GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Ish-kryenegociatori Zef Mazi nxjerr zbuluar Ramën: E pamundur hyrja në BE deri në 2030!

20:30 - 20/09/25
në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Ish-kryenegociatori Zef Mazi nxjerr zbuluar Ramën: E pamundur hyrja në BE deri në 2030!

gijotina - 1

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kryenegociatori i Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian, Zef Mazi, reagon ashpër ndaj vendimit për shkrirjen e Komisionit të Integrimit, duke e konsideruar një sinjal negativ për prioritetin që qeveria “Rama” i jep këtij procesi.

“Nuk është vepruar drejt me shkrirjen e Komisionit të Integrimit. Të bashkosh një komision që duhet të jetë prioritet, do të thotë se nuk e ke në zemër. Ky vendim sjell pasoja dhe mbart probleme që duhen parë me kujdes,” tha Mazi, duke e lidhur vendimin me mungesën e një qasjeje serioze të qeverisë ndaj integrimit

Në një intervistë për emisionin ’Kjo Javë’ në News 24, Mazi analizon dhe problematikën që mbart kjo shkrirje duke paralajmëruar dhe rrezikun

“ Shkrirja e Komisionit, për ta bërë një praktikë të gjerë, mbart një problem tjetër që duhet parë me kujdes. Ministria e Jashtme do të merret me marrëdhëniet e dy shteteve, apo vetëm më çështje të unionit? Mendimi im është që mund të jepen justifikime, por duhej të ishte siç ishte. Nuk është mirë që të ndahen. Është njësoj si të hapësh grup-kapitujsh. Sa më shumë kapituj të hapen, aq më shumë vështirësi ka për t’i mbyllur. Ekipet e mëdha duhet të jenë të specializuar. Duhet të mbyllim të paktën 1. A do të mbyllet në 2026. Unë dyshoj se mbyllet, tha ai.

Mazi rrëzon dhe propagandën e Ramës për integrimin e Shqipërisë brenda 2030.

“Integrimi varet kryesisht nga rezultatet që duhet të arrijmë ne, por edhe nga shtetet anëtare që duhet të jenë dakord që një grup kapitujsh të konsiderohet i mbyllur,” tha Mazi, duke shtuar se nuk ka vend për optimizëm të tepruar.

“Nuk është e thjeshtë të mendosh se këto probleme do zgjidhen për 2, 3 apo 4 vjet. Rezultatet nuk janë aq të shpejta.”

Mazi solli në vëmendje shembuj konkretë nga vendet e rajonit për të ilustruar sfidat e integrimit

“Mali i Zi i hapi negociatat në 2012 dhe, për arsye gjeopolitike, iu hapën menjëherë 32 kapituj. Pas 13 vitesh, ka mbyllur vetëm 3. Serbia ka hapur 24 kapituj dhe ka mbyllur vetëm 2 – edhe pse ka një administratë të madhe dhe mbështetje teknike.”

Ai theksoi se procesi i negociatave është thellësisht teknik dhe kërkon përgatitje të strukturuar dhe bashkëpunim të gjerë politik dhe institucional. “Ky proces kërkon mbështetje të gjithanshme nga të gjitha partitë, grupet e interesit, mediat, dhe shoqëria civile. Është një përpjekje kombëtare,” theksoi Mazi.

Për të ilustruar dimensionin teknik të procesit, ai përmendi përmasat e korpusit ligjor prej 185 mijë faqesh të BE, nga të cilat 83 mijë janë të negociueshme.

“Si mund të negociojmë 83 mijë faqe për dy vite? Teknikisht, e shoh shumë të vështirë,” u shpreh ai.

Ish-kryenegociatori gjithashtu kritikoi qëndrimin e Komisioneres për Zgjerim të BE, Marta Kos, për të cilën tha se i jep proceseve një ngjyrim politik dhe jo teknik. “Marta Kos i sheh çështjet politikisht. Ajo do t’i bëjë qejfin elitës që e drejton dhe shteteve kandidate,” deklaroi Mazi.

Ai shtoi se deklaratat që nxisin pritshmëri të larta tek qytetarët janë të dëmshme: “Unë do të doja që vendi im të hynte nesër në BE, por realiteti është ndryshe. Marta Kos nuk duhet të japë mesazhe që ngrejnë mendjen njerëzve se do hyjmë nesër apo pasnesër.”

Mazi përfundoi duke theksuar se integrimi në BE nuk është vetëm çështje vullneti, por mbi të gjitha ndërtimi i strukturave që mund të zbatojnë atë që negociohet. Ai i bëri thirrje politikës që të flasë me përgjegjësi dhe qytetarëve që të mos ushqehen me iluzione të rreme, por të përfshihen në një proces të gjatë dhe të qëndrueshëm transformimi.

Etiketa: Kryesore1NegociatatZef Mazi

Lajme të lidhura

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Para
(VIDEO) Juventus nuk shkon më shumë se barazimi me Veronën

(VIDEO) Juventus nuk shkon më shumë se barazimi me Veronën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër
OP-ED

Shqipëria virtuale dhe Shqipëria tjetër

15:30 - 21/02/26

Nga Ilir Kalemaj Shqipëria na shpërfaqet shpesh si dy realitete paralele, dy narrativa të ndryshme, perceptime që nuk kanë asnjë pikë...

Lexo më shumë
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com