GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ish-kryediplomati serb: Ja mesazhi për Kosovën që më dha në 2004-ën Sekretari amerikan i Shtetit

11:34 - 18/09/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-kryediplomati serb: Ja mesazhi për Kosovën që më dha në 2004-ën Sekretari amerikan i Shtetit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vuk Drashkoviç, ish-Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, ka rrëfyer se si Sekretari amerikan i Shtetit në administratën e Presidentit Bush, Colin Powell, ia kishte thënë troç se Serbia e ka humbur Kosovën. Drashkoviç, i cili ka vite që mban një qëndrim realist ndaj Kosovës duke folur edhe për njohjen e saj nga Serbia, këto ditë është duke e promovuar librin e tij autobiografik “Vrragët e jetës”.

Ai ka treguar se ish-gjenerali amerikan i shndërruar në diplomat, humbjen e Kosovës, ia kishte përmendur në mënyrë të akullt.

“Kur u zgjodha më 2004 ministër i jashtëm, saktësisht disa ditë më vonë, erdhi ftesa nga Uashingtoni të shkojë te Sekretari Colin Poëell. Unë fillova të agjitojë për Kosovën. Fillova të shpalos, arsyetoj një tezë timen, duke e pasur parasysh faktin se Serbia me rezolutën 1244 është dëbuar nga Kosova, që statusi i atij territori që u bë protektorat ndërkombëtar pas rezolutës 1244, duhet të zgjidhet, dhe unë aty u paraqita me idenë që statusi i Kosovës të zgjidhet me “më shumë se autonomi, më pak se pavarësi dhe që Kosova të mbetet në përbërje të Serbisë. Unë e filloj këtë rrëfim, Colin Poëelli, ish gjeneral, me ato syzet…flet disi ftohtë, z.Drashkoviç…mr.Draskovic Kosovo is gone. Unë u bëra se nuk dëgjova dhe vazhdova. E dini Kosova do ta kishte Kushtetutën e saj, Presidentin, institucionet e veta. Ai përsëri më ndërpret dhe thotë: Më duhet t’ua përsëris Kosova ka shkuar”.

Tutje, Drashkoviç, duke e vazhduar rrëfimin, ka folur edhe për një moment kur në një takim ministrash të kryesuar nga ish-Kryediplomatja e Austrisë, ishte folur për pavarësimin e Malit të Zi.

“Një rast tjetër pas referendumit në Mal të Zi, në një takim në Vjenë, që e ftoi Ursula Plasnik, Ministrja e Jashtme e Austrisë, një grua e jashtëzakonshme, qysh në fillim të takimit, aty ishin nja 10 ministra të rajonit, më tha Vuk shkoi edhe Mali i Zi, çka keni për t’na thënë. Unë them shikoni tash e 15 vjet shteti im ku jam lindur dhe rritur gjithnjë e më shumë i ngjan telefonit Nokia. Gjithnjë po vjen duke u zvogëluar. Aty shpërthyen të qeshurat e Ursula tha: E çka të them unë për Nokian tonë, sa e madhe ishte dikur Austria para Luftës së Madhe, deri ku ishin kufijtë tanë dhe ku jemi tash. Por t’ua them një gjë kurrë s’kemi qenë më të fuqishëm se sot kur jemi shtet i vogël”.

Pastaj, sipas Drashkoviç, aty “u lajmëruan” Ministrat e Jashtëm të Turqisë e Hungarisë që folën për vendet e tyre – dy perandoritë e dikurshme që me luftëra kishin humbur territore – me metaforën e telefonit Nokia./Express/

Etiketa: colin powellVuk Drashkoviç

Lajme të lidhura

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan
Breaking Views

Kongresmenët, letër Rubios: Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan

21:14 - 12/03/26
Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…
Breaking Views

Pakt me Edi Ramën për të rrëzuar Kurtin? Osmani: Kam marrë kërcënime me pushkatim…

08:15 - 10/03/26
Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit
Breaking Views

Vetëvendosje dërgon në Kushtetuese dekretin e Vjosa Osmanit

15:30 - 09/03/26
Para
Dhunonte bashkëshorten e tij, shqiptari bën sherr edhe me policët gjatë arrestimit

Tentoi të grabiste një vilë, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari shqiptar në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protesta me dhjetëra të vdekur në Iran, paralajmëron Trump: SHBA është e gatshme të ndihmojë
Botë

Trump: Hajdutët iranianë kanë vrarë për vite me radhë, tani kam nderin t’i vras

09:11 - 13/03/26

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se SHBA po vepron me forcë të plotë kundër Iranit, duke theksuar...

Lexo më shumë
Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

Sulm i ri, gabime të vjetra! Pse Shqipëria mbetet e pambrojtur nga hakerat iranianë?

08:43 - 13/03/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 13 Mars, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:25 - 13/03/26
‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com