Në të njëjtën kohë, edhe Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar rekurs kundër vendimit të dhënë ndaj tij, duke kërkuar një dënim më të rëndë.
SPAK nuk është pajtuar me vendimin që e dënoi Tahirin vetëm për veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Prokuroria e Posaçme kërkon që ish-ministri të shpallet fajtor edhe për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke kërkuar dënimin e tij me 12 vite burg.
Ish-ministri u dënua përfundimisht në shkurt 2022 me 3 vjet e 4 muaj burgim nga Apeli i GJKKO për shpërdorim detyre. Dënimi fillestar ishte 5 vite burg, por u ul në 3 vjet e 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Pas dënimit, ai u arrestua menjëherë në sallën e gjyqit dhe kreu rreth 16 muaj dënim në burgun e Fierit dhe të Lushnjes.
Më 2 qershor 2023, Gjykata e Elbasanit pranoi kërkesën e tij për lirimin nga qelia për shkak të rrethanave familjare. Gjykata vendosi që pjesën e mbetur të dënimit, 1 vit e 8 muaj, ta vuante në arrest shtëpie.
gijotina.com/









Discussion about this post