GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-kryebashkiakja e Patosit dënohet për tendera, por nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli

19:22 - 15/01/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-kryebashkiakja e Patosit dënohet për tendera, por nuk do qëndrojë asnjë ditë në qeli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Posaçme ka shpallur fajtore ish-kryetaren e Bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj për veprat penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim, duke e dënuar me 2 vite burgim.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ish-kryebashkiakes së Patosit i është ulur në 1 vit e 4 muaj burgim,, por sërish ajo nuk do të qëndrojë asnjë ditë në qeli.

Kjo për faktin se GJKKO ia ka konvertuar dënimin me burg në shërbim prove për një periudhë prej 2 vitesh e 8 muajsh me kusht që ajo gjatë periudhës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale. Gjithashtu, Rajomnda Balilajt i është hequr e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike.

Rajmonda Balilaj akuzohej së bashku 6 ish-zyrtarëve të Bashkisë së Patosit për abuzime me dy tendera, me vlerë totale mbi 15 milionë lekë të reja, duke favorizuar kompaninë “Genti 001”. Tenderat konsistonin në ngritjen e mureve në aksin rrugor Dukas-Breg dhe në rrugën e fshatit Rruzhdie.

E akuzuar për këtë çështje ka qenë dhe ish-nënkryetarja e Bashkisë së Patosit, Anisa Petani, e cila është dënuar me 1 vit burgim për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim.

Gjithsesi, as ajo nuk do të shkojë në qeli, pasi i është konvertuar dënimi me burg në 2 vite shërbim prove, si dhe i është hequr e drejta për të ushtruar funksione publike për 5 vite. Anisa Petani ka qenë anëtare e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave.

Vendimi në Gjykatën e Posaçme është dhënë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Flora Hajredinaj, Erjon Çela dhe Irena Gjoka.

Etiketa: Burgkryebashkiaketendera

Lajme të lidhura

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji
Aktualitet

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise
Aktualitet

Korçë/ Dy emigrantë ilegalë gjenden të vdekur në mal, ja dyshimi paraprak i policise

17:21 - 04/04/26
Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë
Aktualitet

Tiranë/ Vodhën bizhuteritë në një kasafortë, 2 hadutët pendohen dhe kthejnë një pistoletë

14:51 - 04/04/26
Para
Berisha: Intriga në pallatet e pushtetit të krimit, Erionin e “vrau” Ajola!

Berisha: Intriga në pallatet e pushtetit të krimit, Erionin e “vrau” Ajola!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com