GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Ish-kryetari i bashkisë në burg, banorët e Fushë-Arrëzit duan lirimin

në KRYESORE, Politikë, Të fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ish-kryetari i bashkisë në burg, banorët e Fushë-Arrëzit duan lirimin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fran Tuci është arrestuar dhe akuzohet nga SPAK-u se ka shpërdoruar detyrën lidhur me ndërtimin e një rruge. Por banorët e Fushë Arrëzit janë irrituar duke i dalë në mbrojtje.

Madje ata kanë protestuar këtë të shtunë kundër SPAK-ut. Qytetarët kërkojnë lirimin e ish-kryetarit të Bashkisë, Fran Tuci, duke deklaruar se “rrugën prej 1.3 km e hapem me forcat tona”. Nga ata tjetër banorët e fshatit Berishë ftojnë SPAK të hetoje kompanitë minerare që kanë hapur rrugë në këtë zonë pa leje.

Një muaj më parë Gjykata Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit la në masën e sigurisë arrest me burg ish-kryebashkiakun socialist Fran Tuci, pasi akuzohet për dy vepra penale: “Shpërdorimi të Detyrës” dhe “Shkatërrimi të pronës”. “Banorët më kërkuan hapjen e një rruge, kishin mbledhur lekët vetë dhe iu dhashë leje”, deklaroi Tuci. Megjithatë gjyqtarët nuk pranuan kërkesën e tij për masë më të butë sigurie.

Nga hetimet rezulton se ka lejuar ndërtimin e rrugës së fshatit Berishë në zonë të pyllëzuar, duke shkaktuar dëm ekonomik në vlerën 234 milionë lekë.

Sipas SPAK, nga hetimet ka rezultuar se në territorin e Bashkisë Fushë Arrëz, në kundërshtim me kuadrin ligjor në fuqi, është hapur segmenti i ri rrugor rreth 1.8 km dhe gjerësi rreth 5 m, i cili ka cënuar një sipërfaqe të konsiderueshme të fondit pyjor në pronësi të kësaj Bashkie si edhe ka dëmtuar rëndë terrenin që i përket këtij fondi pyjor. Dëmi i përllogaritur nga IKMT Shkodër, pas inspektimit në terren, kap vlerën e konsiderueshme të 234,007,500 lekë, i cili përfshin dëmtimin e terrenit si edhe shpyllëzimin e sipërfaqes se regjistruar pranë ASHK, Drejtoria Vendore Pukë, si pasuri të llojit “Pyll” në pronësi të Bashkisë Fushë Arrëz.

  Gijotina.com

Etiketa: fran tuciKryesore1proteste

Lajme të lidhura

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion
Breaking Views

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Para
Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj shfaqen të lumtur në Greqi

Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj shfaqen të lumtur në Greqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com