GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ish-gazetari amerikan: Në Kosovë pashë kufomat e hedhura në puse nga serbët, e njëjta histori në Ukrainë

14:59 - 21/04/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-gazetari amerikan: Në Kosovë pashë kufomat e hedhura në puse nga serbët, e njëjta histori në Ukrainë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-gazetari i Washington Post, R. Jeffrey Smith kujton periudhën kur ai kishte raportuar 23 vjet më parë për largimin e forcave serbe nga Kosova.

Ai kujton se kishte parë trupat e shqiptarëve të hedhur në puse nga serbët. Smith përmes një postimi në Twitter ka shkruar se e njëjta histori po përsëritet tani në Ukrainë.

“23 vjet më parë, unë isha në Kosovë ditën kur forcat serbe u tërhoqën nga Kosova, duke raportuar për WP. Ndër gjërat më të pakuptueshme që u panë atë ditë: Kufomat e hedhura nga serbët në puse. Historia po përsëritet tani në Ukrainë, me trupa të gjetur në puset ku u tërhoqën rusët”, ka shkruar Smith.

Ish-gazetari vazhdon më tej duke thënë se pse po ndodh përsëri kjo gjë, duke shtuar se kjo është një formë primitive e luftës biologjike me trupat që synojnë të helmojnë puset dhe t’ua mohojnë ujin e pijshëm banorëve vendas.

Smith tregon se ishte tronditur nga ajo që kishte parë në Kosovë 23 vite më parë, gjë e cila po shfaqet edhe tani në luftën në Ukrainë.

“U trondita plotësisht nga ajo që pashë në Kosovë, kufomat e futura në puse vetëm disa metra larg. E kisha të vështirë të imagjinoja që njerëzit mund të kishin kaq pak respekt për të tjerët — njerëzit me familje që do të shihnin se çfarë ishte bërë dhe duhet të merrnin trupat. Mjerisht, në Kosovë ajo kalo në një mjet tjetër të degradimit të qëllimshëm: përdhunimin masiv. Dhe kjo gjithashtu është duke u shfaqur tani në Ukrainë”, shkruan Smith.

Ish-gazetari shkruan se kjo e bën të qartë se kjo nuk është vetëm një luftë për tokë, apo burime, por është më personale për ushtarët e përfshirë.

Ai thekson se ushtarët janë indoktrinuar të imagjinojnë se armiqtë e tyre janë më të këqij se ata, janë nënnjerëzor dhe duhet të degradohen dhe t’u mohohet aftësia e tyre për të jetuar jetë normale.

“Me pak fjalë, ata vetë janë helmuar rëndë. Është e tmerrshme të shohësh që kjo histori të përsëritet”, ka shkruar Smith.

Etiketa: e njejta histori ne ukraineIsh-gazetarikufomat ne kosoveR. Jeffrey Smithushtaret serbeWashington Post

Lajme të lidhura

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26
Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova
Aktualitet

Tragjedi në Vjenë, shembja e skelës në kantier u merr jetën katër shqiptarëve nga Kosova

08:02 - 18/03/26
Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës
Kosovë & Rajon

Bashkimi Europian konfirmon heqjen e të gjitha masave financiare ndaj Kosovës

13:48 - 17/03/26
Para
Putini i hap “gropën” vetes

“As miza të mos dalë”/ Putin urdhëron trupat të mos sulmojnë fabrikën e çelikut

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)
Kosovë & Rajon

Shembja e kantierit në Vjenë merr jetën e 4 punëtorëve, tre prej tyre shqiptar nga Kosova (Emrat)

09:44 - 18/03/26

Një aksident i rëndë ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Vjenë, ku katër persona kanë humbur jetën si pasojë...

Lexo më shumë
Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

Befason moti në pranverë, reshjet e dëborës zbardhin fshatrat turistikë të Boboshticës dhe Dardhës

09:39 - 18/03/26
Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

Lushnje/ Makina përplas 43-vjeçarin që lëvizte me biçikletë, transportohet me urgjencë në spital

09:35 - 18/03/26
Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

Shpërndante kokainë dhe hashash në qytet, arrestohet 36-vjeçari nga Lushnja

09:18 - 18/03/26
Konfindustria: Karburantet, ja si po vidhen qytetarët…

Nëse çmimi vazhdon 200 lekë/litër, shqiptarët do paguajnë 200 mln euro më shumë këtë vit për naftën

08:44 - 18/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com