numri, ka një gënjeshtër të madhe, janë manipuluar. Para 12 vjetësh ka qenë edhe më i vështirë regjistrimi se teknologjia nuk ka qenë kaq e zhvilluar dhe është nxjerrë për 5 javë rezultati. Dhe në 2001, që është bërë në mënyrën më tradicionale të mundshme, është bërë me letër, është nxjerrë rezultati për 2 muaj. Ndërkohë, 12 vjet më pas i nxjerr për 8 muaj dhe kjo mua më bëj të dyshoj, mendoj se numri ka qenë shumë i vogël dhe të dhënat janë manipuluar”, tha Nurja.

Ajo tha se censusi duhej të ishte publikuar pas disa ditës nga përfundimi. Nurja tha se për sa kohë që censusi është bëre më tableta, ai duhej të publikohej po aq shpejt sa fqinjët tanë Kosova.

“INSTAT e ka bërë censusin me tablet. E ka bërë në këtë mënyrë Serbia, Kosova dhe Mali i Zi. Kosova e ka nxjerrë popullsinë e regjistruar për dy ditë, Serbia me të njëjtën mënyrë dhe Mali i zi. I kanë nxjerrë këto rezultate për 5 javë. INSTAT ka një server të brendshëm dhe kjo nuk ka lidhje me sulmin dhe censusi duhej të publikohej për 5 ditë” tha Nurja.

Ish-drejtoresha e INSTAT shton se numri është manipuluar dhe procesi ka dështuar në Tiranë dhe Durrës.

“Shifra nuk është dhënë e saktë. Është shtuar numri. Është një gënjeshtër e madhe dhe ne Tiranë dhe në Durrës ka dështuar procesi nga të dhënat që unë kam. Manipulimi i një shifre të tillë bëhet për shkak të fondeve të BE, për arsye politike” tha ajo.

Etiketa: censiCensi 2023Ines NurjaInstat

Lajme të lidhura

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26
Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë
Aktualitet

Kanabisi në magazinën e ish-drejtorit të burgut/ Drejtori Hita “shkrin” komisariatin e Peqinit, largohen 7 inspektorë dhe komisarë

13:35 - 03/04/26
Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë
Aktualitet

Ngjarja në Korçë, dyshohet se autori dhe viktima janë përleshur, ku u godit në kokë me një mjet të fortë

12:09 - 03/04/26
Para
Viti magjik i kombëtares/ Vizioni i Dukës, pasioni i Sylvinhos dhe shpirti kuqezi

Duka shuan zërat për largimin e trajnerit: Në Botëror shkojmë me Silvinjon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com