GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ish-kryeministri italian: Rama nuk më dhuroi gjë si Melonit dhe nuk u gjunjëzua për mua

21:18 - 17/01/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-kryeministri italian: Rama nuk më dhuroi gjë si Melonit dhe nuk u gjunjëzua për mua
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, ka komentuar marrëveshjen e bërë publike mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë për energjine e ripërtëritshme. Në një intervistë për Syri TV, Renzi theksoi se ai dhe qytetarët italianë ishin informuar për marrëveshjen vetëm përmes mediave, njësoj si dhe për çështjen e emigrantëve.

I pyetur më tej nëse kishte pasur të njëjtën mardhënie me Ramën në kohën kur ishte kryeministër, Renzi u përgjigj me batuta se nuk ka marrë asnjë dhuratë nga kryeministri shqiptar ashtu si Meloni. Ai shtoi se të gjithë ne duan të kenë një raport të mirë me Shqipërinë por ky raport duhet të mbështetet mbi transparencën.

“Nuk më ka dhuruar asnjëherë ndonjë shall dhe nuk më është gjunjëzuar ndonjëherë (qesh), më mirë kështu. Përtej shakave, është bukur që kanë një raport të bukur personal, është bukur të kemi bashkëpunim maksimal por në transparencë dhe në respektim të qytetarëve të mos bëjmë lojëra. Me Ramën unë kam punuar kur kam qënë Kryetar i Këshillit të Ministrave, të gjithë ne duam të kemi një raport të mirë me Shqipërinë por ky raport duhet të mbështetet mbi transparencën” – tha Renzi.

Ish-kryeministri tha se është e qartë se mes Ramës dhe Melonit ka një marrëdhënie të veçatë, por shtoi se kjo po u kushton shumë shtrenjtë italianëve.

“Tashmë është e qartë që ka një marrëdhënie shumë të ngushtë midis atyre të dyve. Mua më jep vetëm kënaqësi, unë s kam agjë kundër marrëdhënieve njerëzore, personale. Kryeministrit tuaj i pëlqen të bëjë shaka, por aty ku nuk gjej asgjë për të qeshur është kur shpërdorohen paratë publike të taksave, si për shembull në qendrat e emigrantëve. Nuk besoj se kjo është një risi, është një çështje për të cilën kemi folur shumë herë ka një marrëdhënie të veçantë mes Melonit dhe Ramës, por kam p⌂rshtypjen se italianët paguajnë dhe paguajnë shtrenjtë”, – tha Renzi.

Ai komentoi edhe nënshkrimin e marrëveshjes për energjinë mes Emirateve të Bashkuara Arabe, Italisë dhe Shqipërisë, por theksoi se parlamentarët italianë nuk dinin asgjë për marrëveshjen.

“Askush prej nesh ka diskur ndonjë pikë të marrëveshjes. Ndoshta është një marrëveshje e mirë, unë nuk mund ta di këtë sepse unë jam një parlamentar, një deputet i opizitër por për këtë marrëveshje jam informuar njëlloj si ju nga gazetat, njëlloj siç ka ndodhur për emigrantët.

Ajo që do të ishte e rëndësishme në një demokraci është që të informosh njerëzit. Njeriu mund të jetë dakort të thotë ‘o ç’ide e mirë!’ ose të thotë ‘nuk jam dakort’ por ao që është e çuditshme është se këto marrëdhënie personale prodhojnë marrëveshje prej mld eurosh si ajo energjisë dhe ajo e emigrantëve. Ne do të kërkojmë do të pyesim nga kryeministrja se çfarë është kjo marrëveshje”, – tha Renzi.

Etiketa: dhurateItalianRama

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
Momente tmerri! Aksidenti tragjik në Berat, bashkëshorti pa gruan me fëmijën kur i përplasi “BMW-ja”

Momente tmerri! Aksidenti tragjik në Berat, bashkëshorti pa gruan me fëmijën kur i përplasi “BMW-ja”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com