GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, “xholi” i Xhillarit dhe Shijakut

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-drejtori i Kadastrës së Vlorës, “xholi” i Xhillarit dhe Shijakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më herët në një shkrim të publikuar, Boldnews tregoi të dhëna mbi dyshimta të Komitetit të Investimeve Strategjike, vendime të cilave iu hoqën shqiptarëve miliona metra katrorë trojë në bregdet. Madje, biznesmenë dhe oligarkë i morën falas, teksa me paratë e shqiptarëve atyre do t’u ndërtohen rrugë, ujësjellësa, ujërat e zeza, etj, etj. Por, në këtë pjesë do të hedhim dritë mbi personat të cilët dyshohet se qendrojnë pas kësaj “grabitje”. Dhe, nga hulumtimet e Boldnews.al ka rezultuar se personi kyç që qendron mes oligarkëve Xhillari dhe Shijaku është as më pak e as më shumë por një ish-drejtues i lartë i Kadastrës. Pra, një person dhe ish-zyrtar që e njeh në “pëllëmbë” të dorës të gjithë vijën bregdetare, teksa me lidhje ende në Kadastër, dhe me njohjet që kanë këta dy biznesmenë me politikanë, po “privatizon” një nga zonat më të bukura në “pronësi” të shqiptarëve.

Boldneës.al vijoi të shfletojë dokumente për këtë aferë, ku në “dritë” doli pikërisht ish-zyrtari i lartë i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ai është Florjan Almadhi. Ky i fundit është administrator i firmës “Mediterranean Ëave”, e cila është në pronësi të z.Shpëtim Shijaku. Kjo firmë, siç e shkruam në pjesën e parë, përfitoi një sipërfaqe të përdorimit dhe shfrytëzimit prej 635,000 m2, “pyll”, në pronësi të shtetit shqiptar. Pra, një ish drejtor i Kadastrës, do të administrojë këtë sipërfaqe gjigande. Për më tepër, një firma “konkurente” në garë, “Finsec”, u tërhoq nga qindra hektarë, duke i lënë “rrugë” të lirë Almadhit.

Por, kush është Almadhi, emri i të cilit po lakohet nga dita në ditë për këtë aferë? Fillimisht, Almadhi del në “skenë” si personi që do të ndërtojë një park fotovoltaik në truallin e ish ARMO-s, e cila shkoi për skrap. Dhe, disa muaj më vonë, ai rezulton administrator i kompanisë “Mediterranean Ëave”.

Burime të redaksisë së Boldneës.al, pohojnë se Almadhi kishte një karrierë në ngjitje në Kadastër. Por, pa prekur “majën”, pasi atë vend nuk e lëshon Artan Lame. Fillimisht, ka qenë drejtor në Tiranë. Ndryshe nga drejtorët e tjerë, të cilët kanë qenë juristë dhe economist, Almadhi vinte nga fusha e inxhinierëve topograf, i cili e njeh mjaft mirë terrenin.

Madje, njeh çdo skutë ku duhet apo jo të ndërhyjë. Pas Tiranës, Almadhi u komandua në Kadastrën e Durrësit, ku pasoi disa drejtorë të shkarkuar dhe arrestuar me akuzat e tjetërsimit të pronave. Pas kësaj detyre ai u komandua në Kadastrën e Vlorës, një nga drejtoritë më “problematike” në Shqipëri, ku qendroi nga muaji maj 2019 deri në shtator 2019, pra vetëm 5 muaj. Por, gjatë këtyre muajve, ai ka marrë disa vendime, për dhënie pronash në Jalë, ku operon prej vitesh edhe biznesmeni Alban Xhillari. Dhe këtu mund të jetë “njohja” e tyre.

Pas largimit apo shkarkimit nga Kadastra e Vlorës, Almadhi qendroi disa muaj në “hije” teksa filloi të shfaqet pas biznesmenëve më të fuqishëm në vend. Ai u bë administrator i disa firmave të familjes Shijaku, të cilat kanë pasur si qëllim marrjen në shfrytëzim të pronave shtetërore. E filluan nga Sauku dhe përfunduan te Plazhi i Gjeneralit, madje duke u “kacafytur” me oligarkë të tjerë, të cilët po vepronin në atë zonë. Burime nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës i thanë gazetarëve të Boldneës.al se Almadhi dyshohet se ka marrë të gjitha hartat e zonës në Plazhin e Gjeneralit, duke bërë mbivendosje me prona banorësh apo edhe me Zona të Mbrojtura.

Fotoja më sipër është Kalaja e Turrës në afërsi të Plazhit të Gjeneralit. Kalaja është monument kulture dhe mbrohet nga shteti. Madje, në afërsi të kalasë po operon prej vitesh “Finsec” për një port, i cili duhet të kishte përfunduar vite më parë. Por, zona përreth kalasë po “gllabërohet” nga Shijaku dhe Xhillari, të cilët kanë përdorur pikërisht Almadhin.

Ka dyshime se ish-drejtori i Kadastrës së Durrësit dhe Vlorës ka qenë ndërmjetësi i këtyre biznesmenëve, ku secili të merrte një pjesë të “tortës”. Dhe, nga ana tjetër, me njohuritë që kishte mbi statusin juridik të pronës, apo edhe relievin, Almadhi të kompletonte një nga “grabitjet” më spektakolare të pronave publike

 

Etiketa: abuzimKryesore1ShijakuXhalillari

Lajme të lidhura

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera
Breaking Views

Fisnik Qosja i dërgon 2.5 MLD lekë Agron Kapllanajt/ Berisha e mallkon, kryebashkiaku demokrat e bekon me tendera

11:32 - 31/05/26
Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun
Breaking Views

Rama bën gati për luftë bodrumin e qeverisë! Tenderi 712 MLN lekë i jepet Ylli Senkës që u thirr në SPAK për aferën me Ballukun

22:34 - 27/05/26
Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”
Breaking Views

Gorrea i jep 401 MLN lekë Kokoneshit/ Si u kthye Divjaka në pronë të “të fortëve”

21:29 - 25/05/26
Para
Rëndohet situata nga zjarri në Lezhë/ Flakët depërtojnë pranë lagjes së qytetit

Rëndohet situata nga zjarri në Lezhë/ Flakët depërtojnë pranë lagjes së qytetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…
Aktualitet

“Çfarë e tremb vërtet Edi Ramën?”, Lala: Brenda 10 ditësh mund të sekuestrohen…

22:55 - 01/06/26

Gazetarja Klodiana Lala, ka lëshuar një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kryeministri Edi Rama i trembet më shumë lëvizjeve...

Lexo më shumë
“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

“‘Zvërneci’ do të përvëlojë njerëz në nivel të lartë”, Klodiana Lala e zbulon: Ja çfarë ka në duar SPAK!

22:36 - 01/06/26
Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

Kryeministri Rama pret në Tiranë Presidentin e Këshillit Europian, zbulohet agjenda

22:00 - 01/06/26
Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

Tsipras përdor Zvërnecin për politikë, bën polemikë me Ramën: Mos më jep leksione nacionalizmi

21:45 - 01/06/26
“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

“Të anuloj projektin? Për këtë i thirrët njerëzit e mirë?”/ Rama për protestën: Më vjen keq, por…

21:37 - 01/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetgaranti girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş