GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-komandanti i Gardës komenton audio-regjistrimin e 21 Janarit

16:47 - 21/01/23
në Aktualitet
Kohë leximi: 4 min
A A
Ish-komandanti i Gardës komenton audio-regjistrimin e 21 Janarit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-komandant i njësisë speciale të Gardës së Republikës Alfred Ahmetcenaj ka folur pas 12 vitesh për protestën tragjike të opozitës socialiste ku mbetën të vdekur katër qytetarë. Ahmetcenaj ishte epror i Agim Llupos, i cili u dënua bashkë me komandantin Ndrea Prendi, për 21 Janarin.

Në një intervistë për “5 pyetjet.al”, ish-komandant i njësisë speciale të Gardës nuk e mohon audion që ka dalë dhe shprehet se nëse ka pasur qitje të drejtpërdrejtë nuk justifikohet. Reagimi i tij vjen pas përgjimeve dhe transkripteve të zbardhura nga gazetari Artan Hoxha, 12 vite pas protestës së përgjakur të 21 Janarit 2011, ku Ndrea Prendi jep urdhër që efektivët të qëndrojnë në gatishmëri dhe pas fjalës së tij të hapin zjarr.

Intervista:

Pyetje: Zoti Ahmetcenaj a ju kujtohet komunikimi me zotin Prendi në 21 Janar?

Nuk e kam idenë. Nuk e di fare. Unë di që në 21 Janar kam kryer detyrën në zbatim të ligjit.

Pyetje: Nuk ju kujtohet momenti kritik kur humbën jetën protestuesit?

Në 21 Janar ka pasur komunikime në mënyrë të vazhdueshme.

Pyetje: Kjo audio del për herë të parë dhe nga qeveria është cilësuar si provë e re…

Nuk di të them. Nuk jam në gjendje të them tani komunikimet që kemi pasur, pas 12 vitesh. Por nuk gjykoj që ka ndonjë gjë këtu, ata le ta konsiderojnë gjë të re dhe si të duan. Këta janë komunikime normale të kryerjes së detyrës.

Pyetje: Ne e kuptojmë se kjo është çështje sensitive. 21 Janari ka qenë një ditë fatkeqe për atë që humbën jetën dhe për në gardistët. Hetimi është devijuar që në fillim për këtë çështje.

Këto që më thatë (për audion) nuk jam në gjendje as t’i konfirmoj dhe as t’i mohoj. Nuk di të them. Ne kemi pasur një plan masash që mendoj se është zbatuar në korrektesë. Në dijeninë time nuk kam shkelur ndonjë rregull.

Pyetje: Në audio, sipas transkiptit thuhet se Ndrea Prendi deklaron “ky është urdhri dhe nëse protestuesit kalojnë gardhin të hapet zjarr luftarak”, por ata nuk e kaluan gardhin…

Nuk di të them. Në dijeninë time nuk kam marrë urdhër kurrë për të qëlluar. Përdorimi i armëve të zjarrit është bërë në përputhje me ligjin.

Pyetje: Para një viti Ndrea Prendi thoshte që plumbat kanë qenë rikoshet, ju si mendoni?

Kjo duhet të dalë nga provat. Efektivët e mi, unë fola pas protestës, aty e mora vesh që kishte të vdekur dhe më thanë që armët janë përdorur pa kryer qitje të drejtpërdrejtë mbi njerëzit. As kam marrë urdhra për të vrarë njëri. Kjo që ndodhi nuk duhet të ndodhte. Përdorimi i armëve personale është përgjegjësi personale atyre që e kanë. Çdo punonjës që ka qenë në detyrë në 21 Janar ka bërë një instruktazh dhe ka firmosur dhe e di përgjegjësinë për përdorimin e armës së zjarrit. Përgjegjësia është e atij që e ka në dorë armën. Ka pasur një plan masash për 21 Janarin pa menduar se do të vinte kjo.

Pyetje: Ju nuk keni marrë urdhër në radio për të qëlluar, njësia që ju drejtonit?

Jo! Këto që kanë dalë, transkiptet nuk i mbaj mend.

Pyetje: Qëndrojmë te audio, zoti Prendi ju tërheq vëmendjen duke ju thënë “Alfred, po afrohen shumë dhe duhet të jemi gati për zjarr”.

Këtë nuk e di. Nuk jam i sigurt për ta thënë këtë. Plani i masave e ka pasur të përcaktuar në momentin që kishin detyrimin për përdorimin e armëve. Ky momenti i përdorimit të armëve ka qenë i përcaktuar në planin e masave. Edhe nëse “luan nga mendtë” dhe jep dikush urdhër për të qëlluar, sikur po pretendohet. E ka detyrimin punonjësi urdhrin e paligjshëm të mos e zbatojë.

Pyetje: Edhe nëse ka pasur urdhër…

Përdorimi i armës së zjarrit nuk i lë hapësirë që punonjësi ta përdorë me urdhër. Ngarkon personin përgjegjës me përgjegjësi të drejtpërdrejt. Këta duan ta keqpërdorin këtë ngjarje. Kjo në dijeninë time nuk është e mbyllur si dosje. Ne na kanë thirrur dhe pyetur në mënyrë të vazhdueshme. Edhe nëse do të përdoreshin armët e zjarrit, në të gjitha rastet duhet të bëhej në përputhej me ligjin nëse prekej territori, por jo përdorimi i drejtpërdrejtë ndaj njerëzve. Përdorimi i armëve në ajër është në përputhje me ligjin.

Pyetje: Duke e parë tani pas shumë vitesh ku janë qëlluar protestuesit, vendi, a justifikohet nëse marrim versionin që ka qenë qitja e drejtpërdrejtë?

Nuk justifikohet në asnjë rast. Kjo duhet të dalë nga hetimi nëse është regjistruar qitja e drejtpërdrejtë apo nga cilët anë. Unë për fat kam qenë në pjesën e përparme të Kryeministrisë kur ka ndodhur kjo, përdorimi i armëve të zjarrit atë ditë. Nuk kam qenë as në kontakt vizual.

Pyetje: Pra, qitja e drejtpërdrejtë a justifikohet duke pasur parasysh pozicionin e protestuesve?

Nuk e besoj se ka pasur qitje të drejtpërdrejtë.

Pyetje: Si e ka shënjuar 21 Janari jetën tuaj?

Sigurisht është ngjarje stresuese. Humbja e jetës së njerëzve nuk duhet të ndodhi asnjëherë. Ndjej keqardhje për atë ngjarje. Të gjithë oficerët e gardës atë ditë në detyrë i ka tronditur. Kur ka mbaruar protesta e mësova që kishte viktima. Kjo është ngjarje tronditëse që nuk duhet të kishte ndodhur.

Etiketa: 21 janariAlfred AhmetcenajKryesore1

Lajme të lidhura

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike
Aktualitet

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos
Aktualitet

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)
Aktualitet

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Para
Big Brother si çelës kopil

Big Brother si çelës kopil

Discussion about this post

TË FUNDIT

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht
Breaking Views

“U është dorëzuar avokatëve në USB”, SPAK i kundërpërgjigjet Veliajt që kërkoi t’i jepet dosja fizikisht

16:50 - 05/12/25

SPAK ka reaguar për seancat paraprake të kryebashkiakut Erion Veliaj, i cili thotë se nuk është njohur me aktet pasi...

Lexo më shumë
Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

Seanca e Metës shtyhet për faj të prokurorëve, avokati Cakrani: Çështja është politike

16:45 - 05/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

16:30 - 05/12/25
Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

Paraqitet në SPAK gazetari nga Kosova, Milaim Zeka (VIDEO)

16:15 - 05/12/25
Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në  derën e SPAK: Batuta mes tyre

Monika Kryemadhi dhe Julian Deda përballen në derën e SPAK: Batuta mes tyre

15:59 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com